Auditorja e Përgjithshme takoi Kryeshefin Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC)
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të martën priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC), Lee White, me të cilin biseduan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e auditimit dhe profesionit të kontabilitetit.
Në fokus të diskutimeve ishte shkëmbimi i përvojave profesionale dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e standardeve të auditimit publik. Gjithashtu u diskutua edhe për raportimin për qëndrueshmërinë dhe klimën.
Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare profesionale si IFAC në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në sektorin publik.
Pjesë e takimit nga ZKA-ja ishin Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi Morina, Drejtori i Përgjithshëm, Safet Berisha dhe Drejtori i Departamentit të Metodologjisë, Naser Arllati. Ndërsa z. White ishte i shoqëruar nga Ekspertja për Qeverisje, Strategji dhe Zhvillim si dhe Anëtare e Komitetit për Zhvillim të Organizatave Profesionale në IFAC, Ardiana Bunjaku, Kryetarja e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) Fitore Neziri si dheDrejtoresha Ekzekutive e ShKÇAK, Teuta Ukshini Aliu.
