Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/7/2016 12:02:11 PM

Rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Raportin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015

Per 'Rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Raportin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015' klikoni ketu

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Qëndrueshmëria e masave kombëtare për mbrojtjen e mjedisit

Qëndrueshmëria e masave kombëtare për mbrojtjen e mjedisit

Zyra e Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës "Qëndrueshmëria e masave kombëtare për mbrojtjen e mjedisit" Ky auditim ka për qëllim rritjen e interesimit publik për rëndësinë e mjedisit jetësor.

Mjedisi i sigurt jetësor dhe mbrojtja e tij, janë çështje vendimtare për shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomik të vendit. Subjekt i auditimit tonë është qëndrueshmëria e zbatimit efektiv të masave të vendosura në dokumentin e Planit Kombëtar për Veprim në Mjedis. Ne jemi përqendruar në sfidat e implementimit të masave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me rolin udhëheqës që ka ajo në raport me objektivat e përcaktuara në Planin Kombëtar për Veprim në Mjedis. Indikacionet tregojnë se mundësitë dhe kapacitetet aktuale që Kosova ka për t'i adresuar sfidat mjedisore janë të kufizuara dhe duhet qasje sistematike institucionale ndaj këtyre çështjeve. Rekomandimi kryesor i dh?n? n? k?t? auditim dhe cili duhet të përmbushet brenda një viti ?sht?: Të rishikohen masat e përcaktuara në Planin Kombëtar për Veprim në Mjedis mbi një analizë reale, duke përcaktuar objektiva reale dhe të arritshme. Me qëllim të përmirësimit  të mëtejshëm të  kost - efektivitetit të politikave në mbrojtjen e mjedisit, ne kemi dhënë edhe 5 rekomandime tjera për tu adresuar sipas një plani afatmesëm 1-3 vjet (shih kap. 6). Raportin e plotë mund ta lexoni në faqen tonë të internetit: www.zka-rks.org
Lexo më shumë
Përfundon punimet Kongresi i 22-të i ONISA-s në të cilin për herë të parë mori pjesë edhe Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës

Përfundon punimet Kongresi i 22-të i ONISA-s në të cilin për herë të parë mori pjesë edhe Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës

Dr. Harib Saeed Al Amimi dhe Z. Besnik Osmani

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, me bashkëpunëtorë, mori pjesë në punimet e Kongresit të 22-të të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ONISA).  Kongresi i 22-të i ONISA-s u mbajt në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga data 7-11 dhjetor 2016. Tema kryesore e këtij Kongresi ishte: "Si Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit mund të kontribuojë në agjendën e OKB-së 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, qeverisje të mirë dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit?".

Kongresi mori një sërë vendimesh, miratoi plotësim-ndryshimin e një numri standardesh të auditimit, zgjodhi kryetarin dhe anëtarët e Bordit drejtues si dhe miratoi Deklaratën e Abu Dhabit.

Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Osmani ka zhvilluar takime me drejtues të ONISA-s dhe homologë nga vende të ndryshme të botës. Me këtë rast ai takoi kryetarin e ri të Bordit drejtues të ONISA-s Dr. Harib Saeed Al Amimi, i cili është njëkohësisht edhe President i Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sekretaren e përgjithshme të ONISA-s Dr. Margit Kraker, njëkohësisht edhe Presidente e  Gjykatës së Auditorëve të Republikës së Austrisë, anëtarin e Bordit drejtues të ONISA-s, z. Krzysztof Kwiatkowski, njëkohësisht edhe President i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Presidentin e Gjykatës Evropiane të Auditorëve, z. Klaus-Heiner Lehne, ish-Presidentin e Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe Presidentin e Gjykatës së Auditorëve të Portugalisë, z. Vitor Caldeira, Drejtorin e përgjithshëm të Iniciativës për Zhvillim të ONISA-s, z. Einar Gorrissen, Presidentin e Zyrës Shtetërore të Auditimit të Hungarisë z. László Domokos, Kryetarin e Këshillit të Lartë Shtetëror të Shqipërisë, z. Bujar Leskaj, Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm të Suedisë, z. Magnus Lindell.

Gjatë këtyre takimeve z. Osmani ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave specifike bilaterale me organizatat simotra si dhe për përfshirjen e Zyres Kombëtare të Auditimit në aktivitetet e ONISA-s, programet e Iniciativës për Zhvillim të ONISA-s, si dhe projektet e Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Në këto takime, bashkëbiseduesit e z. Osmani kanë treguar një gatishmëri të plotë për të ndihmuar Zyrën Kombëtare të Auditimit që të integrohet në projekte të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e auditimit.

Kjo është hera e parë që Zyra Kombëtare e Auditimit merr pjesë në një Kongres të ONISA-s, anëtare e së cilës aspiron të bëhet në të ardhmen. ONISA është një organizatë autonome, e pavarur dhe jo-politike me status special konsultativ në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqëson 194 institucione supreme të auditimit nga mbarë bota. Sekretariati i përgjithshëm i ONISA-s ka selinë në Vjenë.

 

 

Lexo më shumë