Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/19/2023 10:34:49 AM

ZKA-ja nis vitin me zbatimin e planit për zhvillimin profesional të punonjësve– trajnime për tema me interes do të mbahen gjatë muajit janar

Avancimi i vazhdueshëm i njohurive profesionale të stafit vazhdon të jetë prioritet i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) edhe për këtë vit. Prandaj nëpërmjet Planin vjetor të trajnimeve dhe zhvillimit profesional janë adresuar nevojat dhe kërkesat e punonjësve për zhvillim në fusha specifike. Zbatimi i Planit të trajnimeve për muajin janar ka filluar me mbajtjen e trajnimit për stafin auditues “E-Prokurimi” nga ligjërues të Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) i cili po realizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Auditimi i sistemit të prokurimit publik është jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj avancimi profesional i auditorëve në këtë fushë është i domosdoshëm dhe ndikon në rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies publike në Kosovë. Po ashtu gjatë kësaj jave stafi auditues do ta ndjekë edhe trajnimin “E-Pasuria” i cili do të mbahet nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP). Nga ky trajnim auditorët do të avancojnë njohuritë e tyre sa i përket sistemit E-Pasuria në përgjithësi, përkatësisht modulit të raportimeve pasi ajo është pjesë me interes më të lartë për ta.  Auditorët do të kenë qasje  monitoruese në sistemin E-pasuria gjatë punës në terren gjë që do ta bëj auditimin më efektiv dhe efikas. Edhe në javën e tretë të janarit për punonjësit e ZKA-së do të mbahen edhe dy trajnime të tjera lidhur me “Shkrimin e raporteve dhe përdorimin e gjuhës së thjeshtë” si dhe trajnimi  për “Rritjen e aftësive për ligjërim dhe mësim”. Trajnimet organizohen në kuadër të projektit të bashkëpunimit bilateral “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”dhe mbahen nga ekspertë dhe trajnerë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë. Gjithashtu në fund të këtij muaji do të mbahet edhe trajnimi i brendshëm për stafin e ri dhe auditorët junior për auditim financiar “Qasja e Auditimit të Pasurisë  (menaxhimi i pasurisë).

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Prokurori i Shtetit dhe ZKA-ja do të nënshkruajnë marrëveshje për fuqizimin e  bashkëpunimit

Prokurori i Shtetit dhe ZKA-ja do të nënshkruajnë marrëveshje për fuqizimin e bashkëpunimit

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur të martën në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) të Republikës së Kosovës,  z. Safet Berisha. Në këtë takim është biseduar për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë u bisedua për zbatimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër mashtrimit financiar dhe akteve tjera të paligjshme. Gjatë këtij takimi, palët u dakorduan që të hartohet edhe një draft marrëveshje për  bashkëpunim në mes këtyre dy institucioneve, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti e që do të ketë për qëllim të lehtësojë bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale. Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i ZKA,  Safet Berisha, në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga z. Besim Tafa, ekspert ligjor nga USAID- Aktiviteti për Integritet të Komunave të Kosovës, që do të ndihmojë në hartimin e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, si dhe Zyrtarja përgjegjëse në Departamentin për Çështje Juridike dhe Kundër Mashtrimeve, Natyra Kasumaj.
Lexo më shumë
Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes auditimit duan të fuqizojnë pozitën e grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës

Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes auditimit duan të fuqizojnë pozitën e grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës

Krerët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e UN Women kanë mbajtur një takim të përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit për realizimin e auditimit të përbashkët të performancës me temën “Fuqizimi i grave në zonat rurale nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregun e punës”, duke përfshirë elaborimin e kësaj temë, planin e punës dhe afatet e raportimit. Me këtë rast Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se përfitimi i një auditimi të përbashkët duke pasur parasysh edhe mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve audituese nga UN Women do t’i shtojë vlerë këtij auditimi e posaçërisht  referimit të praktikave të mira rajonale e ndërkombëtare lidhur me zbatimin e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm përkatësisht qëllimit të pestë barazia gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave. Znj. Spanca është zotuar për pjesëmarrjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit në auditimin e  përbashkët të performancës me institucionet homologe në rajon dhe për angazhimin e ekipit auditues që t’i adresojnë çështjet me interes të përbashkët sa i përket fuqizimit të grave dhe vajzave në vend. Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit që kanë të bëjnë me vlerat dhe dobitë e institucioneve supreme të auditimit kanë vendosur përgjegjësi të madhe për ne që të veprojmë në interes të publikut dhe t’i përgjigjemi me kohë dhe në mënyrë adekuate  sfidave të qytetarëve dhe pritjeve të palëve të ndryshme të interesit. Andaj, auditimi i performancës me temën “Fuqizimi i grave në zonat rurale nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregun e punës”, është një temë e qëlluar dhe është prioritet i ZKA-së në drejtim të adresimit të çështjeve që kanë të bëjnë me fuqizimin e grave dhe vajzave. Fushëveprimi i auditimit do të jetë tek investimi në formimin profesional të grave në zonat rurale; mbështetja për krijimin e vendeve të punës si dhe investimi në shërbimet publike. Përveç Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, pjesë e takimit kanë qenë edhe Auditori i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski, Drejtoresha e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Marjola Llana, Sekretarja e Përgjithshme, si dhe Ermira Lubani nga UN Women. Në shërbim të këtij projekti të përbashkët dhe adresimit të çështjeve të trajtimit gjinor, një ditë më parë, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pritur në takim të veçantë  Ermira Lubanin, specialiste e Programit në UN Women. Znj. Spanca e ka falënderuar mysafiren për bashkëpunimin dhe mbështetjen në këtë proces duke thënë se ZKA-ja do të jetë e përkushtuar maksimalisht për këtë iniciativë të rëndësishme e cila do të mundësoj shkëmbimin e praktikave më të mira në mes të auditorëve të Institucioneve Supreme të Ballkanit Perëndimor.
Lexo më shumë