Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/12/2026 4:00:00 PM

Kryetari i KLSh-së vizitoi ZKA-në, riafirmohet bashkëpunimi ndërinstitucional

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë (KLSh), Arben Shehu, të enjten vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës (ZKA), ku u prit nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të cilën e uroi për marrjen e mandatit të ri.

Gjatë takimit, znj. Spanca dhe z. Shehu vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e mëtejshëm të tij, në funksion të avancimit të auditimit publik, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe promovimit të standardeve të larta të transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, vlerësoi vizitën dhe urimet e Kryetarit të KLSh-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy institucioneve.

Kryetari i KLSh-së, Arben Shehu, rikonfirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me ZKA-në dhe për të mbështetur iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të auditimit publik.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e ndërmarrjes së iniciativave të përbashkëta, të cilat do të kontribuonin në përmbushjen e misionit të dy institucioneve, si dhe në rritjen e cilësisë dhe ndikimit të auditimit publik.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 ZKA forcon Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë përmes miratimit të pesë dokumenteve kyçe në përputhje me ISSAI 140

ZKA forcon Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë përmes miratimit të pesë dokumenteve kyçe në përputhje me ISSAI 140

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për avancimin e cilësisë së auditimit dhe forcimin e mekanizmave institucionalë, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) tashmë ka hartuar dhe miratuar pesë dokumente kyçe që rregullojnë dhe mbështesin funksionimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, në përputhje me kërkesat e  Standardit Ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit ISSAI 140 – Menaxhimi i Cilësisë për Institucionet Supreme të Auditimit.  

Dokumentet e miratuara janë: Politika e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë,  Udhëzuesi mbi Zbatimin e Procesit të Menaxhimit të Rreziqeve të Cilësisë në ZKA, Udhëzuesi mbi Monitorimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Korrigjimin e Mangësive të Identifikuara në ZKA, Udhëzuesi mbi Vlerësimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në ZKA si dhe Udhëzuesi mbi Rishikimin e Cilësisë së Angazhimit në ZKA.

Miratimi i këtyre dokumenteve siguron një qasje të strukturuar në identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të cilësisë, monitorimin e funksionimit të sistemit, korrigjimin e mangësive të identifikuara, vlerësimin e përgjithshëm të sistemit, si dhe rishikimin e cilësisë së angazhimeve. Zbatimi i tyre i mundëson ZKA-së të ketë një sistem të dokumentuar dhe të qëndrueshëm për menaxhimin e cilësisë, të bazuar në identifikimin e rreziqeve, monitorimin e vazhdueshëm, vlerësimin e funksionimit të sistemit dhe ndërmarrjen e masave korrigjuese kur është e nevojshme. 

Përmes këtij procesi ZKA-ja synon të avancojë më tej cilësinë e punës audituese dhe të sigurojë që proceset të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat profesionale të auditimit publik.

 

 

Lexo më shumë
ZKA-ja fillon auditimin për efektivitetin e mbjelljes dhe mirëmbajtjes së fidanëve dhe drunjve dekorativ në komuna

ZKA-ja fillon auditimin për efektivitetin e mbjelljes dhe mirëmbajtjes së fidanëve dhe drunjve dekorativ në komuna

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Efektiviteti i mbjelljes dhe mirëmbajtjes së fidanëve dhe drunjve dekorativ në komuna”, për periudhën 2020-2026.  

Procesi i auditimit do të vlerësojë nëse komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Podujevës kanë planifikuar dhe realizuar në mënyrë efektive mbjelljen dhe mirëmbajtjen e fidanëve dhe drunjve dekorativ dhe nëse investimet në hapsirat e gjelbra publike në nivel komunal ofrojnë mjedis urban më të qëndrueshëm dhe mirëqenie më të lartë për qytetarët.

Përmes këtij auditimi, ZKA synon të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të gjelbra publike të cilat kanë rendësi të veçantë për cilësinë e jetesës, mbrojtjen dhe zhvillimin e  qëndrueshëm të mjedisit.

Lexo më shumë