Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/16/2023 3:38:42 PM

Prokurori i Shtetit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, si dhe në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi dhe Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe përfaqësuesit e Zyrës së OPDAT-it të Ambasadës Amerikane në Kosovë. Marrëveshja ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit, përcakton mënyrën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërinstitucionale dhe procedurave standarde në shkëmbimin e informacioneve lidhur me rastet të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës paraqesin vepra penale, që janë identifikuara gjatë ushtrimit të aktiviteteve audituese, të paraqitura nga Zyra Kombëtare e Auditimit tek Prokurori i Shtetit sipas Kodit të Procedurës Penale. Të dyja palët u zotuan se do të avancojnë mënyrat e komunikimit, si dhe të shkëmbimit të të dhënave të cilat janë të nevojshme për zbatimin sa më efikas të kësaj marrëveshje.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorët e ZKA-së ndjekin trajnimin për auditimin e performancës në Shkup të organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë

Auditorët e ZKA-së ndjekin trajnimin për auditimin e performancës në Shkup të organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë

Auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Mimoza Selimi, Ernes Beka, Vjosa Zeqiraj, Lirak Mulliqi dhe Laureta Matoshi, për katër ditë më radhë kanë ndjekur modulin e parë të trajnimit për auditimin e performancës të organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, i  cili është mbajtur në Shkup nga datat 7-10 mars. Përveç auditorëve të ZKA-së, në këtë trajnim kanë marrë pjesë edhe auditorët e Institucioneve Supreme të Auditimit të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Hapjen e kësaj ngjarje e ka bërë Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë se Veriut, Maksim Acevski, duke thënë se investimi në forcimin e njohurive dhe aftësive të punonjësve si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira me kolegë nga institucionet e tjera supreme të auditimit kontribuon në rritjen e cilësisë në auditim. Në kuadër të modulit të parë të këtij trajnimi janë trajtuar aspektet e auditimit të përformancës dhe shkëmbimi i përvojave të institucioneve pjesëmarrëse. Trajnimi për auditimin e performancës është i ndarë në gjashtë module të cilat do të mbahen deri në fund të vitit 2023. Fokusi i trajnimit është zhvillimi i punës praktike dhe aplikimi i teknikave më të mira të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Pas përfundimit të të gjitha moduleve pjesëmarrësit nga Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të certifikohen si auditorë të performancës nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë.
Lexo më shumë
Menaxhimi i parasë publike në fokus të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi

Menaxhimi i parasë publike në fokus të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj  dhe delegacioni i ZKA-së, të enjten kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Institucionin Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi. Delegacioni i Kosovës është pritur në takim të veçantë nga kryetar i Senatit të Institucionit Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi, Nikolla N. Kovaçeviq me bashkëpunëtorë. Me këtë rast, z. Kovaçeviq ka shprehur përkushtimin e tij dhe të institucionit që drejton për të intensifikuar  bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ai më tej ka njoftuar mysafirët për planet e punës dhe të arriturat e institucionit që drejton. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e ka falënderuar homologun e saj për pritjen si dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushat me interes të përbashkët. Znj. Spanca më tej e ka njoftuar z. Kovaçeviq për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, me theks të veçantë për zbatimin e Planit Strategjik 2023 – 2026, realizimin e Planit Vjetor të auditimit 2022/2023 si dhe për ndikimin e auditimit të jashtëm për menaxhim më të mirë dhe performancë më të lartë në administratën shtetërore. Në veçanti homologët kanë biseduar për rregullimin ligjor të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të tyre. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se pavarësisht se i Ligji për ZKA-në dhe Auditorin e Përgjithshëm në kontekst të gjerë e rregullon dhe fuqizon institucionin që drejton, megjithatë plotësim-ndryshimi është i nevojshëm dhe kjo  do të mundësonte realizimin e auditimeve të bazuara në rrezik si dhe do të rriste numrin e auditimeve të performancës. Në kuadër të kësaj vizite delegacionet e të dyja shteteve kanë shkëmbyer njohuritë dhe përvojën e tyre edhe për çështje tjera  me interes të përbashkët sikurse: Kontrolli  i cilësisë dhe sigurimi i cilësisë; Monitorimi i zbatimit të rekomandimeve të auditimit; Sistemi i  menaxhimit të auditimit; si dhe procesi i auditimit të performancës. Në përbërje të delegacionit të Kosovës kanë qenë edhe Ndihmës Auditori i Përgjithshëm Agron Fetiu, drejtori i Metodologjisë së Auditimit, Muhamet Balaj, drejtor i Departamentit të Auditimit të Rregullsisë, Faruk Rrahmani, si dhe drejtoresha e Departamentit të Auditimit të Performancës, Ariana Gjonbalaj.  
Lexo më shumë