30
Projektet e financuara nga grantet e DEMOS-it janë finalizuar dhe vënë në shërbim të qytetarëve
Lexo më shumë
Ju ftojmë të ndiqni tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”. Tryeza do të mbahet:
Të martën me datën 24 dhjetor 2019 në ora 10:00,
në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,
Lagjja Arbëria, Rr.Ahmet Krasniqi, 210
Prishtinë
Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, shoqëria civile, mediat e organizatat ndërkombëtare. Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Debati do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit. Duke vlerësuar rolin tuaj në këtë tryezë, pjesëmarrja juaj është e mirëpritur.