Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/3/2022 10:05:00 AM

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtoi Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2022

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, prezantoi në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP), Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2022, i cili përmban përmbledhjen e rezultateve kryesore të punës audituese, duke përfshirë opinionin e auditimit, gjetjet dhe rekomandimet.

Znj. Spanca bëri me dije se për sezonin auditues 2022/2023, ZKA-ja arriti të përmbush planin auditues, duke kryer 123 auditime.

Para deputetëve ajo tregoi se për Pasqyrat Financiare Vjetore të 86 organizata buxhetore janë dhënë 53 opinione të pamodifikuara dhe 33 opinione të modifikuara (të kualifikuara). Përderisa për 11 ndërmarrjet publike të audituara është dhënë një opinion i pamodifikuar dhe 10 opinione të modifikuara (prej tyre shtatë opinione të kualifikuar dhe tri të kundërta).

Po ashtu ZKA-ja ka dhënë konkluzione të pajtueshmërisë me kornizën ligjore dhe sipas rezultateve institucionet publike jo në të gjitha rastet kanë qenë në pajtueshmëri me kornizën ligjore. Mangësitë kryesore janë identifikuar te kategoritë: investimet kapitale,  paga dhe mëditje, subvencionet dhe transfere dhe të hyrat.

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca më tutje i njoftoi deputetët se për Raportin Vjetor Financiar të Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës është dhënë: Opinion i Kualifikuar. Arsyet e kualifikimit të opinionit, kanë qenë për shkak se vlera e gabimeve të identifikuara në pasqyra financiare ka qenë materiale.

Përveç opinionit të auditimit, ZKA-ja vlerësoi edhe çështjet e tjera të përcaktuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si: pajtueshmërinë e deficitit buxhetore me kornizën ligjore, borxhin shtetëror, obligimet e pa paguara dhe ato kontigjente, etj.

Për të vlerësuar nëse fondet publike po shfrytëzohen në mënyrë ekonomike, efikase dhe efektive, ZKA-ja kreu 15 auditime të performancës, të cilat mbulojnë fushat me interes shoqëror, si: ekonomi, shëndetësi, ambient, teknologji të informacionit dhe prokurim publik, etj.

Ndërsa, sa i përket rekomandimeve, në auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë për vitin 2022, ZKA-ja ka dhënë 900 rekomandime. Znj Spanca theksoj se niveli i zbatimit të rekomandimeve nuk është i kënaqshëm.  Për vitin 2021, nga auditimet financiare dhe pajtueshmërisë janë zbatuar vetëm 49%, e që në raport me vitin paraprak (2020) paraqet një ulje prej 1%. Përderisa tek NP, nga 187 rekomandime sa janë dhënë vitin e kaluar, 58% janë zbatuar.

Auditorja e Përgjithshme i njoftoj deputetët se me përfundimin e sezonit auditues 2022/2023, ZKA-ja ka analizuar të gjitha raportet e publikuara të auditimeve të rregullsisë dhe performancës duke evidentuar 51 raste të dyshimit të cilat janë dërguar te Prokurori i Shtetit për analizë dhe hetime të mëtejme. Përveç këtyre 51 rasteve të evidentuara, në Prokurori janë dërguar edhe 2 raporte në tërësi për shkak të çështjeve të ndërlidhura.

Ndërsa Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pasi shpalosi para deputetëve sqarimet e nevojshme në lidhje më rezultatet e Raportit të auditimit, u zotua se në nivel të Qeverisë se Republikës se Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e rekomandimeve.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Përfaqësuesit e ZKA-së, kryetarët e komunave dhe donatorët diskutojnë për rolin dhe rëndësinë e Grantit të Performancës Komunale

Përfaqësuesit e ZKA-së, kryetarët e komunave dhe donatorët diskutojnë për rolin dhe rëndësinë e Grantit të Performancës Komunale

Në datat 29 shtator – 1 tetor 2023 në Durrës u mbajt takimi me kryetarët e komunave i organizuar nga Projekti DEMOS, zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Takimi pati për qëllim diskutimin e çështjeve të rëndësishme duke përfshirë kriteret e kualifikimit për Grantin e Performancës Komunale, treguesit e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale, procedurat për zbatim të projekteve komunale, etj. Në këtë aktivitet Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) u përfaqësua nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm Zukë Zuka, Drejtor i Departamentit të Auditimit Lavdim Maxhuni dhe Udhëheqësja e Ekipit, Laureta Matoshi-Pozhegu.

