Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/26/2023 6:08:26 PM

Auditorët nga ZKA certifikohen në programin “Edukimi Profesional për Auditorë (PESA-P)”

Duke qenë pjesë aktive e programeve të ndryshme ndërkombëtare për arsimim dhe zhvillim të kapaciteteve audituese, së fundmi auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës treguan rezultate të kënaqshme në kuadër të procesit të vlerësimit dhe certifikimit në programin për Edukim Profesional për Institucionet Supreme të Auditimit (PESA-P). Samir Zymberi, Drejtor i Departamentit të Auditimit dhe Armin Bushati, Udhëheqës i ekipit të auditimit me sukses të plotë përfunduan programin “Edukimi Profesional për Auditorë (PESA-P)” të Iniciativës për Zhvillim e INTOSAI-t dhe u certifikuan si  “Auditorë të Certifikuar nga IDI”. Ndarja e certifikatave është bërë të martën në një ceremoni të veçantë, organizuar nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. Më këtë rast, znj. Spanca përgëzoi auditorët për sukseset e arritura, duke thënë se ky certifikim është i rëndësisë se veçantë për Zyrën sepse avancon nivelin e profesionalizmit dhe cilësinë e punës sonë. Ajo shtoi se “ZKA-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe avancimin e stafit përmes programeve të tilla ndërkombëtare”. Programi PESA-P ka për qëllim ofrimin e mundësive të zhvillimit të aftësive profesionale dhe të menaxhimit, për të mbështetur zbatimin e plotë të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit në punën e përditshme në Institucionet Supreme të Auditimit. Kjo mundëson ngritjen e aftësive në menaxhimin e zhvillimit profesional dhe të planit zhvillimor të auditorëve në ZKA. Auditorët e certifikuar nga IDI janë ftuar të jenë pjesë e programeve të IDI për zhvillim profesional. Në kuadër të këtij programi pjesëmarrësit ndoqën aktivitete të detyrueshme, duke përfshirë edukimin dixhital të zhvillimit profesional të mbikëqyrur nga trajnerët. Pjesëmarrësit i janë nënshtruar procesit rigoroz të vlerësimit dhe certifikimit. Certifikata lëshohet nga Iniciativa për Zhvillim INTOSAI (IDI), organizatë ndërkombëtare me mandat të mbështetjes së Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) në vendet në zhvillim për të ngritur në mënyrë të qëndrueshme performancën dhe kapacitetin e tyre. Aktualisht ky program po ndiqet edhe nga disa auditorë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditoret e ZKA-së në programin “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë (EFA)” të Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI

Auditoret e ZKA-së në programin “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë (EFA)” të Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI

Auditoret e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Arta Kryeziu dhe Krenare Pirana, janë pranuar në pilot programin “Auditimi i të Ardhmes së Barabartë (EFA)” të Iniciativës për Zhvillim e INTOSAI-t, program ky që ka për qëllim transformimin dhe zhvillimin e një grupi auditorësh nga Institucionet  Supreme të Auditimit (ISA) në agjentë ndryshimi, të cilët do të zhvillojnë një strategji EFA dhe të udhëheqin një auditim EFA në institucionet e tyre përkatëse. Programi në fjalë përfshin 25 auditorë, përkatësisht dy nga çdo Institucion Suprem i Auditimit nga e gjithë bota, me synimin e zgjerimit të njohurive përmes ndarjes së metodologjisë, mjeteve të auditimit si shkëmbimit të përvojave dhe ideve për tema të rëndësishme si varfëria, gjithëpërfshirja gjinore, përkatësia etnike, migrimi, mosha dhe aftësitë e kufizuara dhe ku mund të fokusohet auditimi pilot i EFA-s i kryer nga ndryshimi. IDI do t'u ofrojë arsimim profesional krijuesve të ndryshimit dhe t’i mbështesë ata në zhvillimin e strategjisë së EFA dhe kryerjen e një auditimi EFA në fushën me prioritet të lartë, të vendosur nga institucioni. Planifikohet edhe bashkëpunimi me palët e interesuara brenda dhe jashtë INTOSAI-t për të rritur ndërgjegjësimin mbi rolin e auditimit në përfshirje dhe të ardhme të barabarta. Ndryshuesit e EFA-s do të identifikojnë dhe kryejnë një auditim të performancës ose të përputhshmërisë për barazinë dhe përfshirjen në një zonë me prioritet të lartë të margjinalizimit në kontekstin e tyre kombëtar. Kandidatët që përfundojnë me sukses programin dhe detyrat e strategjisë dhe auditimit do të pajisen me diplomë “Ndryshues i EFA të IDI-së” dhe do të bëhen pjesë e një rrjeti alumni. Gjithashtu të diplomuarit e grupit të parë të ndryshuesve të EFA do të jenë anëtarë themelues të rrjetit. Drejtuesve të ISA-ve dhe palëve të interesuara do t'u kërkohet të veprojnë si ambasadorë të EFA-s për të mbrojtur kauzën e auditimit për të ardhme të barabarta në komunitetin e ISA-së dhe për të theksuar rolin dhe kontributin e tyre përmes auditimeve për barazi.
Lexo më shumë
ZKA-ja merr pjesë në Konferencën mbi Transparencën e Qeverisjes Lokale

ZKA-ja merr pjesë në Konferencën mbi Transparencën e Qeverisjes Lokale

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj dhe Ndihmës Auditori i Përgjithshëm Zukë Zuka, morën pjesë në konferencën “Ndërtimi i Besimit, Forcimi i Komuniteteve: Konferenca mbi Transparencën e Qeverisjes Lokale,” organizuar nga OJQ AKTIV, ku u diskutua për parandalimin e korrupsionit dhe forcimin e transparencës në nivel të vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme në kuadër të katër paneleve diskutuan për temat: “Ndërlidhja e integritetit: Strategjitë për një Kosovë pa korrupsion”; “Qeverisja e pamaskuar: Ndriçimi i transparencës institucionale”, “Nxitja e ndryshimit përmes inovacionit: Eksplorimi i metodave kreative për aktivizmin qytetar dhe strategjitë e angazhimit” si dhe “Dekodimi i Transparencës: Ridefinimi i Narrativës Antikorrupsion të Kosovës”. Në panelin e dytë mbi “Qeverisjen e pamaskuar: Ndriçimi i transparencës institucionale”, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj tha se synimi kryesor i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës është promovimi i llogaridhënies, efektivitetit, efikasitetit dhe transparencës se administratës publike. Ai tha se rezultatet e punës audituese kanë qëllim të ndihmojnë sektorin publik në përmirësimin e qeverisjes dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e Kosovës. “Transparenca dhe llogaridhënia në komuna janë çështje kyçe për një qeverisje të mirë. ZKA-ja përmes auditimeve ofron informacione cilësore mbi përdorimin e fondeve publike, duke ndihmuar kështu entitetet e audituara të përmirësojnë sistemet e tyre të menaxhimit financiar dhe kontrollit përmes rekomandimeve. Në këtë mënyrë, ne rrisim besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luajmë rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe palëve të tjera në rritjen e përgjegjësisë publike”, theksoi z. Halilaj.
Lexo më shumë