Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/12/2023 4:44:21 PM

ZKA-ja dhe AAB-ja angazhohen për rritjen e bashkëpunimit profesional

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, të enjten kanë pritur në takim Dekanin e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Medain Hashani. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e auditimit, shkëmbimet e ndihmës profesionale e akademike, si dhe mundësitë për promovim dhe vetëdijesim të profesionit të auditimit. Me këtë rast palët janë dakorduar që në ditët në vazhdim kjo iniciativë të materializohet përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e ka vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin e deritanishëm në mes të ZKA-së dhe institucioneve akademike, publike dhe private, në këtë rast me AAB-në, duke thënë se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje dhe do të jetë në të mirë të të dyja institucioneve. Nga ana tjetër Dekani i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, Medain Hashani, ka falënderuar drejtuesit e ZKA-së për iniciativën, duke thënë se mirëpresin bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit e cila është një prej institucioneve më të besueshme në vend.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Automatizohet transferimi i të dhënave nga Thesari te Zyra Kombëtare e Auditimit për të rritur sigurinë dhe efektivitetin e komunikimit në procesin e auditimit

Automatizohet transferimi i të dhënave nga Thesari te Zyra Kombëtare e Auditimit për të rritur sigurinë dhe efektivitetin e komunikimit në procesin e auditimit

Sot, Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Enis Spahiu dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Thesarit Nysret Koca, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për transferimin automatik të të dhënave nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe Thesari në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA). Qëllimi i kësaj marrëveshje është definimi i hapave dhe përgjegjësive për transferimin automatik të të dhënave nga bazat e të dhënave të Thesarit dhe MFPT-së në bazën e të dhënave të ZKA-së, të cilat janë të nevojshme për auditim. Zyra Kombëtare e Auditimit ka krijuar bazën e të dhënave për importimin/transferimin automatik të shënimeve të librit të përgjithshëm, buxheteve, pasurive dhe shënimeve të pagave për entitetet përkatëse. Në këtë bazë të të dhënave janë krijuar tabelat për të gjitha këto shënime dhe tabelat mbështetëse për të gjitha kodet e bllokut kodues Kjo procedurë e transferimit automatik të të dhënave do të rrisë sigurinë dhe saktësinë e shënimeve dhe transferimin e tyre në mënyrë efektive dhe efikase për qëllime të auditimit. Palët janë zotuar që informacionin në shkëmbim ta shqyrtojnë dhe trajtojnë me kujdes dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për sa i përket konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave. Të gjitha të dhënat dhe informacionet të cilat vihen në dispozicion do të trajtohen vetëm për qëllime të parapara sipas marrëveshjes. Të pranishëm në këtë takim bashkë me Auditoren e Përgjithshme ishin edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, Drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik, Raportim dhe Analiza Ramadan Gashi dhe Shqipe Azemi, Specialiste e TI-së. Marrëveshja hyn në fuqi nga sot, 30 dhjetor 2022.  
Lexo më shumë
Prokurori i Shtetit dhe ZKA-ja do të nënshkruajnë marrëveshje për fuqizimin e  bashkëpunimit

Prokurori i Shtetit dhe ZKA-ja do të nënshkruajnë marrëveshje për fuqizimin e bashkëpunimit

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur të martën në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të Republikës së Kosovës,  z. Safet Berisha. Në këtë takim është biseduar për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë u bisedua për zbatimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër mashtrimit financiar dhe akteve tjera të paligjshme. Gjatë këtij takimi, palët u dakorduan që të hartohet edhe një draft marrëveshje për  bashkëpunim në mes këtyre dy institucioneve, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti e që do të ketë për qëllim të lehtësojë bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale. Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i ZKA,  Safet Berisha, në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga z. Besim Tafa, ekspert ligjor nga USAID- Aktiviteti për Integritet të Komunave të Kosovës, që do të ndihmojë në hartimin e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, si dhe Zyrtarja përgjegjëse në Departamentin për Çështje Juridike dhe Kundër Mashtrimeve, Natyra Kasumaj.
Lexo më shumë