Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/30/2016 9:48:50 AM

Kuvendi i Republikës së Kosovës emëron Auditorin e Përgjithshëm

Në seancën e sotme plenare, 30 Mars 2016, Kuvendi i Kosovës ka emëruar z. Besnik Osmanin për  Auditor të Përgjithshëm të Kosovës. Z. Osmani Kuvendit i është propozuar nga Presidentja e Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga.

Pas mbarimit të mandatit më 30 Gusht 2014 si Auditor i Përgjithshëm të Lage Olofsson, kjo detyrë është ushtruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Artan Venhari.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Bashkëpunimi ndër-rajonal në Auditimet Paralele të Performancës II

Bashkëpunimi ndër-rajonal në Auditimet Paralele të Performancës II

Auditori i Përgjithshëm në detyrë, Z. Venhari, ka marrë pjesë në punimet e takimit hyrës për projektin “Auditimet Paralele të Performancës II” i cili u mbajt me datë 25 shkurt 2016, në Gjykatën Evropiane të Llogarive, në Luksemburg. Ky projekt do të udhëhiqet nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë në bashkëpunim me Grupin Punues për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim dhe Gjykatën Evropiane të  Llogarive.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me veprimet e nevojshme që duhet  të ndërmerren nga Institucionet Supreme të Auditimit, të vendeve respektive pjesëmarrëse në projekt dhe përcaktimin e temës së auditimit, me interes të përbashkët për vendet e rajonit.

Z. Venhari, gjatë takimit ka folur për rëndësinë e auditimit të performancës në transformimin nga kontrolli në një trup auditimi në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit. Çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi mësuar me zhvillimin e auditimit të performancës, dhe se si i kanë përdorur raportet hisedarët tanë.

Më tutje ka prezantuar interesimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm  lidhur me  “Kualitetin e produkteve dhe certifikimi i tyre në raport me tregun Evropian”, si temë e mundshme për auditimin paralel të performancës. Tema tjera me interes për auditim të prezantuara nga të tjerët, gjatë takimit ishin edhe “Tërheqja e Investimeve të huaja, praktika dhe politikat” , “Borxhi Publik”,  si dhe “Politikat dhe praktika në Prokurimin Publik”. Secila nga këto tema është konsideruar e rëndësishme dhe me interes për auditim.

Z. Venhari, ka shprehur gatishmërinë e ZAP-it për të kontribuar, në këtë projekt.

Vende tjera pjesëmarrëse në këtë takim ishin presidentët dhe përfaqësues të institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Suedia Turqia, Bosnia dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia.


Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm, Z. Besnik Osmani, ka pranuar detyrën

Auditori i Përgjithshëm, Z. Besnik Osmani, ka pranuar detyrën

Sot në ambientet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Z. Besnik Osmani, ka pranuar detyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës nga Zv. Auditori i Përgjithshëm, Z. Artan Venhari i cili ka ushtruar deri tani këtë detyrë. Në fjalën e tij drejtuar stafit, Auditori i ri i Përgjithshëm,ka shpalosur synimet e tij në arritjen e rezultateve dhe për angazhimin që do të ketë në detyrën e re.

 

Me propozimin e Presidentes, Z. Osmani është emëruar Auditor i Përgjithshëm i Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e mbajtur me datë 30 mars 2016,  dhe ka mandat 5 vjeçar.

 

 

Lexo më shumë