Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/21/2023 4:31:37 PM

Auditoret e ZKA-së në programin “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë (EFA)” të Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI

Auditoret e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Arta Kryeziu dhe Krenare Pirana, janë pranuar në pilot programin “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë (EFA)” të Iniciativës për Zhvillim e INTOSAI-t, program ky që ka për qëllim transformimin dhe zhvillimin e një grupi auditorësh nga Institucionet  Supreme të Auditimit (ISA) në agjentë ndryshimi, të cilët do të zhvillojnë një strategji EFA dhe të udhëheqin një auditim EFA në institucionet e tyre përkatëse. Programi në fjalë përfshin 25 auditorë, përkatësisht dy nga çdo Institucion Suprem i Auditimit nga e gjithë bota, me synimin e zgjerimit të njohurive përmes ndarjes së metodologjisë, mjeteve të auditimit si shkëmbimit të përvojave dhe ideve për tema të rëndësishme si varfëria, gjithëpërfshirja gjinore, përkatësia etnike, migrimi, mosha dhe aftësitë e kufizuara dhe ku mund të fokusohet auditimi pilot i EFA-s i kryer nga ndryshimi. IDI do t'u ofrojë arsimim profesional krijuesve të ndryshimit dhe t’i mbështesë ata në zhvillimin e strategjisë së EFA dhe kryerjen e një auditimi EFA në fushën me prioritet të lartë, të vendosur nga institucioni. Planifikohet edhe bashkëpunimi me palët e interesuara brenda dhe jashtë INTOSAI-t për të rritur ndërgjegjësimin mbi rolin e auditimit në përfshirje dhe të ardhme të barabarta. Ndryshuesit e EFA-s do të identifikojnë dhe kryejnë një auditim të performancës ose të përputhshmërisë për barazinë dhe përfshirjen në një zonë me prioritet të lartë të margjinalizimit në kontekstin e tyre kombëtar. Kandidatët që përfundojnë me sukses programin dhe detyrat e strategjisë dhe auditimit do të pajisen me diplomë “Ndryshues i EFA të IDI-së” dhe do të bëhen pjesë e një rrjeti alumni. Gjithashtu të diplomuarit e grupit të parë të ndryshuesve të EFA do të jenë anëtarë themelues të rrjetit. Drejtuesve të ISA-ve dhe palëve të interesuara do t'u kërkohet të veprojnë si ambasadorë të EFA-s për të mbrojtur kauzën e auditimit për të ardhme të barabarta në komunitetin e ISA-së dhe për të theksuar rolin dhe kontributin e tyre përmes auditimeve për barazi.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zyra Kombëtare e Auditimit zbaton suksesshëm planin e trajnimeve për muajin shtator

Zyra Kombëtare e Auditimit zbaton suksesshëm planin e trajnimeve për muajin shtator

Punonjësit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) janë duke ndjekur një plan intensiv të trajnimeve të brendshme dhe të jashtme për adresimin e nevojave dhe kërkesave të stafit për zhvillim profesional në fusha specifike, zgjerim të njohurive  dhe mundësi eksplorimi të praktikave të reja për të kryer punën në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me standardet  ndërkombëtare të auditimit. Zbatimi i këtij plani nisi me trajnimin mbi E-Pasurinë, nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit. Punonjësit e ZKA-së ndoqën edhe trajnimet mbi Identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve nëpërmjet njohjes së entitetit dhe mjedisit të tij, Procesi i Auditimit në ZKA, Korniza Ligjore në ZKA, Auditimet Investigative dhe Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga perspektiva e auditimit. Trajnimet vazhdojnë të mbahen me sukses edhe gjatë kësaj jave mbi temat: Punëtoria praktike hyrëse për Auditimin e Pajtueshmërisë, nën udhëheqjen e ekpertëve nga KPMG, Lidershipi dhe aftësitë e buta, si dhe Trajnimi për auditorët e performancës, udhëhequr nga ekspertët dhe trajnerët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë në kuadër të projektit të bashkëpunimit bilateral “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”. Ndërsa deri në fund të muajit shtator punonjësit e ZKA-së do t’i ndjekin edhe trajnimet e tjera të planifikuara, siç janë: Vlerësimi i gabimit, Mostrimi në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë, Përdorimi i punës së Auditimit të brendshëm SNISA 610, Zhvillimi i njohurive tek procedurat substanciale edhe të pajutueshmërisë/programet e komponentëve sa i përket përshkrimit të procedurave të testeve dhe qëllimin e testeve, Korniza e Deklaratave Profesionale të Auditimit dhe ndryshimet, Procesi i auditimit në softuerin SITA, Prezantimi i Planit Kontabël të Përditësuar dhe Udhëzuesit e Planit Kontabël, Prezantimi i rezultateve të  vetëvlerësimit të performancës së ZKA -  SAI PMF, Sfidat gjatë procesit të auditimit në SITA, si dhe Aktivitetet e para angazhimit  - Vlerësimi i pranueshmërisë së Kornizës së Raportimit Financiar të zbatueshme.
Lexo më shumë
Auditorët nga ZKA certifikohen në programin “Edukimi Profesional për Auditorë (PESA-P)”

Auditorët nga ZKA certifikohen në programin “Edukimi Profesional për Auditorë (PESA-P)”

Duke qenë pjesë aktive e programeve të ndryshme ndërkombëtare për arsimim dhe zhvillim të kapaciteteve audituese, së fundmi auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës treguan rezultate të kënaqshme në kuadër të procesit të vlerësimit dhe certifikimit në programin për Edukim Profesional për Institucionet Supreme të Auditimit (PESA-P). Samir Zymberi, Drejtor i Departamentit të Auditimit dhe Armin Bushati, Udhëheqës i ekipit të auditimit me sukses të plotë përfunduan programin “Edukimi Profesional për Auditorë (PESA-P)” të Iniciativës për Zhvillim e INTOSAI-t dhe u certifikuan si  “Auditorë të Certifikuar nga IDI”. Ndarja e certifikatave është bërë të martën në një ceremoni të veçantë, organizuar nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. Më këtë rast, znj. Spanca përgëzoi auditorët për sukseset e arritura, duke thënë se ky certifikim është i rëndësisë se veçantë për Zyrën sepse avancon nivelin e profesionalizmit dhe cilësinë e punës sonë. Ajo shtoi se “ZKA-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe avancimin e stafit përmes programeve të tilla ndërkombëtare”. Programi PESA-P ka për qëllim ofrimin e mundësive të zhvillimit të aftësive profesionale dhe të menaxhimit, për të mbështetur zbatimin e plotë të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit në punën e përditshme në Institucionet Supreme të Auditimit. Kjo mundëson ngritjen e aftësive në menaxhimin e zhvillimit profesional dhe të planit zhvillimor të auditorëve në ZKA. Auditorët e certifikuar nga IDI janë ftuar të jenë pjesë e programeve të IDI për zhvillim profesional. Në kuadër të këtij programi pjesëmarrësit ndoqën aktivitete të detyrueshme, duke përfshirë edukimin dixhital të zhvillimit profesional të mbikëqyrur nga trajnerët. Pjesëmarrësit i janë nënshtruar procesit rigoroz të vlerësimit dhe certifikimit. Certifikata lëshohet nga Iniciativa për Zhvillim INTOSAI (IDI), organizatë ndërkombëtare me mandat të mbështetjes së Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) në vendet në zhvillim për të ngritur në mënyrë të qëndrueshme performancën dhe kapacitetin e tyre. Aktualisht ky program po ndiqet edhe nga disa auditorë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës.
Lexo më shumë