Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të premten në konferencë për media prezantoi rezultatet e auditimit për 96 institucione publike për sezonin auditues 2024/2025. Nga 96 raportet e publikuara, 49 janë të nivelit qendror, 38 nivelit lokal si dhe nëntë të ndërmarrjeve publike.
Znj. Spanca theksoi se për 42 institucione publike janë dhënë opinione të pamodifikuara, prej tyre 34 të niveli qendror, shtatë komuna, si dhe një për ndërmarrje publike.
Përderisa, për 50 institucione tjera, Auditorja e Përgjithshme bëri me dije se janë dhënë opinione të kualifikuara, prej tyre 15 të nivelit qendror, 31 komuna si dhe katër për ndërmarrjet publike. Ndërsa, për katër ndërmarrje publike është dhënë opinion i kundërt.
Znj. Spanca tregoi se ZKA-ja përveç opinionit të auditimit ka dhënë edhe konkluzionin e pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret në fuqi, ku për 96 institucione janë dhënë 33 konkluzione të pa modifikuara, 60 konkluzione të modifikuara, si dhe tri konkluzione të kunderta.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, i njoftoi gazetarët se për të gjitha këto auditime janë dhënë gjithsej 765 rekomandime, prej tyre 413 për nivelin lokal, 194 për nivelin qendror, si dhe 158 për ndërmarrjet publike.
“Pavarësisht rekomandimeve të dhëna, rezultatet e auditimit tregojnë se cilësia e raportimit financiar dhe ekzekutimit të buxhetit ende nuk është e mirë. Në raport me vitin e kaluar kjo cilësi është përkeqësuar më tej, sidomos tek niveli lokal ku në vitin 2023 janë dhënë 23 opinione të kualifikuara, përderisa në vitin 2024 janë dhënë 31 opinione të kualifikuara për komuna”, deklaroi znj. Spanca.
Fjala e plotë e Auditores së Përgjithshme në konferencën për media:
Të nderuara media,
Të nderuar qytetarë,
Duke u kujdesur që të siguroj përmbushjen e parimeve bazë të funksionimit të Institucionit Suprem të Auditimit, atë të “transparencës dhe llogaridhënies”, e kam ftuar këtë konferencë për media sot, për të sjellë para jush informacionet e fundit të rezultateve të auditimit për sezonin auditues 2024-2025.
Por, fillimisht më lejoni të shpreh falënderimin tim të sinqertë për angazhimin tuaj me mjaftë përkushtim dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm, e veçanërisht atë që dëshmuat që nga fillimi i këtij qershori, për të prezantuar në nivel të lartë, korrekt dhe mjaftë gjithëpërfshirës rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të publikuara kohëve të fundit, por edhe më herët. Në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme, ku Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar, ju keni qenë zëri ynë i fuqishëm, duke publikuar 195 artikuj që kanë ndriçuar në mënyrë të detajuar rezultatet tona rreth menaxhimit të parasë publike.
Ashtu siç ju kemi informuar në konferencën paraprake për media për këtë vit, në planin auditues kemi planifikuar kryerjen e gjithsej 139 auditime të llojeve të ndryshme, si: financiare, pajtueshmërisë, performancës dhe teknologjisë së informacionit.
Ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit përcakton se në baza vjetore kemi obligim që deri me 30 qershor të përfundojmë auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë për të gjitha Organizatat Buxhetore (OB) gjithsej 96 sosh. Sot, ju informoj se kemi arritur që brenda këtij afati t’i realizojmë auditimet dhe publikojmë raportet për të gjitha OB-të.
Nga 96 raportet e publikuara, 49 janë të nivelit qendror, 38 nivelit lokal/komuna si dhe nëntë (9) të ndërmarrjeve publike.
Në këto raporte janë dhënë 42 opinione të pamodifikuara – të pastra (34 të niveli qendror, shtatë (7) të ai lokal, si dhe një (1) për Ndërmarrje Publike - Telekomi).
Po ashtu janë dhënë 50 opinione të kualifikuara – jo të mira (15 niveli qendror, 31 komuna si dhe katër (4) për NP), si dhe katër (4) NP kanë opinion të kundërt – Trepça, KRU Hidrodrini, NP Uniteti – Mitrovicë dhe Termokosi.
Përveç, opinionit të auditimit për Pasqyra Financiare Vjetore, Zyra Kombëtare e Auditimit, ka dhënë edhe konkluzionin në lidhje me pajtueshmërinë me autoritetin (ligjet dhe rregulloret), duke vlerësuar nëse procesi i ekzekutimit të buxhetit ka qenë në të gjitha aspektet materiale, në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditimit që burojnë nga legjislacioni i zbatueshëm për subjektin e audituar.
Duhet theksohet se për 96 institucione janë dhënë 33 konkluzione të pa modifikuara të pajtueshmerisë (të pastërta), prej tyre 32 janë në nivel qendror dhe një (1) në nivel lokal (Komuna e Mamushës).
