Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/18/2025 3:56:00 PM

Edhe një auditore e ZKA-së certifikohet nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t

Auditorja seniore e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), znj. Arta Kryeziu Qehaja, ka përfunduar me sukses programin ndërkombëtar “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë” (EFA), të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t. Ky program ka për qëllim fuqizimin e agjentëve të ndryshimit brenda Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA), në promovimin e qasjeve gjithëpërfshirëse dhe të barabarta në auditim.

Përmes këtij trajnimi, znj. Kryeziu Qehaja ka kontribuar në zhvillimin e planeve strategjike për auditime që adresojnë çështje të ndërlidhura me barazinë dhe përfshirjen, duke udhëhequr ekipe dhe ndarë përvoja profesionale me kolegë nga vende të ndryshme.

Organizatorët vlerësuan lartë angazhimin e saj dhe mbështetjen institucionale të ZKA-së, duke theksuar se pjesëmarrësit e programit EFA do të luajnë rol kyç në avancimin e praktikave të auditimit dhe në rritjen e vetëdijes institucionale për rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, uroi auditoren seniore për përfundimin e suksesshëm të këtij programi, duke theksuar se kjo arritje dëshmon përkushtimin e ZKA-së për të integruar parimet e barazisë dhe përfshirjes në punën audituese, si dhe për të kontribuar në zhvillimet globale në këtë fushë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorët e ZKA-së përfundojnë me sukses programin “LOTA Pioneers”

Auditorët e ZKA-së përfundojnë me sukses programin “LOTA Pioneers”

Drejtori i Departamentit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), Samir Zymberi, dhe auditorja seniore për Teknologji të Informacionit, Poliksena Berisha, kanë përfunduar me sukses programin dyvjeçar “Pionierët përmes Avancimit të Teknologjisë (LOTA Pioneers)”, të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t.  

Programi LOTA Pioneers synon të zhvillojë agjentë ndryshimi brenda Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA), për t’i ndihmuar ato në përdorimin e teknologjisë në auditim dhe në vlerësimin e mënyrës se si qeveritë aplikojnë teknologjinë në ofrimin e shërbimeve publike. 

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka përgëzuar z. Zymberi dhe znj. Berisha për përfundimin me sukses të këtij programi të rëndësishëm profesional dhe për rolin e tyre udhëheqës në zhvillimin e planeve strategjike dhe realizimin e auditimeve në fushën e teknologjisë së informacionit.   

Pjesëmarrja dhe angazhimi i auditorëve të ZKA-së në “LOTA Pioneers” pasqyron përkushtimin e ZKA-së për të avancuar më tej qasjen teknologjike në auditim dhe për të ndërtuar ekipe profesionale që udhëheqin me njohuri të avancuara në këtë fushë.

Lexo më shumë
Zëvendës Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i Sistemit të Prokurimit Publik në Kosovë”

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i Sistemit të Prokurimit Publik në Kosovë”

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional të enjten u mbajt konferenca “Fuqizimi i Sistemit të Prokurimit Publik në Kosovë”, organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në bashkëpunim me SIGMA/OECD. Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve kyçe që mbikëqyrin prokurimin publik si dhe pati për synim rritjen e bashkëpunimit dhe avancimin e sistemit të prokurimit publik.

 

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, foli për  rolin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) në sigurimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe transparent të prokurimit publik. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të auditimit si dhe nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve.  

 

Z. Halilaj tregoi se shumica e gjetjeve që ZKA-ja evidenton në raportet e auditimit i përkasin fushës së prokurimit publik dhe kjo tregon se ende ka mangësi në të gjitha fazat e procesit. Ai tha se ZKA-ja mbetet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj për të forcuar sistemin e prokurimit publik dhe për të siguruar zbatim më efektiv të ligjit.

 

Në kuadër të punimeve të konferencës u diskutuan praktikat e mira dhe sfidat në këtë fushë, përfshirë përvojën e Komitetit Ndër-Ministror të Prokurimit Publik në Rumani si dhe përmirësimin e cilësisë dhe transparencës në raportimet vjetore.  

Lexo më shumë