Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/29/2016 3:00:28 PM

Bashkëpunimi ndër-rajonal në Auditimet Paralele të Performancës II

Auditori i Përgjithshëm në detyrë, Z. Venhari, ka marrë pjesë në punimet e takimit hyrës për projektin “Auditimet Paralele të Performancës II” i cili u mbajt me datë 25 shkurt 2016, në Gjykatën Evropiane të Llogarive, në Luksemburg. Ky projekt do të udhëhiqet nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë në bashkëpunim me Grupin Punues për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim dhe Gjykatën Evropiane të  Llogarive.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me veprimet e nevojshme që duhet  të ndërmerren nga Institucionet Supreme të Auditimit, të vendeve respektive pjesëmarrëse në projekt dhe përcaktimin e temës së auditimit, me interes të përbashkët për vendet e rajonit.

Z. Venhari, gjatë takimit ka folur për rëndësinë e auditimit të performancës në transformimin nga kontrolli në një trup auditimi në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit. Çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi mësuar me zhvillimin e auditimit të performancës, dhe se si i kanë përdorur raportet hisedarët tanë.

Më tutje ka prezantuar interesimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm  lidhur me  “Kualitetin e produkteve dhe certifikimi i tyre në raport me tregun Evropian”, si temë e mundshme për auditimin paralel të performancës. Tema tjera me interes për auditim të prezantuara nga të tjerët, gjatë takimit ishin edhe “Tërheqja e Investimeve të huaja, praktika dhe politikat” , “Borxhi Publik”,  si dhe “Politikat dhe praktika në Prokurimin Publik”. Secila nga këto tema është konsideruar e rëndësishme dhe me interes për auditim.

Z. Venhari, ka shprehur gatishmërinë e ZAP-it për të kontribuar, në këtë projekt.

Vende tjera pjesëmarrëse në këtë takim ishin presidentët dhe përfaqësues të institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Suedia Turqia, Bosnia dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Takimi i Zyrtarëve Ndërlidhës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve

Takimi i Zyrtarëve Ndërlidhës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve

Me datë 3 shkurt 2016, në Sarajevë u mbajt takimi i Zyrtarëve Ndërlidhës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE. Nikoqir të takimit ishin Institucioni Suprem i Auditimit të Bosnje dhe Hercegovinës dhe përveç përfaqësuesve të ISA-ve të vendeve anëtare të Rrjetit, në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Auditorëve dhe Grupi Punues për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim (JWAGAA) si dhe nga përfaqësues të Institucioneve partnere si SIGMA, Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, Zyra e Auditimit të Polonisë, duke dhënë një kontribut mjaft të vlefshëm takimit.

Në takim është diskutuar implementimi i aktiviteteve për vitin 2016 të përcaktuara nga Plani i Punës së Rrjetit të miratuar nga Presidentët e ISA-ve të vendeve anëtare të Rrjetit, aktivitete tjera për tu përmbushur sa i përket auditimeve të rregullsisë, pajtueshmërisë dhe performancës brenda Rrjetit, si dhe mundësitë dhe mekanizma tjera nga Institucionet për t’i implementuar ato.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në këtë takim u përfaqësua nga Zyrtarja Ndërlidhëse, Qëndresa Mulaj.

 

Lexo më shumë
Kuvendi i Republikës së Kosovës emëron Auditorin e Përgjithshëm

Kuvendi i Republikës së Kosovës emëron Auditorin e Përgjithshëm

Në seancën e sotme plenare, 30 Mars 2016, Kuvendi i Kosovës ka emëruar z. Besnik Osmanin për  Auditor të Përgjithshëm të Kosovës. Z. Osmani Kuvendit i është propozuar nga Presidentja e Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga.

Pas mbarimit të mandatit më 30 Gusht 2014 si Auditor i Përgjithshëm të Lage Olofsson, kjo detyrë është ushtruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Artan Venhari.

 

Lexo më shumë