Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/17/2025 11:40:00 AM

Auditorët e ZKA-së përfundojnë me sukses programin “LOTA Pioneers”

Drejtori i Departamentit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), Samir Zymberi, dhe auditorja seniore për Teknologji të Informacionit, Poliksena Berisha, kanë përfunduar me sukses programin dyvjeçar “Pionierët përmes Avancimit të Teknologjisë (LOTA Pioneers)”, të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t.  

Programi LOTA Pioneers synon të zhvillojë agjentë ndryshimi brenda Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA), për t’i ndihmuar ato në përdorimin e teknologjisë në auditim dhe në vlerësimin e mënyrës se si qeveritë aplikojnë teknologjinë në ofrimin e shërbimeve publike. 

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka përgëzuar z. Zymberi dhe znj. Berisha për përfundimin me sukses të këtij programi të rëndësishëm profesional dhe për rolin e tyre udhëheqës në zhvillimin e planeve strategjike dhe realizimin e auditimeve në fushën e teknologjisë së informacionit.   

Pjesëmarrja dhe angazhimi i auditorëve të ZKA-së në “LOTA Pioneers” pasqyron përkushtimin e ZKA-së për të avancuar më tej qasjen teknologjike në auditim dhe për të ndërtuar ekipe profesionale që udhëheqin me njohuri të avancuara në këtë fushë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Znj. Spanca dhe z. Shehu nisin aktivitetet për shënimin e 100- vjetorit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë

Znj. Spanca dhe z. Shehu nisin aktivitetet për shënimin e 100- vjetorit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë

Me ftesë të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu,  Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, së bashku me përfaqësues nga të dy institucionet, zhvilluan një vizitë kulturore në qytetin e Vlorës, që shënon hapjen e aktiviteteve për kremtimin e 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.    

Takimi ndërmjet përfaqësuesve të dy institucioneve dhe vizita në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë u karakterizuan me shpalosjen e historisë se shpalljes se Pavarësisë dhe shtetformimit shqiptar, që shënon njëkohësisht momentin e krijimit te institucioneve shtetërore, zhvillimin e tyre ndër vite dhe rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të financave publike.  

Znj. Spanca përgëzoi homologun e saj dhe KLSH-në për përvjetorin jubilar, duke vlerësuar kontributin njëqindvjeçar të këtij institucioni në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.  

Pjesë e delegacionit të ZKA-së ishin edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm Agron Fetiu dhe Drejtoresha e Departamentit të Auditimit, Blerina Krasniqi.  

Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë u themelua me Statutin Themeltar të Shtetit Shqiptar (Kushtetuta) në vitin 1925. Ndër vite KLSh-ja ka pësuar reformime institucionale por gjithmonë duke ruajtur misionin e vet themelor, garantimin e përdorimit të drejtë dhe efikas të fondeve publike.

Lexo më shumë
Edhe një auditore e ZKA-së certifikohet nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t

Edhe një auditore e ZKA-së certifikohet nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t

Auditorja seniore e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), znj. Arta Kryeziu Qehaja, ka përfunduar me sukses programin ndërkombëtar “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë” (EFA), të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t. Ky program ka për qëllim fuqizimin e agjentëve të ndryshimit brenda Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA), në promovimin e qasjeve gjithëpërfshirëse dhe të barabarta në auditim.

Përmes këtij trajnimi, znj. Kryeziu Qehaja ka kontribuar në zhvillimin e planeve strategjike për auditime që adresojnë çështje të ndërlidhura me barazinë dhe përfshirjen, duke udhëhequr ekipe dhe ndarë përvoja profesionale me kolegë nga vende të ndryshme.

Organizatorët vlerësuan lartë angazhimin e saj dhe mbështetjen institucionale të ZKA-së, duke theksuar se pjesëmarrësit e programit EFA do të luajnë rol kyç në avancimin e praktikave të auditimit dhe në rritjen e vetëdijes institucionale për rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, uroi auditoren seniore për përfundimin e suksesshëm të këtij programi, duke theksuar se kjo arritje dëshmon përkushtimin e ZKA-së për të integruar parimet e barazisë dhe përfshirjes në punën audituese, si dhe për të kontribuar në zhvillimet globale në këtë fushë.

Lexo më shumë