Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/27/2016 2:37:12 PM

Auditori i Përgjithshëm ka pritur në takim Shkëlzen Sopjanin Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur në një takim pune Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Shkëlzen Sopjani.

Gjatë takimit, është nënvizuar përifitimi institucional përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkpunimit.  Me theks të veçantë janë trajtuar përfitimet e procesit të auditimit nga ana e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe janë diskutuar modalitetet e auditimit për shkak të specifikave të veçanta të të dyja institucioneve.

Auditori i Përgjithshëm është zotuar në ofrimin e përvojës dhe ekspertizës për stafin e brendshëm të auditimit dhe krijimin e një pike të rregullt kontaktuese, ndërmjet dy institucioneve, për qëllimet e auditimit.

Në përkrahje të zhvillimit profesional, për auditorët e brendshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,  Auditori i Përgjithshëm ka ofruar mundësinë që të përfshihen në skemën e trajnimeve të brendshme të ZAP-it.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Takimi i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të Bashkimit Evropian dhe Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit

Takimi i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të Bashkimit Evropian dhe Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit

Në datat 6 dhe 7 prill 2016, në Riga të Latvisë, është mbajtur takimi i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të BE-së dhe të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit1) (ISA), ku morën pjesë 58 përfaqësues nga 37 Institucione Supreme të Auditimit, duke përfshirë edhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Llogarive dhe SIGMA.

Në datën 6 prill, është mbajtur takimi i Rrjetit, nën kryesimin e Bosnje dhe Hercegovinës, ku u diskutua rreth planit të punës dhe aktiviteteve të përbashkëta që ky rrjet do të organizojë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe përgjatë vitit 2017.

Aktivitete të cilat janë konfirmuar për tu mbajtur gjatë vitit 2016 janë: tryezë e rrumbullakët me temë "Opinioni i Auditimit" për tu organizuar nga ISA-i i Serbisë;  tryezë e rrumbullakët në "Pavarësinë e Institucioneve Supreme të Auditimit", nga ISA-i i Bosnje dhe Hercegovinës; konferencë lidhur me "Marrëdhëniet në mes të ISA dhe Parlamentit", nga ISA-i Turk. Po ashtu është konfirmuar edhe mbajtja e dy punëtorive të para lidhur me projektin e dytë të auditimit paralel të performancës, që do të mbahen në Podgoricë dhe Prishtinë.

Ndërsa aktivitete të parashikuar për tu mbajtur në gjysmën e parë të vitit 2017 janë: punëtori me temë "Roli i  ISA-ve në luftimin e mashtrimit dhe korrupsionit" për tu organizuar nga ISA-i i Shqipërisë dhe disa punëtori lidhur me "Auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë" për të cilat do të vendoset më vonë se nga kush do të organizohen.

Në datën 7 prill, është mbajtur takimi vjetor i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të Bashkimit Evropian, ku është diskutuar për Politikën e BE-së për Energjinë dhe Klimën, sfidat lidhur me Unionin Bankar të BE-së dhe Fondin Evropian për Investime Strategjike. Po ashtu është debatuar për mbështetjen e mundshme për t'ju ofruar ISA-ve të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Në këtë takim ISA - it e vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE, ishin ftuar si vëzhgues.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në takimet e Riga-s është përfaqësuar nga Qëndresa Mulaj, zyrtare ndërlidhëse.

__________________________________________________


1) Rrjeti i Institucioneve Supreme të Auditimit përbëhet nga ISA - të e vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE, dhe mbështetet nga Gjykata Evropiane e Llogarive dhe SIGMA

 

 

Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm ka pritur në takim z. Bedri Hamza Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Auditori i Përgjithshëm ka pritur në takim z. Bedri Hamza Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur në një takim pune z. Bedri Hamza, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i shoqëruar edhe nga z. Lulzim Ismajli, Zëvendës Guvernator. Me këtë rast është biseduar për nevojën e bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë në realizimin e mandatit të institucioneve përkatëse.

Gjatë takimit, është nënvizuar përfitimi që arrihet përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkëpunimit dhe me theks të veçantë janë diskutuar përfitimet institucionale nga proceset e auditimit për menaxhmentin dhe institucionet e audituara.

Guvernatori Hamza, ka nënvizuar zotimin e tij për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme në përmbushjen e mandatit të Auditorit të Përgjithshëm nga të gjitha aspektet profesionale e institucionale në mënyrë që Kosova të ketë përfitime nga një Zyre e Auditorit të Përgjithshëm profesionale dhe e paanshme në punën e saj.

Me theks të veçante janë trajtuar përfitimet e procesit të auditimit nga ana e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm jo vetëm për subjektet e audituara por edhe në kuptimin ekonomik të vendit.

Auditori i Përgjithshëm në këtë rast e ka informuar Guvernatorin lidhur me objektivat dhe planin e tij të punës si dhe me kapacitetet ekzistuese të Zyrës.

Në përkrahje të zhvillimit profesional bashkëbiseduesit janë pajtuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm e konkret.

 

Lexo më shumë