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, theksoi se Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson lartë përfshirjen e opinionit të auditimit si rezultat final në njërin nga kushtet minimale për kualifikimin dhe vlerësimin e performancës së komunave në programin e Grantit të Performancës. Ai theksoj se kjo ka ndikuar të rritet ndërgjegjësimi i komunave për ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës në shpenzimin e parasë publike. “Për rezultat, cilësia e raportimit financiar është duke u përmirësuar nga viti në vit”, deklaroi z. Halilaj.

Në kuadër të këtij takimi, Zyra Kombëtare e Audimit prezantoi raportin e auditimit të performancës “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021,” realizuar sipas marrëveshjes në mes Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (përmes Projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunale si zbatues).

Auditimi ka vlerësuar funksionimin e sistemit të Grantit të Performancës Komunale për periudhën 2018 – 2021, si dhe nëse menaxhimi i shpenzimeve për projektet kapitale të financuara nga donatorët për vitin fiskal 2021 është bërë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe ka arritur rezultatet e synuara.

Rezultatet e auditimit tregojnë se funksionimi i Grantit të Performancës Komunale  i ndarë në dy burime të financimit ka rezultuar me mangësi dhe se aktivitetet e prokurimit për projektet e financuara nga donatorët gjatë vitit 2021 edhe pse kishin arritur qëllimet, ishin përcjellë me dobësi të ndryshme dhe grupet e margjinalizuara nuk ishin integruar mjaftueshëm në këto nisma.

Lexo më shumë
ZKA-ja pjesë e punimeve të Forumit “WORKING TOGETHER”

ZKA-ja pjesë e punimeve të Forumit “WORKING TOGETHER”

Drejtorët e departamenteve të auditimit, znj. Blerina Krasniqi-Himaj  dhe z. Shkëlqim Xhema përfaqësuan Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në Forumin “WORKING TOGETHER”, mbajtur më 6 tetor 2023 në Bruksel, dedikuar anëtarëve të Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) dhe Konfederatës Evropiane të Instituteve të Auditimit të Brendshëm (ECIIA).

Forumi bashkoi mbi 80 pjesëmarrës nga 17 Institucione Supreme të Auditimit (ISA) dhe anëtarë të ECIIA nga 15 vende evropiane, duke inkurajuar diskutimet për bashkëpunimin midis auditorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë, duke marrë parasysh punën e njëri-tjetrit si dhe duke respektuar pavarësinë.

Konkluzioni i përbashkët ishte se përfitimet e bashkëpunimit ndërmjet njësive të auditimit të brendshëm të sektorit publik dhe Institucioneve Supreme të Auditimit janë të rëndësishme, ndërkohë rreziqet proporcionale janë të njohura, të pranueshme dhe mund të parandalohen apo minimizohen.

Në kuadër të punimeve të Forumit u prezantua edhe raporti i bazuar në konkluzionet e dy pyetësorëve midis anëtarëve të EUROSAI dhe ECIIA  “Marrëdhëniet me palët e interesuara jo-ISA” për të lehtësuar gjuhën e përbashkët dhe mirëkuptimin në mes dy organizatave. Raporti përmban informacione bazuar në reagimet nga 29 ISA dhe 130 njësi të auditimit të brendshëm në 24 vende.

Raporti u realizua në kuadër të projektit të përbashkët EUROSAI – ECII për praktikat e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Auditimit të Brendshëm në sektorin publik në Evropë, i udhëhequr nga Zyra Shtetërore e Auditimit të Letonisë brenda portofolit të Bordit Drejtues EUROSAI.

EUROSAI dhe ECIIA synim të përbashkët kanë lehtësimin e bashkëpunimit në mes dy organizatave, promovimin e roleve të përbashkëta, përdorimin e duhur të standardeve, si dhe lehtësimin e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në mes anëtarëve të tyre.