Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/13/2026 1:43:00 PM

ZKA-ja fillon auditimin për efektivitetin e mbjelljes dhe mirëmbajtjes së fidanëve dhe drunjve dekorativ në komuna

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Efektiviteti i mbjelljes dhe mirëmbajtjes së fidanëve dhe drunjve dekorativ në komuna”, për periudhën 2020-2026.  

Procesi i auditimit do të vlerësojë nëse komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Podujevës kanë planifikuar dhe realizuar në mënyrë efektive mbjelljen dhe mirëmbajtjen e fidanëve dhe drunjve dekorativ dhe nëse investimet në hapsirat e gjelbra publike në nivel komunal ofrojnë mjedis urban më të qëndrueshëm dhe mirëqenie më të lartë për qytetarët.

Përmes këtij auditimi, ZKA synon të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të gjelbra publike të cilat kanë rendësi të veçantë për cilësinë e jetesës, mbrojtjen dhe zhvillimin e  qëndrueshëm të mjedisit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kryetari i KLSh-së vizitoi ZKA-në, riafirmohet bashkëpunimi ndërinstitucional

Kryetari i KLSh-së vizitoi ZKA-në, riafirmohet bashkëpunimi ndërinstitucional

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë (KLSh), Arben Shehu, të enjten vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës (ZKA), ku u prit nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të cilën e uroi për marrjen e mandatit të ri.

Gjatë takimit, znj. Spanca dhe z. Shehu vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e mëtejshëm të tij, në funksion të avancimit të auditimit publik, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe promovimit të standardeve të larta të transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, vlerësoi vizitën dhe urimet e Kryetarit të KLSh-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy institucioneve.

Kryetari i KLSh-së, Arben Shehu, rikonfirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me ZKA-në dhe për të mbështetur iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të auditimit publik.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e ndërmarrjes së iniciativave të përbashkëta, të cilat do të kontribuonin në përmbushjen e misionit të dy institucioneve, si dhe në rritjen e cilësisë dhe ndikimit të auditimit publik.

Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme priti në takim Drejtoreshën e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Auditorja e Përgjithshme priti në takim Drejtoreshën e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca të premten priti në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), Teuta Ukshini Aliu e cila me këtë rast e uroi për marrjen e mandatit të ri, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive dhe objektivave të saj.  

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional, shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës, si dhe organizimit të trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta me interes për të dyja palët.

Lexo më shumë