Ndërsa janë dhënë 60 konkluzione të modifikuara – jo të mira, prej tyre 17 në nivel qendror, 35 në nivel lokal dhe tetë (8) në ndërmarrje publike.
Më duhet të theksoj se kemi dhënë edhe tri (3) konkluzione të kunderta (Komuna e Prishtinës, Malishevës dhe NP Trepça).
Për të gjitha këto auditime kemi dhënë gjithsej 765 rekomandime. Prej tyre, numri më i madh është dhënë për nivelin lokal 413 rekomandime, për nivelin qendror 194, si dhe për Ndërmarrje Publike janë dhënë 158 sosh.
Vlen të theksohet se nga numri i përgjithshëm i rekomandimeve, 366 prej tyre janë të reja, 353 jenë rekomandime të përsëritura, si dhe 46 janë rekomandime pjesërisht të përsëritura.
Pavarësisht rekomandimeve të dhëna, komunikimeve të vazhdueshme me të gjitha nivelet e organizatave buxhetore të audituara, pastaj mbajtjes së takimit me Kryetarët e komunave, me DEMOS, OSBE, rezultatet e auditimit tregojnë se; cilësia e raportimit financiar dhe ekzekutimit të buxhetit ende nuk është e mirë. Në raport me vitin e kaluar kjo cilësi është përkeqësuar më tej, sidomos tek niveli lokal ku në vitin 2023 janë dhënë 23 opinione të kualifikuara, përderisa në vitin 2024 janë dhënë 31 opinione të kualifikuara për komuna.
Testimet tona të auditimit kanë nxjerrë në pah çështje të ndryshme, ndër të cilat ato më kryesore që kanë ndikuar në dhënien e opinionit të kualifikuar (jo të mirë) të auditimit për vitin 2024 për Nivelin Qendror janë:
Ndërsa çështjet kryesore dhe sistematike që nuk ishin në pajtueshmëri me ligjin në nivelin qendror ishin tek investimet kapitale dhe subvencionet.
Tek investimet kapitale, po i përmendi disa:
Në kategorinë e subvencioneve dhe transferëve kanë ndikuar:
Mangësi të tjera të rëndësishme, po ashtu janë:
Përveç çështjeve të prezantuara më lartë, OB kanë bërë edhe disa hapa pozitiv sa i përket regjistrave të pasurisë, ku vlen të përmendet, bazuar në rekomandimin e dhënë nga ZKA, MBPZHR, ka nënshkruar kontratë për vlerësimin financiar të pronave dhe aseteve të paluajtshme të Institutit Bujqësor të Kosovës dhe se si rezultat i kësaj 123 prona janë regjistruar.
Të nderuara media,
Në nivelin lokal, ZKA ka audituar 38 komuna dhe një ndër faktorët kyç që ka ndikuar në dhënien e opinioneve të kualifikuara janë mangësitë në regjistrat e pasurive, si dhe keqklasifikimi i shpenzimeve i cili ishte rezultat i zbatimit të kontratës kolektive.
Duhet theksuar se pasojat e kontratës kolektive viteve të fundit po reflektohen, jo vetëm në shpenzimin e buxhetit dhe kostot shtesë gjyqësore dhe përmbarimore, por po ndikojnë edhe në modifikimin e opinioneve të komunave.
Në 14 komuna, keqklasifikimi ka qenë faktor përcaktues në kualifikimin e opinionit të auditimit.
Totali i shpenzimeve përmes vendimeve gjyqësore/përmbarimore në nivel lokal ishte rreth 85 milionë euro, ku prej tyre rreth 80% rrjedhin nga kontrata kolektive.
Ndërsa, çështjet kryesore dhe sistematike që kanë të bëjnë me papajtueshmërinë me ligjet dhe rregulloret, janë:
Vlen të theksohet se komunat ku janë evidentuar çështjet e shumta të mos pajtueshmërisë janë: Komuna e Prishtinës, Malishevës, Prizrenit, Suharekës, Graçanicës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Pejës, Vushtrrisë, Gjilanit, etj.
Për shkak të konkluzioneve të kundërta të dhëna, para jush po shpalos disa nga gjetjet kryesore të Komunës së Prishtinës dhe Malishevës.
v Siç edhe ju keni raportuar më herët, nëKomunën e Prishtinës kemi vërejtur:
Ø Aplikim i procedurave të prokurimit me negocim nuk është bërë në përputhje me Ligjin për prokurim publik (LPP) në tri raste, si:
Ø Kontraktimi dhe pagesat në formë të paradhënies në kundërshtim me Ligjin e prokurimit dhe Ligjin e buxhetit - Komuna ka hyrë në marrëveshje kontraktuale me UNDP-në për të realizuar projektet:
1. Ndërtimi i Sallës multifunksionale (Tulltorja); dhe
2. Sallës koncertale të ish objekti i Gërmisë.
Këto projekte janë planifikuar të përfundojnë me 31 gusht të vitit 2025. Komuna, në kundërvlerë të projektit i ka transferuar në formë parapagimi vlerën financiare prej 5,120,000€. Përderisa, sipas një raporti të progresit të UNDP-së, kjo e fundit do të participonte me vetëm 100,000€, vlerë e cila nuk ishte e përfshirë fare në marrëveshje. Për më tepër, menaxhimi dhe përgjegjësia e zbatimit të procedurave të prokurimit i ishte ngarkuar UNDP-së.
