Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/5/2016 3:59:36 PM

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës merr pjesë në Kongresin e 22-të të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, me bashkëpunëtorë, do të marrin pjesë në Kongresin e 22-të të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ONISA).

ONISA është një organizatë autonome, e pavarur dhe jo-politike me status special konsultativ në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara.

Kongresi i 22-të i ONISA-s do të mbahet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara dhe do t'i zhvilloj punimet nga data 7-11 dhjetor 2016 me temën kryesore: "Si Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit mund të kontribuojë në agjendën e OKB-së deri në 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, qeverisje të mirë dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit?"

Kjo është hera e parë që Zyra Kombëtare e Auditimit merr pjesë në një Kongres të ONISA-s, anëtare e së cilës aspiron të bëhet në të ardhmen.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Zyra Kombëtare e Auditimit bashkëpunon me Qendrën për Fuqitë në Rritje të Universitetit të Kembrixhit, për programin e zhvillimit të kapaciteteve të zyrës
Lexo më shumë
30

30

Paraqitja e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2015 në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës
Lexo më shumë