Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/10/2023 1:20:10 PM

ZKA-ja ka filluar auditimin e investimeve në vlerë mbi 7 milionë euro për renovimin dhe rikonfigurimin e stadiumeve në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin me temën “Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumeve në qytetin e Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës”, për periudhën 2017-2021, projekte këto të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Auditimi do të përfshijë planifikimin, menaxhimin, monitorimin dhe raportimin lidhur me investimet në këto stadiume, kostoja e të cilave ishte në vlerë rreth 7.12 milionë euro. Auditimi ka për qëllim të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë qenë efikase në menaxhimin e projekteve për renovimin dhe rikonfigurimin e stadiumeve; procesin e prokurimit të këtyre projekteve, për të parë nëse janë arritur qëllimet e përcaktuara si dhe nëse stadiumet përfundohen brenda afatit kohor dhe sipas standardeve të kërkuara. Subjekt i auditimit për renovimin dhe rikonfigurimin e këtyre stadiumeve është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si një nga sponsorët dhe prokuruesit kryesor të projekteve të infrastrukturës sportive – stadiumeve të futbollit, si dhe komuna e Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës në të cilat janë bërë renovimet dhe rikonfigurimet e stadiumeve. Zyra Kombëtare e Auditimit përmes këtij auditimi synon të ofrojë rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e  proceseve të kontraktimit të ndërtimit të stadiumeve dhe menaxhimit më të mirë të tyre. Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përgjatë viteve ka ndërmarrë veprime për renovimin e objekteve sportive në shumicën e rajoneve të Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sqarim lidhur me shkrimin e publikuar nga AKP-ja: Auditimi i procesit të qiradhënies së aseteve të NSH-ve për periudhën 2012-2021

Sqarim lidhur me shkrimin e publikuar nga AKP-ja: Auditimi i procesit të qiradhënies së aseteve të NSH-ve për periudhën 2012-2021

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përmes kësaj komunikate për media njofton opinionin publik se auditimi “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021” është kryer në përputhje të plotë me ISSAI4000 (Standardet dhe udhëzuesit për Auditimin e Pajtueshmërisë) të cilat janë esenciale për kredibilitetin, cilësinë dhe transparencën në auditimin e sektorit publik. Prandaj, konsideron se  deklarimet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) të prezantuara në lajmin “Auditimi i procesit të qiradhënies së aseteve të NSH-ve për periudhën 2012-2021” i cili ka të bëjë me përmbajtjen e raportit të auditimit të ZKA-së i publikuar së fundmi, janë të paqëndrueshme. Gjithashtu, lidhur me deklarimet e AKP-së se “ZKA gjatë këtij procesi ka audituar rreth 200 kontrata të qiradhënies, prej të cilave i ka nxjerrë 14 të gjetura (të 24 kontratave) apo 12% të mostrave e jo assesi 41% të mostrave siç deklaron Auditorja e Përgjithshme në konferencat për media”, duam të vëmë në pah se gjatë procesit të auditimit për të hyrat nga qiraja në AKP, ekipi i auditimit ka testuar 53 mostra që përfaqësojnë qiramarrësit të cilat përfshijnë 290 kontrata. Nga testimi i këtyre 53 mostrave ZKA-ja ka identifikuar dobësi në 22 mostra e që në përqindje është 41.5% të mostrave. Rezultatet e auditimit të prezantuara në raport bazohen në dëshmitë e marra nga entitetet që i nënshtrohen auditimit dhe prezantojnë gjendjen reale të institucionit relevant. Sikurse në të gjitha rastet edhe në rastin e auditimit të të hyrave nga qiraja në AKP për periudhën 2012-2021, ZKA-ja ka zhvilluar një komunikim intensiv me zyrtarët e AKP-së për të konfirmuar të gjitha dëshmitë dhe gjetjet e prezantuara në raport. Komentet e AKP-së gjithashtu janë publikuar dhe janë pjesë e raportit. Qëllimi i auditimit është t’i ofrojë institucionit të audituar një mendim profesional lidhur me gjendjen faktike të institucionit dhe mundësitë për të përmirësuar menaxhimin më tutje. Na gëzon fakti që AKP-ja ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ka deklaruar se do të përpilojë planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve. Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar që të kryej punën e saj sipas mandatit kushtetues dhe ligjor duke i ofruar Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve auditime cilësore të cilat kryhen duke u bazuar në ligjet dhe rregullat në fuqi si dhe Standardet Ndërkombëtare të Auditimit për Institucionet Supreme të Auditimit. Raportin e plotë të auditimit e gjeni në: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”.
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme uron 15-vjetorin e pavarësisë, vlerëson sakrificën e të rënëve për liri dhe shtet të pavarur

Auditorja e Përgjithshme uron 15-vjetorin e pavarësisë, vlerëson sakrificën e të rënëve për liri dhe shtet të pavarur

Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka uruar qytetarët e vendit duke vlerësuar lartë sakrificën e të rënëve për liri dhe pavarësi. Në këtë ditë të rëndësishme, znj. Spanca, ka përshëndetur përpjekjet dhe arritjet e deritanishme për një të ardhme të ndritur dhe premtuese për Kosovën. “Uroj që populli i Kosovës të vazhdojë të përqafojë lirinë  dhe përpjekjet për një të ardhme më të mirë dhe premtuese, duke u bërë shembull i fuqisë së vendosmërisë përballë vështirësive”, është shprehur ajo. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) mbetet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj për një shoqërie të bazuar në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe shtetit të së drejtës. “Bazuar në mandatin kushtetues dhe ligjor ZKA-ja angazhohet për të siguruar llogaridhënie, efikasitet dhe efektivitet në menaxhimin e burimeve publike”, ka deklaruar znj. Spanca. Për shënimin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pranuar urime nga homologët e saj.
Lexo më shumë