30
Ftesë për publikun
Lexo më shumë
Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të ndiqni tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Siguria e Ushqimit, rast studimi: produktet e mishit dhe të grurit” Tryeza do të mbahet:
Të enjten me datën 26 dhjetor 2019 në ora 10:00,
në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,
Lagjja Arbëria, Rr. Ahmet Krasniqi, 210
Prishtinë
Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Komuna e Vushtrrisë dhe Gjilanit, shoqëria civile, mediat e organizatat ndërkombëtare. Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Debati do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit. Duke vlerësuar rolin tuaj në këtë tryezë, pjesëmarrja juaj është e mirëpritur.