Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/17/2023 6:53:41 PM

Prokurori i Shtetit dhe ZKA-ja do të nënshkruajnë marrëveshje për fuqizimin e bashkëpunimit

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur të martën në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të Republikës së Kosovës,  z. Safet Berisha. Në këtë takim është biseduar për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë u bisedua për zbatimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër mashtrimit financiar dhe akteve tjera të paligjshme. Gjatë këtij takimi, palët u dakorduan që të hartohet edhe një draft marrëveshje për  bashkëpunim në mes këtyre dy institucioneve, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti e që do të ketë për qëllim të lehtësojë bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale. Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i ZKA,  Safet Berisha, në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga z. Besim Tafa, ekspert ligjor nga USAID- Aktiviteti për Integritet të Komunave të Kosovës, që do të ndihmojë në hartimin e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, si dhe Zyrtarja përgjegjëse në Departamentin për Çështje Juridike dhe Kundër Mashtrimeve, Natyra Kasumaj.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja dhe AAB-ja angazhohen për rritjen e bashkëpunimit profesional

ZKA-ja dhe AAB-ja angazhohen për rritjen e bashkëpunimit profesional

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, të enjten kanë pritur në takim Dekanin e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Medain Hashani. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e auditimit, shkëmbimet e ndihmës profesionale e akademike, si dhe mundësitë për promovim dhe vetëdijesim të profesionit të auditimit. Me këtë rast palët janë dakorduar që në ditët në vazhdim kjo iniciativë të materializohet përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e ka vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin e deritanishëm në mes të ZKA-së dhe institucioneve akademike, publike dhe private, në këtë rast me AAB-në, duke thënë se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje dhe do të jetë në të mirë të të dyja institucioneve. Nga ana tjetër Dekani i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, Medain Hashani, ka falënderuar drejtuesit e ZKA-së për iniciativën, duke thënë se mirëpresin bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit e cila është një prej institucioneve më të besueshme në vend.
Lexo më shumë
ZKA-ja nis vitin me zbatimin e planit për zhvillimin profesional të punonjësve– trajnime për tema me interes do të mbahen gjatë muajit janar

ZKA-ja nis vitin me zbatimin e planit për zhvillimin profesional të punonjësve– trajnime për tema me interes do të mbahen gjatë muajit janar

Avancimi i vazhdueshëm i njohurive profesionale të stafit vazhdon të jetë prioritet i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) edhe për këtë vit. Prandaj nëpërmjet Planin vjetor të trajnimeve dhe zhvillimit profesional janë adresuar nevojat dhe kërkesat e punonjësve për zhvillim në fusha specifike. Zbatimi i Planit të trajnimeve për muajin janar ka filluar me mbajtjen e trajnimit për stafin auditues “E-Prokurimi” nga ligjërues të Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) i cili po realizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Auditimi i sistemit të prokurimit publik është jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj avancimi profesional i auditorëve në këtë fushë është i domosdoshëm dhe ndikon në rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies publike në Kosovë. Po ashtu gjatë kësaj jave stafi auditues do ta ndjekë edhe trajnimin “E-Pasuria” i cili do të mbahet nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP). Nga ky trajnim auditorët do të avancojnë njohuritë e tyre sa i përket sistemit E-Pasuria në përgjithësi, përkatësisht modulit të raportimeve pasi ajo është pjesë me interes më të lartë për ta.  Auditorët do të kenë qasje  monitoruese në sistemin E-pasuria gjatë punës në terren gjë që do ta bëj auditimin më efektiv dhe efikas. Edhe në javën e tretë të janarit për punonjësit e ZKA-së do të mbahen edhe dy trajnime të tjera lidhur me “Shkrimin e raporteve dhe përdorimin e gjuhës së thjeshtë” si dhe trajnimi  për “Rritjen e aftësive për ligjërim dhe mësim”. Trajnimet organizohen në kuadër të projektit të bashkëpunimit bilateral “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”dhe mbahen nga ekspertë dhe trajnerë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë. Gjithashtu në fund të këtij muaji do të mbahet edhe trajnimi i brendshëm për stafin e ri dhe auditorët junior për auditim financiar “Qasja e Auditimit të Pasurisë  (menaxhimi i pasurisë).
Lexo më shumë