Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/1/2025 4:33:00 PM

Auditorja e Përgjithshme priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të martën priti në takim pune Udhëheqësen e Ekipit të  Qeverisjes së Mirë në kuadër të projektit Reforma në Administratën Publike/ Menaxhimi i Financave Publike në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Laura Fallavollita. Takimi u mbajt në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe pati për qëllim informimin e dyanshëm për zhvillimet më të fundit.  

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e njoftoi mysafiren për përfundimin e procesit të auditimit të rregullsisë dhe publikimin e raporteve. Në veçanti u bisedua për trendin e opinioneve të auditimit për organizatat buxhetore në nivel qendror dhe lokal si dhe potencoi rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve nga institucionet publike. Gjithashtu znj. Spanca e njoftoi edhe për auditimin e Raportit Financiar Vjetor të buxhetit të shtetit dhe për çështje të tjera me interes të dyanshëm.  

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe rëndësinë që kanë auditimet në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në institucionet publike.  

Në takim morën pjesë edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Drejtoresha e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në ZKA, Qendresa Mulaj. Ndërsa nga Zyra e BE-së ishin edhe Burbuqe Kelmendi, Menaxhere Projekti/Koordinatore Binjakëzimi dhe Edon Kalludra Menaxher i Projektit.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Ftesë për media: Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca mban konferencë për media
Lexo më shumë
70

70

Auditorja e Përgjithshme prezantoi rezultatet e 96 auditimeve financiare dhe të pajtueshmërisë
Lexo më shumë