Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/1/2016 11:23:30 AM

ZAP merr pjesë në Analizën Vjetore të Punës për vitin 2015 të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë

Me datën 1 shkurt 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), zhvilloi Analizën Vjetore të Punës së Institucionit për vitin 2015, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Auditori i Përgjithshëm në detyrë Z. Venhari bashkë me 9 punonjës tjerë nga ZAP morën pjesë në punimet e Analizës, ndërsa ai të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti lidhur me “Performancën, aktivitetet, arritjet dhe sfidat e ZAP”.

Z. Venhari ka uruar Kryetarin e KLSH-së, Z. Bujar Leskaj për arritjet e deritanishme të Institucionit të tij, dhe duke e falënderuar për ftesën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy institucioneve tona, ndër të tjera Z. Venhari theksoi për rëndësinë dhe rolin që kanë ZAP dhe KLSH në ndihmën ndaj shteteve tona që të ecet përpara.

“Vetëm përmes besimit dhe profesionalizmit të tjerët mund të mbështeten në punën tonë – prandaj ne kemi investuar shumë dhe kemi zhvilluar një platformë ku përveç tjerash, së fundmi po punojmë shumë në auditimet e performancës, jemi duke kryer auditime në sistemet e prokurimit apo auditime për vlerën e parasë publike në auditim dhe kemi zhvilluar Strategjinë e Përbashkët e cila ka për qëllim ruajtjen e pronësisë vendore dhe qëndrueshmërinë institucionale”- tha ai, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve.

Në panelin e Analizës prezantuan edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bujar Nishani, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Z. Donald Lu, Kryetari i Komisonit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë, Z. Erion Braçe, Prokurori i Përgjithshëm, Z. Adriatik Llalla, Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani, Ministri i Drejtësisë, Z. Ylli Mnjani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Lindita Lati, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, etj.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm vazhdon të marrë mbështetje nga BE

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm vazhdon të marrë mbështetje nga BE

Me qëllim të ofrimit të mbështetjes së vazhdueshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka lansuar një projekt afatshkurtër të Binjakëzimit për të siguruar qëndrueshmëri të kapaciteteve operacionale të ZAP-it.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë më tej në përmirësimin e mbikëqyrjes së fondeve publike dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike në Kosovë përmes përkrahjes, transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike.

Ky projekt binjakëzimi është një vazhdim i bashkëpunimit në mes të ZAP dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar. Projekti kap vlerën 250000€ dhe do të realizojë 160 ditë pune aktive sipas planit brenda 6 muajve.

ZAP-it do t'i ofrohet mbështetje në katër komponentë kryesisht në:

  • Praktikat e mira në Auditimin e Rregullsisë - Mbështetje/Mentorim për ekipet e auditimit dhe Departamentin e Mbështetjes në Auditim;
  • Sistemi i Auditimit të TI-së - Mbështetje/Mentorim për auditimin e sistemeve të TI-së dhe ruditorët e rregullsisë;
  • Qëndrueshmëria dhe pronësia - Mbështetje/Këshillim për Auditorin e ri të Përgjithshëm;
  • Qëndrueshmëria dhe pronësia - Zhvillimi i legjislacionit dytësor në përputhje me standardet e auditimit të sektorit publik të pranuara ndërkombtarisht dhe praktikat e mira evropiane.

 

Lexo më shumë
Takimi i Zyrtarëve Ndërlidhës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve

Takimi i Zyrtarëve Ndërlidhës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve

Me datë 3 shkurt 2016, në Sarajevë u mbajt takimi i Zyrtarëve Ndërlidhës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE. Nikoqir të takimit ishin Institucioni Suprem i Auditimit të Bosnje dhe Hercegovinës dhe përveç përfaqësuesve të ISA-ve të vendeve anëtare të Rrjetit, në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Auditorëve dhe Grupi Punues për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim (JWAGAA) si dhe nga përfaqësues të Institucioneve partnere si SIGMA, Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, Zyra e Auditimit të Polonisë, duke dhënë një kontribut mjaft të vlefshëm takimit.

Në takim është diskutuar implementimi i aktiviteteve për vitin 2016 të përcaktuara nga Plani i Punës së Rrjetit të miratuar nga Presidentët e ISA-ve të vendeve anëtare të Rrjetit, aktivitete tjera për tu përmbushur sa i përket auditimeve të rregullsisë, pajtueshmërisë dhe performancës brenda Rrjetit, si dhe mundësitë dhe mekanizma tjera nga Institucionet për t’i implementuar ato.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në këtë takim u përfaqësua nga Zyrtarja Ndërlidhëse, Qëndresa Mulaj.

 

Lexo më shumë