Paraqitja e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2015 në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës
Fjala e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, z. Besnik Osmani
I nderuar (Nën) Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar Ministra,
Kam kënaqësinë e veçantë të paraqes para Jush Raportin Vjetor të Auditimit për vitin fiskal 2015.
Dëshiroj që fillimisht t'ju shpreh falënderimin tim për besimin që më keni dhënë në Mars të këtij viti, duke më zgjedhur si Auditorin e parë të Përgjithshëm - shtetas të Republikës së Kosovës. Ky fakt e rrit edhe më shumë përgjegjësinë time.
Të nderuar deputetë,
Raporti që po paraqes sot përfshinë opinionin, gjetjet kryesore dhe rekomandimet tona nga puna e kryer nga auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit përgjatë sezonës së auditimit 2015/16.
Opinionet individuale
Raporti përmbledh transaksionet në lidhje me të gjitha aktivitetet e institucioneve, me përjashtim të Bankës Qëndrore të Kosovës, Trustit Pensional të Kosovës, Agjensionit Kosovar të Inteligjencës dhe Radio Televizionit të Kosovës.
Për të përfunduar këtë raport, ne paraprakisht, kemi audituar dhe publikuar 90 raporte të rregullsisë (auditim i pasqyrave vjetore financiare dhe auditim i pajtushmërisë me rregullat përkatëse) dhe 8 raporteve të performancës (rishikim i vlerës për para të arritur nga përdorimi i burimeve).
Gjatë periudhës audituese kemi pasur përkrahje nga Institucionet Supreme të Auditimit të Britanisë së Madhe, të Suedisë dhe të Holandës të cilët kanë ndihmuar ZKA-në për të rritur sigurinë që procesi i auditimit të jetë në pajtueshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit dhe praktikat më të mira audituese.
Në bazë të rezultateve nga puna audituese, na është mundësuar që të japim rekomandime për të promovuar qeverisjen e mirë dhe përmirësuar menaxhimin financiar.
Në këto raporte ne kemi dhënë 91 opinione lidhur me Pasqyrat Vjetore Individuale Financiare, më saktësisht:
- 30 opinione të pakualifikuara;
- 41 opinione të pakualifikuara me theksim të çështjes;
- 6 opinione të kualifikuara me theksim të çështjes;
- 10 opinione të kualifikuara; dhe
- 4 opinione të kundërta.
Në këto raporte kemi vendosur 1237 të gjetura dhe kemi dhënë 1200 rekomandime nga të cilat 863 me prioritet të lartë.
Të nderuar Deputetë, (Rezultatet pozitive)
Fillimisht, do të doja të theksoja disa zhvillime të rëndësishme pozitive që i kemi evidentuar gjatë vitit 2015 në zhvillimin e raportimit financiar dhe menaxhimin e parasë publike, krahasuar me vitin 2014.
Lexo më shumë
- Është evidentuar performancë më e mirë buxhetore si rezultat i ndryshimit të politikave fiskale, aplikimit të rritjes së normës së TVSH-së dhe akcizës për disa produkte të caktuara, si dhe forcimin e kontrollit në menaxhimin e të hyrave,
- Po ashtu, në raport me vitin 2014 janë rritur të hyrat për 16.6%. Rritja ishte rezultat i inkasimit më të lartë të tatimeve, financimit nga huamarrja dhe financimit të njëhershëm nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, si dhe i mbledhjes së të hyrave vetanake.
- Gjatë vitit 2015, Organizatat Buxhetore kanë treguar performancë më të mirë buxhetore në realizimin e pagesave si dhe uljen e obligimeve të papaguara në nivelin lokal.
- Qeveria e Kosovës, ka ndërmarr veprime konkrete për të siguruar regjistrimin e pagesave nga palët e treta në Sistemin Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës dhe prezantimin e drejtë të tyre - edhe pse ende ekzistojnë mospërputhje, megjithatë ka përmirësim të ndjeshëm.
- Qeveria e Kosovës fillimisht, e më pastaj Kuvendi i Kosovës duke miratuar Buxhetin për vitin 2015, kanë keq-klasifikuar në shkallë vendi buxhetimin për mallra e shërbime dhe subvencione e transfere në vlerë prej 23 milion euro duke i trajtuar si investime kapitale. Po, ashtu 2 milion euro të tjera janë keq-klasifikuar nga vet Organizatat Buxhetore - si pasojë e gabimeve dhe aplikimit jo të drejtë të planit kontabël apo përdorimit joadekuat të fondeve në dispozicion, gjatë procesit të ekzekutimit.
- shpalosjeve jo të plota dhe të pasakta të pasurive në regjistrin e pasurisë mbi 1,000 €; si dhe
- për mos-shpalosje të plotë të Llogarive të Arkëtueshme.
- Vonesa në realizimin e projekteve kapitale
- Mos respektimi i kërkesave të Ligjit për Prokurim Publik
- rreth 30% e Njësive të Auditimit të Brendshëm nuk kanë numrin e mjaftueshëm të stafit, ndërsa 9 Organizata Buxhetore nuk kanë themeluar Njësitë e Auditimit të Brendshëm.
- 20% e Organizatave Buxhetore nuk e kanë themeluar Komitetin e Auditimit.
- 54% e rekomandimeve të auditorëve të brendshëm janë implementuar plotësisht, 26% janë në proces të implementimit, ndërsa 20% e rekomandimeve nuk janë implementuar.
