Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/12/2025 9:32:00 AM

ZKA mori pjesë në takimin e parë të përbashkët për qëllimet strategjike të EUROSAI 2024-2030

Në datat 5-6 mars 2025, në Bratislavë të Sllovakisë u mbajt takimi i parë i përbashkët i EUROSAI-t për Qëllimet Strategjike 1 dhe 2 me temën “Galeria: Pamje Strategjike 2024-2030”. Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në këtë takim u përfaqësua nga Drejtoresha e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj.

 

Ky aktivitet bashkoi përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar prioritetet strategjike dhe projektet e ardhshme në kuadër të objektivave strategjike të EUROSAI-t.

Punimet e takimit filluan me fjalët hyrëse të presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Sllovakisë, Ľubomír Andrassy dhe presidentit të EUROSAI-t, Matanyahu Englman, të ndjekura nga prezantimet mbi vizionin strategjik të organizatës dhe qëllimet kryesore për vitet e ardhshme.  

 

Përgjatë dy ditëve pjesëmarrësit ndoqën prezantime mbi projekte konkrete, si dhe diskutime mbi zhvillimet e ardhshme. Në kuadër të Galerisë Strategjike u prezantua puna dhe arritjet e grupeve punuese dhe task forcave të EUROSAI-t si dhe u mbajtën sesione interaktive për shkëmbimin e ideve, përspektivat e reja dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet anëtarëve të EUROSAI-t.

 

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe orientimit strategjik të EUROSAI-t për vitet në vijim.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Auditorja e Përgjithshme priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Auditorja e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca priti sot në takim z. Mats Persson dhe znj. Aferdita Smajli Kalaja, Zyrtarë për Politika për Çështje Ligjore dhe Këshillim për Sundimin e Ligjit në Zyrën e BE-së në Kosovë. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët për Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Bashkimin Evropian.

Palët në takim biseduan për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në auditim, të të gjithë shpenzuesve të fondeve publike,  me theks të veçantë auditimi përcjellës i performancës në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, avancimin e mekanizmave të transparencës në menaxhimin e këtyre fondeve si dhe mbështetjen që BE mund t’i ofrojë ZKA-së. Gjithashtu, u theksua rëndësia e auditimeve të pavarura dhe efektive si faktor kyç për forcimin e qeverisjes së mirë dhe integrimit evropian të Kosovës.

Në këtë takim, Auditorja e Përgjithshme u shoqërua nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Bezad Halilaj si dhe Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, znj. Myrvete Gashi Morina.

 

Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon të gëzojë besim të lartë, sipas raportit të Barometrit Ballkanik 2024

Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon të gëzojë besim të lartë, sipas raportit të Barometrit Ballkanik 2024

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka publikuar raportin për Barometrin Ballkanik 2024, ku paraqiten rezultate nga hulumtimi dhe perspektiva e opinionit publik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga rezultatet e prezantuara del se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka ruajtur pozicionin e saj veçanërisht në lidhje me pavarësinë dhe rolin e saj mbikëqyrës duke e bërë qeverinë llogaridhënëse ndaj qytetarëve. Për më shumë, krahasuar me disa nga vendet e rajonit ZKA pozicionohet më lartë.  

Sipas raportit, Shqipëria dhe Kosova janë ndër vendet me besimin më të lartë tek Institucionet Supreme të Auditimit (ISA) në rajon. Raporti thekson se Shqipëria dhe Kosova dalin si liderë në besim, me 53% përkatësisht 47% të të anketuarve që janë pajtuar se ISA-të mund të shqyrtojnë në mënyrë efektive punën e qeverisë.

Raporti gjithashtu thekson se, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet në një pozitë optimiste, me perceptim relativisht pozitiv për ruajtjen e pavarësisë karshi ndikimeve politike.   

Zyra Kombëtare e Auditimit shpreh mirënjohjen e thellë ndaj qytetarëve për besimin ndaj punës se institucionit tonë dhe njëherit zotohet se do të vazhdojë me përkushtim të kryej auditime të pavarura dhe objektive në interes të qytetarëve të vendit.

 

Lexo më shumë