Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/19/2025 3:31:00 PM

Kosova dhe Shqipëria fillojnë auditimin paralel “Mbrojtja dhe Siguria e Digave”

Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës (ZKA) dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit i Shqipërisë (KLSH) mbajtën sot takim pune në kuadër të auditimit paralel të performancës për mbrojtjen dhe sigurinë e digave në të dyja vendet.

Takimi i mbajtur në ambientet e ZKA-së në Prishtinë synon thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të auditimit dhe shkëmbimin e përvojave për të përmirësuar kontrollin dhe sigurinë e infrastrukturës së digave.

Takimi u hap me fjalët përshëndetëse të Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe të Kryetarit të KLSH-së, Arben Shehu, të cilët theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në auditimet publike.

“Është kënaqësi e veçantë të realizojmë auditimin e tretë paralel me Kontrollin e Lartë të Shtetit, përmes të cilit kemi edhe një mundësi të shkëlqyer për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve tona,” theksoi Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mbesim prezentë dhe të ofrojmë kontributin tonë të mirëfilltë, në ZKA dhe KLSH, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,” u shpreh Kryetari i KLSH-së Arben Shehu.

Më tutje përgjatë takimit, ekipet audituese të ZKA-së dhe KLSH-së prezantuan analizat e tyre për gjendjen e digave në Kosovë dhe Shqipëri, sfidat dhe mundësitë për përmirësim. Diskutimet u fokusuan në planifikimin e auditimit paralel, i cili do të ndihmojë në identifikimin e dobësive dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit mbi sigurinë e digave.

Në takim ishin të pranishëm, nga ana e ZKA-së, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi Morina, Drejtori i Auditimit, Samir Zymberi si dhe Udhëheqësja e Ekipit të auditimit, Alba Keqa. Ndërsa nga ana e KLSH-së të pranishëm ishin Sekretarja e Përgjithshme, Valbona Gaxha, Ardian Myslimaj, Këshilltar, Joana Troqe, Drejtore e Departamentit të Auditimit, dhe Xhesika Xhuveli, Drejtore e Komunikimit.

Ky aktivitet shënon vazhdimin e bashkëpunimit në mes të ZKA-së dhe KLSH-së për të forcuar llogaridhënien dhe transparencën në menaxhimin e resurseve publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme pret në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës

Auditorja e Përgjithshme pret në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës

Në margjinat e bashkëpunimit ndërinstitucional Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, kanë pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj si dhe Drejtorin e Departamentit të Menaxhimit të Ankesave në Inspektoratin Policor Bajram Fetahu.

 

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, me fokus në rritjen e llogaridhënjes dhe përmirësimin e qeverisjes në sektorin publik. Auditorja e Përgjithshme znj. Spanca falenderoi z. Hodaj për gatishmërinë dhe angazhimin në këtë drejtim, ndërsa z. Hodaj vlerësoi punën dhe përkushtimin e Zyres Kombëtare të Auditimit dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të nxitur zbatimin e rekomandimeve dhe forcuar mekanizmat e kontrollit të brendshëm në institucionet publike.  

Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme mirëpret kërkesën për auditimin e programeve të BE-së

Auditorja e Përgjithshme mirëpret kërkesën për auditimin e programeve të BE-së

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, priti në takim znj. Marina Mandac, eksperte nga Agjencia Kroate për Auditimin e Sistemit të Zbatimit të Programeve të BE-së (ARPA), si dhe ekipin nga Zyra e Kryeministrit për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit përgjegjës për koordinimin e zbatimit të Agjendës së Reformave të Kosovës në kuadër të Instrumentit të BE-së për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perendimor për periudhën 2024 - 2027.

Në takim u trajtuan kërkesat e Komisionit Evropian për auditimin e programeve të BE-së, si dhe hapat e nevojshëm për përmbushjen e detyrimeve institucionale të Kosovës në raport me këtë mekanizëm të ri të BE-së.

Duke marrë parasysh se në Kosovë ende nuk është themeluar një institucion përgjegjës për auditimin e programeve të BE-së dhe kërkesave imediate për të adresuar këtë çështje, Auditorja e Përgjithshme u zotua se do t’i shqyrtojë me kujdes kërkesat dhe mundësitë për të marrë përsipër këtë angazhim. 

Instrumenti për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perendimor për periudhën 2024 – 2027, synon të nxisë rritjen ekonomike, forcimin e stabilitetit rajonal dhe përshpejtimin e procesit të aderimit të Kosovës në BE.

Lexo më shumë