Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/17/2023 1:06:15 PM

Auditorja e Përgjithshme uron 15-vjetorin e pavarësisë, vlerëson sakrificën e të rënëve për liri dhe shtet të pavarur

Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka uruar qytetarët e vendit duke vlerësuar lartë sakrificën e të rënëve për liri dhe pavarësi. Në këtë ditë të rëndësishme, znj. Spanca, ka përshëndetur përpjekjet dhe arritjet e deritanishme për një të ardhme të ndritur dhe premtuese për Kosovën. “Uroj që populli i Kosovës të vazhdojë të përqafojë lirinë  dhe përpjekjet për një të ardhme më të mirë dhe premtuese, duke u bërë shembull i fuqisë së vendosmërisë përballë vështirësive”, është shprehur ajo. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) mbetet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj për një shoqërie të bazuar në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe shtetit të së drejtës. “Bazuar në mandatin kushtetues dhe ligjor ZKA-ja angazhohet për të siguruar llogaridhënie, efikasitet dhe efektivitet në menaxhimin e burimeve publike”, ka deklaruar znj. Spanca. Për shënimin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pranuar urime nga homologët e saj.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja ka filluar auditimin e investimeve në vlerë mbi 7 milionë euro për renovimin dhe rikonfigurimin e stadiumeve në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë

ZKA-ja ka filluar auditimin e investimeve në vlerë mbi 7 milionë euro për renovimin dhe rikonfigurimin e stadiumeve në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin me temën “Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumeve në qytetin e Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës”, për periudhën 2017-2021, projekte këto të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Auditimi do të përfshijë planifikimin, menaxhimin, monitorimin dhe raportimin lidhur me investimet në këto stadiume, kostoja e të cilave ishte në vlerë rreth 7.12 milionë euro. Auditimi ka për qëllim të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë qenë efikase në menaxhimin e projekteve për renovimin dhe rikonfigurimin e stadiumeve; procesin e prokurimit të këtyre projekteve, për të parë nëse janë arritur qëllimet e përcaktuara si dhe nëse stadiumet përfundohen brenda afatit kohor dhe sipas standardeve të kërkuara. Subjekt i auditimit për renovimin dhe rikonfigurimin e këtyre stadiumeve është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si një nga sponsorët dhe prokuruesit kryesor të projekteve të infrastrukturës sportive – stadiumeve të futbollit, si dhe komuna e Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës në të cilat janë bërë renovimet dhe rikonfigurimet e stadiumeve. Zyra Kombëtare e Auditimit përmes këtij auditimi synon të ofrojë rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e  proceseve të kontraktimit të ndërtimit të stadiumeve dhe menaxhimit më të mirë të tyre. Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përgjatë viteve ka ndërmarrë veprime për renovimin e objekteve sportive në shumicën e rajoneve të Kosovës.
Lexo më shumë
Auditorët e ZKA-së avancojnë njohuritë për përfshirjen e auditimit të teknologjisë së informacionit në auditimet financiare

Auditorët e ZKA-së avancojnë njohuritë për përfshirjen e auditimit të teknologjisë së informacionit në auditimet financiare

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë (SNAO) dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKA) është mbajtur punëtoria dyditore me temën “Si mund të përfshihet auditimi i teknologjisë së informacionit në auditimin financiar”. Auditorët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë dhe të Kosovës kanë shkëmbyer praktikat e tyre lidhur me auditimet e teknologjisë së informacionit, mënyrën e organizimit të auditorëve të TI-së si dhe përfshirjen e tyre në auditimet financiare dhe ato të performancës. Në fokus të kësaj punëtorie ka qenë shkëmbimi i njohurive për aspektet e teknologjisë së informacionit në auditimet financiare. Me theks të veçantë të kuptuarit e proceseve, mënyra e identifikimit dhe testimit të kontrolleve të përgjithshme të TI-së, kontrolleve të aplikacionit si dhe ndërlidhja e këtyre kontrolleve. Po ashtu auditorët e ZKA-së kanë identifikuar aktivitetet nevojshme afatshkurtra dhe afatgjata që duhet të ndërmerren për të mundësuar përfshirje më të madhe të auditimeve të TI-së në auditimet financiare, siç janë zhvillimi i metodologjisë, bashkëpunimi në mes të auditorëve të TI-së dhe auditorëve financiar si dhe mbështetja e nevojshme për zbatimin e këtyre aktiviteteve nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë.
Lexo më shumë