Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/26/2016 3:29:35 PM

Takimi i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të Bashkimit Evropian dhe Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit

Në datat 6 dhe 7 prill 2016, në Riga të Latvisë, është mbajtur takimi i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të BE-së dhe të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit1) (ISA), ku morën pjesë 58 përfaqësues nga 37 Institucione Supreme të Auditimit, duke përfshirë edhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Llogarive dhe SIGMA.

Në datën 6 prill, është mbajtur takimi i Rrjetit, nën kryesimin e Bosnje dhe Hercegovinës, ku u diskutua rreth planit të punës dhe aktiviteteve të përbashkëta që ky rrjet do të organizojë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe përgjatë vitit 2017.

Aktivitete të cilat janë konfirmuar për tu mbajtur gjatë vitit 2016 janë: tryezë e rrumbullakët me temë "Opinioni i Auditimit" për tu organizuar nga ISA-i i Serbisë;  tryezë e rrumbullakët në "Pavarësinë e Institucioneve Supreme të Auditimit", nga ISA-i i Bosnje dhe Hercegovinës; konferencë lidhur me "Marrëdhëniet në mes të ISA dhe Parlamentit", nga ISA-i Turk. Po ashtu është konfirmuar edhe mbajtja e dy punëtorive të para lidhur me projektin e dytë të auditimit paralel të performancës, që do të mbahen në Podgoricë dhe Prishtinë.

Ndërsa aktivitete të parashikuar për tu mbajtur në gjysmën e parë të vitit 2017 janë: punëtori me temë "Roli i  ISA-ve në luftimin e mashtrimit dhe korrupsionit" për tu organizuar nga ISA-i i Shqipërisë dhe disa punëtori lidhur me "Auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë" për të cilat do të vendoset më vonë se nga kush do të organizohen.

Në datën 7 prill, është mbajtur takimi vjetor i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të Bashkimit Evropian, ku është diskutuar për Politikën e BE-së për Energjinë dhe Klimën, sfidat lidhur me Unionin Bankar të BE-së dhe Fondin Evropian për Investime Strategjike. Po ashtu është debatuar për mbështetjen e mundshme për t'ju ofruar ISA-ve të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Në këtë takim ISA - it e vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE, ishin ftuar si vëzhgues.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në takimet e Riga-s është përfaqësuar nga Qëndresa Mulaj, zyrtare ndërlidhëse.

__________________________________________________


1) Rrjeti i Institucioneve Supreme të Auditimit përbëhet nga ISA - të e vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE, dhe mbështetet nga Gjykata Evropiane e Llogarive dhe SIGMA

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Auditori i Përgjithshëm ka pranuar letër urimi nga Samuel Žbogar Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë
Lexo më shumë
30

30

Auditori i Përgjithshëm ka pritur në takim Shkëlzen Sopjanin Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Lexo më shumë