Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/25/2016 4:33:01 PM

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm vazhdon të marrë mbështetje nga BE

Me qëllim të ofrimit të mbështetjes së vazhdueshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka lansuar një projekt afatshkurtër të Binjakëzimit për të siguruar qëndrueshmëri të kapaciteteve operacionale të ZAP-it.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë më tej në përmirësimin e mbikëqyrjes së fondeve publike dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike në Kosovë përmes përkrahjes, transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike.

Ky projekt binjakëzimi është një vazhdim i bashkëpunimit në mes të ZAP dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar. Projekti kap vlerën 250000€ dhe do të realizojë 160 ditë pune aktive sipas planit brenda 6 muajve.

ZAP-it do t'i ofrohet mbështetje në katër komponentë kryesisht në:

  • Praktikat e mira në Auditimin e Rregullsisë - Mbështetje/Mentorim për ekipet e auditimit dhe Departamentin e Mbështetjes në Auditim;
  • Sistemi i Auditimit të TI-së - Mbështetje/Mentorim për auditimin e sistemeve të TI-së dhe ruditorët e rregullsisë;
  • Qëndrueshmëria dhe pronësia - Mbështetje/Këshillim për Auditorin e ri të Përgjithshëm;
  • Qëndrueshmëria dhe pronësia - Zhvillimi i legjislacionit dytësor në përputhje me standardet e auditimit të sektorit publik të pranuara ndërkombtarisht dhe praktikat e mira evropiane.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Grantet e bujqësisë në Komunën e Gjakovës për vitin 2014

Grantet e bujqësisë në Komunën e Gjakovës për vitin 2014

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e auditimit të performancës "Grantet e bujqësisë në Komunën e Gjakovës për vitin 2014" i cili  trajton rezultatet e arritura nga Komuna e Gjakovës përmes dhënies së granteve në këtë sektor.

Subvencionet dhe grantet janë njëri nga instrumentet kryesore që aplikon Komuna e Gjakovës për arritjen e objektivave zhvillimore në sektorin e bujqësisë,  prandaj administrimi i drejtë i tyre është i një rëndësie të veçantë. Në këtë raport ne jemi fokusuar në rezultatet e arritura përmes dhënies së granteve në këtë sektor, duke vlerësuar nëse komuna ka vendosur objektiva të qarta dhe në përputhje me synimet strategjike, procesin e menaxhimit të granteve, monitorimit dhe raportimit të rezultateve të pritura.

Gjatë viti 2014, Komuna e Gjakovës, ka realizuar grante në vlerë prej 316,786 €.Kriteret e auditimit të vendosura për çdo pyetje audituese paraqesin gjendjen se si duhej të ishte. Ne konkludojmë që Gjakova nuk ka performuar në përputhje të plotë me pritjet/kriteret e vendosura (shih Konkluzionet, f. 13). Ne kemi vënë re se disa aktivitete të procesit të shpërndarjes së granteve kanë shkuar mirë. Megjithatë ky proces është përcjellë me disa mangësi të theksuara të cilat duhet adresuar për të arritur efikasitetin dhe efektivitetin në shpenzimin e parasë publike. Prandaj ne kemi rekomanduar Kryetaren e Komunës së Gjakovës që të sigurojë:

  • Aprovimin me kohë të planit operativ, si dhe vendosja e objektivave në këtë plan të bëhet sipas kritereve SMART1) dhe në përputhje me objektivat strategjike;
  • Informimi i fermerëve lidhur me projektet e granteve të jetë më cilësor duke aplikuar metoda më efektive të informimit të grupit të synuar të fermerëve, duke shpallur konkurse publike transparente për çdo projekt dhe duke i bërë transparente kriteret në bazë të cilave do vlerësohen fermerët;
  • Dizajnimin dhe vendosjen e një sistemi përmes së cilit do të monitorohen, raportohen dhe vlerësohen rezultatet nga grantet; dhe
  • Hartimin e informatave të besueshme, relevante dhe në kohë lidhur me progresin drejt arritjes së objektivave. Kjo do të forconte llogaridhënien e brendshme dhe të jashtme për burimet e përdorura dhe për rezultatet e arritura.

Nga auditimi i kësaj teme  Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka nxjerrë konkluzione,  të cilat janë mjaftë të rëndësishme sa i përket shpenzimit të parasë publike në mënyrë efikase edhe efektive. Aktivitete të caktuara të procesit të shpërndarjes së granteve kanë shkuar mirë. Megjithatë ky proces është përcjellë me disa mangësi të theksuara të cilat duhet adresuar për të arritur efikasitetin dhe efektivitetin në shpenzimin e parasë publike.

_____________________________________________


1) Definimi i kritereve SMART është paraqitur në Shtojcën II.

 

 

Lexo më shumë
ZAP merr pjesë në Analizën Vjetore të Punës për vitin 2015 të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë

ZAP merr pjesë në Analizën Vjetore të Punës për vitin 2015 të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë

Me datën 1 shkurt 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), zhvilloi Analizën Vjetore të Punës së Institucionit për vitin 2015, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Auditori i Përgjithshëm në detyrë Z. Venhari bashkë me 9 punonjës tjerë nga ZAP morën pjesë në punimet e Analizës, ndërsa ai të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti lidhur me “Performancën, aktivitetet, arritjet dhe sfidat e ZAP”.

Z. Venhari ka uruar Kryetarin e KLSH-së, Z. Bujar Leskaj për arritjet e deritanishme të Institucionit të tij, dhe duke e falënderuar për ftesën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy institucioneve tona, ndër të tjera Z. Venhari theksoi për rëndësinë dhe rolin që kanë ZAP dhe KLSH në ndihmën ndaj shteteve tona që të ecet përpara.

“Vetëm përmes besimit dhe profesionalizmit të tjerët mund të mbështeten në punën tonë – prandaj ne kemi investuar shumë dhe kemi zhvilluar një platformë ku përveç tjerash, së fundmi po punojmë shumë në auditimet e performancës, jemi duke kryer auditime në sistemet e prokurimit apo auditime për vlerën e parasë publike në auditim dhe kemi zhvilluar Strategjinë e Përbashkët e cila ka për qëllim ruajtjen e pronësisë vendore dhe qëndrueshmërinë institucionale”- tha ai, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve.

Në panelin e Analizës prezantuan edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bujar Nishani, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Z. Donald Lu, Kryetari i Komisonit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë, Z. Erion Braçe, Prokurori i Përgjithshëm, Z. Adriatik Llalla, Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani, Ministri i Drejtësisë, Z. Ylli Mnjani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Lindita Lati, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, etj.

 

 

Lexo më shumë