Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/2/2023 9:27:45 PM

Përfaqësueset e ZKA-së marrin pjesë në Samitin e Burimeve Njerëzore “Power to HR”

Punonjëset e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) përkatësisht të Divizionit të Burimeve Njerëzore, Dafina Strana Ujkani, Ardita Gashi Bllaca dhe Leonora Krasniqi Jashari, kanë ndjekur punimet njëditore të Samitit të Burimeve Njerëzore “Power to HR” që është mbajtur për herë të parë në Kosovë. Në këtë samit janë trajtuar tema të rëndësishme si “Rekrutimi i punonjësve; Paraqitja/reklamimi i kompanisë për të tërhequr punonjës të ri si dhe Strategjitë/politikat e organizatës për të mos ju larguar stafi”. Për rëndësinë dhe rolin e këtyre temave para të pranishmëve kanë prezantuar ekspertë, Anne Morrison nga BBC Academy, Serdzan Arnautovic nga META, si dhe Hava Maloku nga Linkedin. Fokusi i përgjithshëm i diskutimeve të samitit ka qenë tek njeriu, roli dhe rëndësia e tij në zhvillimin e institucioneve, strategjitë për të rekrutuar dhe mbajtur stafin profesional dhe të talentuar si dhe rëndësia e përkrahjes nga punëdhënësi për punonjësit në arritjen e objektivave dhe promovimi për imazh të mirë në publik. Për Zyrën Kombëtare të Auditimit, kjo ngjarje ishte një mundësi e mirë që përveç ofrimit të njohurive dhe përvojave të institucionit tonë, ishte edhe përfitimi i eksperiencave të reja nga perspektivë tjetër që do të ndihmojë, jo vetëm në menaxhim sa më të mirë të këtyre burime, por edhe në qasje më të avansuar të auditimit të kësaj fushe. Prezantimi ka qenë interaktiv si dhe diskutimet janë zhvilluar në kuadër të dy paneleve nga ekspertë të burimeve njerëzore. Pjesëmarrës të këtij samiti kanë qenë kryesisht punonjës të burimeve njerëzore, ndërmarrës, pronarë të bizneseve, etj.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja dhe KLSH-ja vazhdojnë shkëmbimin e përvojave lidhur me auditimin paralel në fushën e teknologjisë së informacionit

ZKA-ja dhe KLSH-ja vazhdojnë shkëmbimin e përvojave lidhur me auditimin paralel në fushën e teknologjisë së informacionit

Në vijim të aktiviteteve në kuadër të auditimit paralel të Teknologjisë së Informacionit për sistemet e informacionit të ujësjellësit në Tiranë dhe Prishtinë, me datë 20 dhe 21 shkurt në Prishtinë është mbajtur puntoria e radhës. Ekipet e auditimit nga të dyja institucionet kanë prezantuar rezultatet e fazës së ekzekutimit të auditimit dhe përmbajtjen e draft raporteve individuale të auditimit,  lidhur me auditimin paralel që është duke u zhvilluar, si dhe kanë diskutuar për fazat vijuese të këtij procesi të auditimit në mes të KLSH-së dhe ZKA-së. Në kuadër të kësaj vizite është realizuar edhe një vizitë pune në  Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina. Në takim u prezantuan aktivitetet lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm përfshirë sfidat dhe vështirësitë si dhe projektet specifike zhvillimore veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit, etj. Digjitalizimi i proceseve, siguria dhe kontrolli i informacioneve ishte tema kryesore e diskutimit. Po ashtu, auditorët nga të dyja vendet kanë vizituar edhe Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj për t’ua prezantuar për së afërmi funksionimin, sistemet dhe proceset teknologjike të trajtimit të ujit. Punëtoria është përmbyllur me dakordimin për planin e aktiviteteve të ardhshme deri në përmbylljen e auditimit paralel për sistemet e informacionit të ujësjellësve në të dy vendet.
Lexo më shumë
Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe për auditimin e përbashkët të performancës “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave në zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”

Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe për auditimin e përbashkët të performancës “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave në zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”

Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë se Veriut, Maksim Acevski, Sekretarja e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Valbona Gaxha, si dhe Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, kanë nënshkruar marrëveshjen trepalëshe për realizimin e auditimit të përbashkët të performancës me temën: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave në zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës” për periudhën 2019-2023.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë të premten në një ceremoni zyrtare në Shkup ku të pranishëm kanë qenë drejtues dhe përfaqësues të tri  institucioneve supreme të auditimit dhe nga UN Women. Bazuar në këtë marrëveshje palët kanë rënë dakord të kryejnë auditimin për barazinë gjinore për të verifikuar nëse ka politika dhe masa në zbatim për përfshirjen e grave nga zonat rurale në tregun e punës.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka marrë me prioritet këtë auditim përmes së cilit se bashku do të përçojmë mesazhet kryesore tek institucionet përgjegjëse dhe palët e tjera të interesit. Znj. Spanca ka thënë se bashkëpunimi trepalësh është i shumëfishtë si dhe ka për synim rritjen e ndikimi të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) në menaxhimin e mirë të parasë publike.

“Ata që administrojnë paranë publike shpesh fokusohen tek zonat urbane duke favorizuar  grupe të ndryshme të interesit dhe harrojnë disa grupe zëri i të cilave nuk dëgjohet. Prandaj ISA-të duhet të jenë zëri i tyre për tu kujdesur se paraja  publike po  shpërndahet njëjtë si për burra ashtu edhe për gra. Koha po tregon se bashkëpunimi është mënyra e vetme për të siguruar se ndikimi i ISA-ve do të jetë në të mirë të qytetarëve”, është shprehur ajo. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka vlerësuar se shkëmbimi i informacioneve midis njëra-tjetrës duke zhvilluar auditime të përbashkëta zgjeron horizontin tonë të njohurive dhe gjithashtu, kjo hap perspektivë të re në menaxhimin e fondeve publike. Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë se Veriut, Maksim Acevski, ka thënë se me këtë aktivitet të përbashkët besojmë se do të arrijmë t’i çojmë gjërat drejt krijimit të një jete të denjë, përmirësimit të kushteve ekonomike dhe përfshirjes së grave nga zonat rurale në tregun e punës. Edhe Sekretarja e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Valbona Gaxha, ka theksuar se rëndësinë e këtij auditimi dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për të nxjerrë më të mirën. Ndërsa Ermira Lubani, specialiste e Programit në UN Women, ka deklaruar se ISA-t mund të kontribuojnë në cilësinë gjinore dhe fuqizimin e grave duke kryer auditime të cilat fokusohen tërësisht në çështjet gjinore. Sipas saj, ISA-t kanë një rol udhëheqës për të luajtur, jo vetëm duke i kërkuar qeverive të japin llogari për angazhimet e barazisë gjinore, por edhe në dhënien e një shembulli duke punuar drejt barazisë gjinore në organizatat e tyre dhe duke integruar çështjet gjinore në punën e tyre. Kjo iniciativë është përkrahur nga Un Women në kuadër të kornizës së Programit “Transformative Financing for Gender Equality towards  more Transparent, Inclusive  and Accountable Governance in Western Balkan” i financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë. Në takimin rajonal ndërmjet Institucioneve Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka qenë e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi, drejtoresha e auditimit, Ariana Gjonbalaj si dhe ekipi që do ta kryej auditimin, Ardiana Miftari, Ylfete Osmani dhe Arlinda Mustafa.

Lexo më shumë