Kjo marrëveshje, ishte në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik dhe Ligjin e Buxhetit për vitin 2024 për shkak se Komuna kishte deleguar të gjitha përgjegjësitë për zhvillimin e procedurave të prokurimit tek UNDP, por edhe kishte transferuar në formë të parapagimit të gjitha fondet tek UNDP. Për më tepër, transferimi i fondeve ishte zhvilluar në mungesë të raporteve të pranimit të furnizimeve, punëve dhe shërbimeve në vlerë të përgjithshme prej 5,120,000€.
Ø Ndryshimet buxhetore për projekte kapitale pa aprovimin e Kuvendit Komunal-kemi vërejtur në 17 pagesa të investimeve kapitale, me vlerë totale 3,400,807€ për të cilat fondet janë marrë nga projekte të tjera të aprovuara me ligjin e buxhetit.
Për dallim nga viti i kaluar, edhe Komuna e Malishevës ka mospajtueshmëri të shumta me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Ø Komuna kishte hyrë në obligime kontraktuale në mungesë të fondeve të mjaftueshme në katër kontrata, me ç’rast vlera e obligimeve kontraktuale pa mbulesë ishte 1,102,644 euro.
Ø Po ashtu Komuna ka pasur edhe shmangie të procedurave të prokurimit duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi në vlerë 52,360 euro me Organizatën Jo Qeveritare "Agjencioni i Zhvillimit Rajonal – Jugor" nga e cila nuk mund të matej dhe dokumentohej përftimi i komunës.
Ø Tjetër çështje që duhet të theksohet është se në tri kontrata kornizë ishte bërë tejkalimi i vlerës së përgjithshme të kontraktuar për 195,890 euro dhe në nëntë pozicione ishin tejkaluar përqindjet e peshëve të përcaktuar në dosje të tenderit/kontratë, që kishin rezultuar me shpenzime shtesë.
Ndërmarrjet Publike:
Të nderuara media,
Përveç auditimeve në nivel qendror dhe lokal, kemi kryer edhe auditimin e nëntë (9) Ndërmarrjeve Publike.
Arsyet e dhënies së opinionit të kundërt dhe të kualifikuar për këto NP janë:
Ndërsa çështjet kryesor që kanë ndikuar në konkluzione të pajtueshmërisë janë:
Një gjendje më e rënduar është vërejtur tek Ndërmarrja Publike “Trepça”, ku do i theksoj disa çështje kryesor që kanë ndikuar në konkluzionin e kundërt të pajtueshmërisë si:
Performanca
Përveç auditimeve financiare dhe pajtueshmërisë, ZKA deri më tani ka publikuar edhe katër (4) auditime të performancës si:
Ndërsa priten të publikohen edhe nëntë (9) raporte të performancës deri në fund të gushtit të cilat janë:
Adresimi i rasteve në Prokurori
Të nderuar media,
Deri në muajin qershor 2025, për sezonën e auditimit 2024/2025, Zyra Kombëtare e Auditimit ka drejtuar informacion në Prokurorinë e Shtetit për gjithsej 11 raste, që lidhen me parregullsi të evidentuara në kuadër të raporteve të auditimit të performancës.
Për raportet e tjera të publikuara jemi në proces të analizës për identifikimin dhe adresimin e çështjeve me elemente të mundshme të veprave penale për këtë sezonë audituese, për të cilat do të njoftoheni në konferencat e ardhshme.
Të nderuara media,
Krejt në fund, dëshiroj të ftojë kryesuesit e institucioneve publike që rekomandimet e dhëna t’i pranojnë si një kontribut serioz me qëllim kryesor përmirësimin e proceseve, aktiviteteve dhe operacioneve të organizatave të tyre.
Kjo padyshim se do të ndikojë në përmirësimin e përgjithshëm të menaxhimit më të mirë të parasë publike dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara.
Unë si Auditore e Përgjithshme zotohem se Zyra Kombëtare e Auditimit në përputhje me mandatin e përcaktuar kushtetues dhe ligjor do të jetë e gatshme të ndihmojë në adresimin sa më efikas të rekomandimeve të dhëna në të mirë të interesit publik.
Ju faleminderit!