ZKA-ja fillon auditimin për efektivitetin e mbjelljes dhe mirëmbajtjes së fidanëve dhe drunjve dekorativ në komuna

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Efektiviteti i mbjelljes dhe mirëmbajtjes së fidanëve dhe drunjve dekorativ në komuna”, për periudhën 2020-2026.  

Procesi i auditimit do të vlerësojë nëse komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Podujevës kanë planifikuar dhe realizuar në mënyrë efektive mbjelljen dhe mirëmbajtjen e fidanëve dhe drunjve dekorativ dhe nëse investimet në hapsirat e gjelbra publike në nivel komunal ofrojnë mjedis urban më të qëndrueshëm dhe mirëqenie më të lartë për qytetarët.

Përmes këtij auditimi, ZKA synon të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të gjelbra publike të cilat kanë rendësi të veçantë për cilësinë e jetesës, mbrojtjen dhe zhvillimin e  qëndrueshëm të mjedisit.

Lexo më shumë