Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/9/2023 10:11:00 AM

PLANI I AKTIVITETEVE PËR 20-VJETORIN E ZKA-SË

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) këtë javë shënon 20-vjetorin e themelimit si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në vendin tonë.

Për të shënuar përvjetorin jubilar ZKA-ja do të mbajë një sërë aktivitetesh si dhe do të mirëpres në Prishtinë drejtuesit më të lartë të Institucioneve Supreme të Auditimit nga vende të ndryshme si nga Portugalia, Turqia, Suedia, Italia, Çekia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, zyrtarë të lartë të SIGMA, si dhe të institucioneve vendore e personalitete të tjera të rëndësishme.

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të ZKA-së, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e saj.

Me rastin e 20-vjetorit të ZKA-së do të zhvillohen këto aktivitete:

E marte 10.10.2023

Punëtoria “Prezantimi i raportit të SIGMA-s për  rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Republikës së Kosovës”

Vendi: Hotel Prishtina, Prishtinë

Ora: 10:00-12:00

E mërkurë 11.10.2023

Seminari “Auditimi i Pajtueshmërisë” i organizuar në kuadër të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për në BE dhe Gjykata Evropiane e Audituesve”.

Vendi: Hotel Prishtina, Prishtinë

Ora: 09:00-16:00

E mërkurë 11.10.2023

Pritja e mirëseardhjes për delegacionet e Institucioneve Supreme të Auditimit

Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Ora: 20:30

E enjte 12.10.2023

Konferenca Tematike “Roli i institucioneve supreme të auditimit në dobi të qytetarëve”

Vendi: Hotel Swiss

Ora:09:30-13:30 (e hapur për media)

Koncert nga Orkestra Filarmonike e Kosovës

Ora: 19:00- 19:45

Vendi: Hotel Swiss

Darka Gala – Shënimi i 20- vjetorit të ZKA

Vendi: Hotel Swiss

Ora: 20:00 – 22:00

E premte 13.10.2023

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, pret në takim ish Auditorët e Përgjithshëm Inga-Britt Ahlenius dhe Lage Olofsson.

Vendi: Zyra Kombëtare e Auditimit

Ora: 10:00

 Për më shumë informata na kontaktoni në numrin: 038 606004 ext 1188

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja pjesë e punimeve të Forumit “WORKING TOGETHER”

ZKA-ja pjesë e punimeve të Forumit “WORKING TOGETHER”

Drejtorët e departamenteve të auditimit, znj. Blerina Krasniqi-Himaj  dhe z. Shkëlqim Xhema përfaqësuan Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në Forumin “WORKING TOGETHER”, mbajtur më 6 tetor 2023 në Bruksel, dedikuar anëtarëve të Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) dhe Konfederatës Evropiane të Instituteve të Auditimit të Brendshëm (ECIIA).

Forumi bashkoi mbi 80 pjesëmarrës nga 17 Institucione Supreme të Auditimit (ISA) dhe anëtarë të ECIIA nga 15 vende evropiane, duke inkurajuar diskutimet për bashkëpunimin midis auditorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë, duke marrë parasysh punën e njëri-tjetrit si dhe duke respektuar pavarësinë.

Konkluzioni i përbashkët ishte se përfitimet e bashkëpunimit ndërmjet njësive të auditimit të brendshëm të sektorit publik dhe Institucioneve Supreme të Auditimit janë të rëndësishme, ndërkohë rreziqet proporcionale janë të njohura, të pranueshme dhe mund të parandalohen apo minimizohen.

Në kuadër të punimeve të Forumit u prezantua edhe raporti i bazuar në konkluzionet e dy pyetësorëve midis anëtarëve të EUROSAI dhe ECIIA  “Marrëdhëniet me palët e interesuara jo-ISA” për të lehtësuar gjuhën e përbashkët dhe mirëkuptimin në mes dy organizatave. Raporti përmban informacione bazuar në reagimet nga 29 ISA dhe 130 njësi të auditimit të brendshëm në 24 vende.

Raporti u realizua në kuadër të projektit të përbashkët EUROSAI – ECII për praktikat e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Auditimit të Brendshëm në sektorin publik në Evropë, i udhëhequr nga Zyra Shtetërore e Auditimit të Letonisë brenda portofolit të Bordit Drejtues EUROSAI.

