Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/27/2025 10:03:00 AM

Punonjësit e ZKA-së ndoqën trajnimin për Kodin e Etikës dhe Konfliktin e Interesit

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përfundoi me sukses trajnimin me temën “Kodi i Etikës dhe Konflikti i Interesit”, i cili u zhvillua në katër grupe më 20, 22, 23 dhe 24 tetor 2025. Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i integritetit profesional dhe zbatimi i standardeve etike në punën e përditshme në ZKA.  

Trajnimi u mbajt nga përfaqësuesit e Departamentit për Çështje Juridike dhe kundër Mashtrimeve të ZKA-së dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët prezantuan ndryshimet e Kodit të Etikës dhe zbatimin e tij në punën e përditshme, rolin dhe përgjegjësitë e Komisionit të Etikës, si dhe për mekanizmat e identifikimit dhe menaxhimit të situatave të mundshme të konfliktit të interesit.  

Në pjesën e trajnimit për konfliktin e interesit, u trajtuan obligimet ligjore të zyrtarëve publikë, rastet më të shpeshta që paraqiten në praktikë dhe procedurat e raportimit dhe shmangies së tyre. Përfaqësuesit e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit theksuan rëndësinë e parandalimit të hershëm të situatave që mund të cenojnë paanshmërinë dhe besimin publik.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zyra Kombëtare e Auditimit mbajti Konferencën Vjetore “Auditimi që nxit ndryshim – Profesionalizmi dhe Besueshmëria”

Zyra Kombëtare e Auditimit mbajti Konferencën Vjetore “Auditimi që nxit ndryshim – Profesionalizmi dhe Besueshmëria”

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të martën mbajti Konferencën Vjetore me temën “Auditimi që nxit ndryshim – Profesionalizmi dhe Besueshmëria”, punimet e së cilës u zhvilluan në tri panele: “Roli i auditimit në fuqizimin e qeverisjes së mirë përmes zbatimit strategjik, zhvillimit profesional dhe cilësisë në punë”; “Auditimi i PVF-ve, pajtueshmërisë dhe performancës”; si dhe “Ndryshimet rregullative, bashkëpunimi dhe mbështetja administrative”.  

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në fjalën e saj tha se ndryshimi nuk ndodh rastësisht, por është fryt i përkushtimit, guximit dhe  profesionalizmit. “Ne nuk jemi thjesht verifikues dokumentesh apo zbatues procedurash, por jemi zëri i qytetarit, syri kritik i institucioneve dhe ndërgjegjja profesionale që kërkon përmirësim, drejtësi dhe transparencë”, deklaroi znj. Spanca. Po ashtu ajo foli për rezultatet e sezonit auditues 2024-2025, përmbushjen e Planit Strategjik,  si dhe forcimin e pozicionit të ZKA-së në raport me palët e interesit në vend dhe në arenën ndërkombëtare.   

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, prezantoi në mënyrë të detajuar rezultatet e fushave me interes të veçantë si: auditimet e pajtueshmërisë,  ndërmarrjeve publike me interes të lartë, zbatimin e rekomandimeve, si dhe  auditimet e performancës. 

Në kuadër të paneleve u prezantuan rezultatet e punës audituese, zhvillimi strategjik dhe i metodologjisë, ndryshimet në kornizën rregullative, komunikimi, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mbështetja administrative si dhe sfidat dhe sukseset.  

Në konferencë u nderuan me mirënjohje punonjësit që janë pensionuar gjatë këtij viti, punonjësit që shënuan jubileun e 20-të dhe të 10-të të punës në ZKA si dhe falënderimet për ish kolegët.  

Mbyllja e punimeve të konferencës u bë nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë.

 

 

Lexo më shumë
Përfaqësueset e ZKA-së morën pjesë në seminarin “Institucionet Supreme të Auditimit, Inteligjenca Artificiale dhe Etika” në Lisbonë

Përfaqësueset e ZKA-së morën pjesë në seminarin “Institucionet Supreme të Auditimit, Inteligjenca Artificiale dhe Etika” në Lisbonë

Më 17 tetor 2025 në Lisbonë, Drejtoresha e Departamentit për Çështje Juridike dhe Kundër Mashtrimeve, Minire Begaj Balaj dhe auditorja seniore, Xhemile Berisha morën pjesë në seminarin “Institucionet Supreme të Auditimit, Inteligjenca Artificiale dhe Etika”, i organizuar nga Rrjeti i EUROSAI-t për Etikë, i kryesuar nga Zyra Shtetërore e Auditimit të Republikës së Kroacisë dhe Gjykata Portugeze e Auditorëve.  

Seminari pati për qëllim diskutimin mbi mundësitë, sfidat dhe implikimet etike të përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) në punën e institucioneve supreme të auditimit, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e etikës institucionale.  

Gjatë programit, u prezantuan tema kyçe nga Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA), Zyra Shtetërore e Auditimit e Kroacisë dhe Gjykata Portugeze e Auditimit, përfshirë raportin e BE-së për ambicien në fushën e AI-së, nevojat dhe perspektivat e përdorimit të AI-së në auditim, si dhe udhëzimet e INTOSAI-t dhe OKB-së për bashkëpunim ndërmjet ISA-ve dhe agjencive kundër korrupsionit.  

Seminari u ndoq nga përfaqësues të 16 institucioneve supreme të auditimit  dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve, anëtare të EUROSAI-t, si dhe nga përfaqësues të Mekanizmit Kombëtar Kundër Korrupsionit të Portugalisë (MENAC).

 

 

Lexo më shumë