Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/5/2015 1:01:35 PM

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm vlerësohet si institucion me integritet të lartë sipas Institutit Demokratik të Kosovës dhe Transparency International Kosova

Instituti Demokratik i Kosovës dhe Transparency Internacional Kosova kanë  publikuar raportin gjithëpërfshirës "Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë" në të cilin vlerësohen mekanizmat kundër korrupsionit në 15 sektorë të shoqërisë që mbulojnë institucionet politike, institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe institucionet jo qeveritare.

Nga ky hulumtim vlerësohet se në Kosovë legjislacioni kundër-korrupsionit është kryesisht adekuat, por në praktikë zbatimi i tij ka mbetur prapa, prandaj shumë çështje kanë mbetur për tu adresuar.

Ndërkohë që raporti i referohet  Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm si një nga institucionet model i suksesshëm i integritetit dhe një potencial për të luftuar korrupsionin administrativ.

Auditori i Përgjithshëm në detyrë Z. Artan Venhari në konferencën përmbyllëse të këtij hulumtimi, vlerësoi lart punën për këtë hulumtim. Ndër të tjera ai tha se 'Ky raport ofron një pikë referimi ndër vite dhe indikatorë të qartë përmes të cilëve secili nga ne mund të vlerësojmë se sa jemi duke u zhvilluar apo stagnuar si institucione dhe sa jemi duke i përmbushur përgjegjësitë tona.'

Raporti përmban rekomandime për të adresuar dhe Instituti Demokratik i Kosovës kërkoj që ato të merren parasysh dhe të zbatohen.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sistemi për efiçiencë të energjisë ka nevojë për tu fuqizuar

Sistemi për efiçiencë të energjisë ka nevojë për tu fuqizuar

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka përfunduar Auditimin Paralel të Performancës1) dhe ka publikuar raportin “Sistemi për efiçiencë të energjisë ka nevojë për tu fuqizuar”.

Qëllimi i auditimit ishte vlerësimi nëse Qeveria ka krijuar bazën e nevojshme ligjore dhe sistemin organizativ për Efiçiencën e Energjisë (EE) në përputhje me marrëveshjen e BE-së dhe a zbatohet kjo bazë siç është synuar. Në raport identifikohen disa mangësi në procesin e realizimit të masave për EE dhe jepen rekomandime për përmirësimin e situatës. Entitetet e përfshira në këtë auditim janë: MZHE, AKEE, MAP, MAPL, MMPH dhe komuna e Drenasit, Gjakovës dhe Prizrenit.

Mënyra se si qeveritë janë duke shpenzuar paratë e tyre është temë diskutimi si në komunën më të vogël ashtu dhe në vendet më të mëdha. Megjithatë, ekziston një konsensus universal që fondet publike duhet të shpenzohen me maturi. Në këtë thelb, EE në sektorin publik është sinonim me menaxhim të mirë publik: kur kursehet energjia, kursehen edhe fondet publike. Pothuaj në secilin proces të realizimit të masave për EE ka mundësi përmirësimi.

Bazuar në analizat e thella të dëshmive të paraqitura nga entitetet dhe intervistat e kryera me zyrtarët përgjegjës, ne kemi identifikuar disa mangësi në procesin e marrjes së masave të EE. Institucionet qeveritare nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura për të përmirësuar EE-në në sektorin publik. Si rezultat i kësaj ne kemi nxjerrë rekomandime (shih kapitullin 5 të raportit) për nivelin qendror dhe lokal.

Ky proces auditimi deri në finalizimin e tij ka kaluar edhe në fazat e diskutimeve në nivel rajonal dhe janë shkëmbyer përvoja dhe janë bërë analiza e krahasime sa i përket EE në vendet përkatëse.

Grupi punues për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim me përkrahjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë kanë planifikuar organizimin një takimi përcjellës me vendet e përfshira në këtë auditim paralel dhe bashkë me entitetet e audituara të diskutohen masat e ndërmarra dhe niveli i adresimit të rekomandimeve.

___________________________________

1) Auditimi Paralel i Përformancës është projekt ku janë të përfshirë vendet e rajonit dhe që udhëhiqet nga Grupi Punues për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim i Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të BE-së dhe vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE. Ky projekt përkrahet nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë. Në këtë auditim Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë qenë pjesëmarrëse aktive, përderisa vendet tjera të rajonit ishin vetëm si vëzhgues.


Lexo më shumë
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm merr pjesë në punëtorinë rajonale me temë mbi “Materialitetin dhe auditimin bazuar në kampione”

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm merr pjesë në punëtorinë rajonale me temë mbi “Materialitetin dhe auditimin bazuar në kampione”

Në datat 3 - 4 nëntor 2015,  përfaqësues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm morën pjesë në punëtorinë "Materialiteti dhe auditimi bazuar në kampione" organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i Shqipërisë me përkrahjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë (SNAO). Kjo punëtori është  vazhdimësi të aktiviteteve në Rrjet, bazuar në planin e aktiviteteve të propozuara nga Grupi i Përbashkët Punues për Aktivitete të Auditimit (JWGAA).

Ky aktivitet punimet i zhvilloi në Vlorë dhe morën pjesë përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Turqia dhe Serbia. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm u përfaqësua nga Aida Podrimja dhe Muhamet Balaj nga Departamenti i Mbështetejes në Auditim dhe Vlora Mehmeti, Drejtore në Departamentin e Financave dhe Administratës Publike.

Kjo punëtori u bashkëdrejtua nga Z. Dragos Budulac nga JWGAA, Hazim Sabanovic nga SNAO dhe Znj. Luljeta Nano nga KLSH.

Kjo punëtori kishte për objektivë trajtimin e teknikave të auditimit për materialitetin dhe auditimin bazuar në kampione nën  fokusin e zbatimit të kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit. Një nga çështjet e trajtuara në këtë aktivitet ishte edhe rëndësia e dokumentimit të punës së auditorëve gjatë fazës së planifikimit dhe përdorimi i dokumenteve standarde. Ky proces është mjaft i rëndësishëm në instalimin e procedurave dhe standardeve në menaxhimin e veprimtarisë së Institucioneve Supreme të Auditimit dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e integritetit të menaxhimit të punës së auditimit.

Përveç përfaqësueseve nga vendet e rajonit në këtë aktivitet prezantuan dhe ndanë përvojat e tyre edhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Llogarive dhe SNAO.

 

Lexo më shumë