Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/29/2015 10:28:20 AM

Sistemi për efiçiencë të energjisë ka nevojë për tu fuqizuar

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka përfunduar Auditimin Paralel të Performancës1) dhe ka publikuar raportin “Sistemi për efiçiencë të energjisë ka nevojë për tu fuqizuar”.

Qëllimi i auditimit ishte vlerësimi nëse Qeveria ka krijuar bazën e nevojshme ligjore dhe sistemin organizativ për Efiçiencën e Energjisë (EE) në përputhje me marrëveshjen e BE-së dhe a zbatohet kjo bazë siç është synuar. Në raport identifikohen disa mangësi në procesin e realizimit të masave për EE dhe jepen rekomandime për përmirësimin e situatës. Entitetet e përfshira në këtë auditim janë: MZHE, AKEE, MAP, MAPL, MMPH dhe komuna e Drenasit, Gjakovës dhe Prizrenit.

Mënyra se si qeveritë janë duke shpenzuar paratë e tyre është temë diskutimi si në komunën më të vogël ashtu dhe në vendet më të mëdha. Megjithatë, ekziston një konsensus universal që fondet publike duhet të shpenzohen me maturi. Në këtë thelb, EE në sektorin publik është sinonim me menaxhim të mirë publik: kur kursehet energjia, kursehen edhe fondet publike. Pothuaj në secilin proces të realizimit të masave për EE ka mundësi përmirësimi.

Bazuar në analizat e thella të dëshmive të paraqitura nga entitetet dhe intervistat e kryera me zyrtarët përgjegjës, ne kemi identifikuar disa mangësi në procesin e marrjes së masave të EE. Institucionet qeveritare nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura për të përmirësuar EE-në në sektorin publik. Si rezultat i kësaj ne kemi nxjerrë rekomandime (shih kapitullin 5 të raportit) për nivelin qendror dhe lokal.

Ky proces auditimi deri në finalizimin e tij ka kaluar edhe në fazat e diskutimeve në nivel rajonal dhe janë shkëmbyer përvoja dhe janë bërë analiza e krahasime sa i përket EE në vendet përkatëse.

Grupi punues për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim me përkrahjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë kanë planifikuar organizimin një takimi përcjellës me vendet e përfshira në këtë auditim paralel dhe bashkë me entitetet e audituara të diskutohen masat e ndërmarra dhe niveli i adresimit të rekomandimeve.

___________________________________

1) Auditimi Paralel i Përformancës është projekt ku janë të përfshirë vendet e rajonit dhe që udhëhiqet nga Grupi Punues për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim i Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të BE-së dhe vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE. Ky projekt përkrahet nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë. Në këtë auditim Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë qenë pjesëmarrëse aktive, përderisa vendet tjera të rajonit ishin vetëm si vëzhgues.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Qeveria miraton projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës

Qeveria miraton projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Ky projektligj, ka për qëllim që të rregullojë organizimin, funksionimin dhe kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së Kombëtare të Auditorit të Përgjithshëm në Republikën e Kosovës për auditimin e fondeve publike, ekzekutimin e buxhetit, përdorimin dhe qeverisjen me burimet publike. Ky projektligj ndikon në ngritjen e nivelit të mbikëqyrjes së shpenzimit të parasë publike. Kjo do të reflektojë edhe në rritjen e nivelit të sundimit të ligjit në Kosovë. Projektligji synon të rritë nivelin e transparencës në funksionimin e Auditorit të Përgjithshëm si dhe do të harmonizojë definicionet e vjetruara me standardet ndërkombëtare.

 

Lexo më shumë
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm vlerësohet si institucion me integritet të lartë sipas Institutit Demokratik të Kosovës dhe Transparency International Kosova

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm vlerësohet si institucion me integritet të lartë sipas Institutit Demokratik të Kosovës dhe Transparency International Kosova

Instituti Demokratik i Kosovës dhe Transparency Internacional Kosova kanë  publikuar raportin gjithëpërfshirës "Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë" në të cilin vlerësohen mekanizmat kundër korrupsionit në 15 sektorë të shoqërisë që mbulojnë institucionet politike, institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe institucionet jo qeveritare.

Nga ky hulumtim vlerësohet se në Kosovë legjislacioni kundër-korrupsionit është kryesisht adekuat, por në praktikë zbatimi i tij ka mbetur prapa, prandaj shumë çështje kanë mbetur për tu adresuar.

Ndërkohë që raporti i referohet  Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm si një nga institucionet model i suksesshëm i integritetit dhe një potencial për të luftuar korrupsionin administrativ.

Auditori i Përgjithshëm në detyrë Z. Artan Venhari në konferencën përmbyllëse të këtij hulumtimi, vlerësoi lart punën për këtë hulumtim. Ndër të tjera ai tha se 'Ky raport ofron një pikë referimi ndër vite dhe indikatorë të qartë përmes të cilëve secili nga ne mund të vlerësojmë se sa jemi duke u zhvilluar apo stagnuar si institucione dhe sa jemi duke i përmbushur përgjegjësitë tona.'

Raporti përmban rekomandime për të adresuar dhe Instituti Demokratik i Kosovës kërkoj që ato të merren parasysh dhe të zbatohen.

 

Lexo më shumë