EUROSAI dhe ECIIA synim të përbashkët kanë lehtësimin e bashkëpunimit në mes dy organizatave, promovimin e roleve të përbashkëta, përdorimin e duhur të standardeve, si dhe lehtësimin e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në mes anëtarëve të tyre.

Lexo më shumë
Prezantohen rezultatet e raportit të SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës

Prezantohen rezultatet e raportit të SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës

Sot në një tryezë pune u bë prezantimi publik i raportit të SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ky prezantim u bë në prani të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkatësisht anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publik dhe Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere;  përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe menaxhmentit të lartë të ZKA-së dhe përfaqësues të SIGMA-s.

Rezultatet dhe rekomandimet e këtij raporti u prezantuan nga ekipi që ka kryer raportin Bianca Brétéché – Zëvendës Udhëheqëse e Programit, SIGMA, Alastair Swarbrick – Këshilltar i Lartë për Politika dhe ish Auditor i Përgjithshëm në Ishujt Kajman si dhe  Inguna Sudraba – Eksperte, ish deputete në Parlamentin e Republikës së Letonisë  dhe ish Auditore e Përgjithshme në Republikën e Letonisë.

Përfaqësuesit e SIGMA-s, fillimisht kanë përgëzuar lidershipin e ZKA-së për guximin dhe iniciativën për t’ju nënshtruar një vlerësimi të tillë, që sipas tyre është i rëndësishëm për ecjen përpara të institucionit. Ata thanë se ZKA-ja në aspektin rajonal qëndron shumë mirë, madje i kalon edhe disa vende anëtare të BE-së sa i përket metodologjisë dhe qasjes së auditimit.

Ata theksuan se në bazë të vlerësimit të kryer në përgjithësi Zyra Kombëtare e Auditimit është duke funksionuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit të INTOSA-it. Ndërsa më pas kanë prezantuar para pjesëmarrësve çështje të cilat ZKA-ja duhet t’i përmirësojë.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se ky rishikim nuk është thjesht një formalitet, por përfaqëson një shtyllë themelore të përkushtimit tonë dhe transparencës maksimale. Duke iu nënshtruar vlerësimit rigoroz të bazuar në standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, ZKA-ja riafirmon përkushtimin për t’i shërbyer interesave të qytetarëve dhe për të promovuar qeverisjen e mirë. Ajo shtoi se rishikimet e kolegëve ofrojnë një këndvështrim të jashtëm të pavarur dhe objektiv i cili ndihmon ZKA-në që të identifikojë fushat për përmirësim dhe të mësojë nga përvojat e të tjerëve.

Po ashtu rezultatet e vlerësimit nga SIGMA do t’i shërbejnë qëllimit tonë të përbashkët për avancimin e cilësisë se punës tonë. “Ne nuk duhet të jemi të vetëkënaqur me arritjet tona aktuale, por duhet ta përdorim këtë raport si një udhëzues për të bërë përmirësime të mëtejshme”, theksoi znj. Spanca.

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, prezantoi planin e veprimit për përmbushjen e rekomandimeve të dhëna në raportin e SIGMA-s për rishikimin dhe vlerësimin e performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ai tha se tashmë disa prej rekomandimeve janë zbatuar dhe të tjerat do të zbatohen sipas afatit kohor të përcaktuar. Madje bëri me dije se disa veprime janë ndërmarrë që nga faza e vetëvlerësimit.

Ndërsa deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Armend Muja, Arta Bajralija, Mirlinda Tishukaj Sadiku dhe Visar Korenica, përgëzuan SIGMA-n për raportin e përgatitur si dhe kërkuan nga ZKA-ja zbatimin e rekomandimeve.

Po ashtu ata vlerësuan punën e deritanishme të ZKA-së e cila ka sjellë rezultate konkrete për vendin dhe qytetarët, me ç’rast u përmenden disa prej auditimeve të performancës të kryera gjatë viteve të fundit.

Megjithatë sipas tyre sfidë vazhdon të mbetet mos zbatimi i rekomandimeve të auditimit. Ata shprehen përkushtimin e tyre për të mbështetur avancimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe ruajtjen e  pavarësisë dhe besueshmërinë e saj.

Edhe z. Johannes Stenbaek Madsen – Udhëheqës i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Prishtinë, vlerësoi lartë raportin e SIGMA-s dhe punën e ZKA-së.

Lexo më shumë