republika-e-kosoves
Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
Photo
Safet F. Berisha

Safet F. Berisha është emëruar Drejtor i Përgjithshëm nga muaji mars 2023.

Ka më shumë se 28 vite përvojë profesionale. Karrierën e tij në Zyrën Kombëtare të Auditimit e ka filluar  në 2011, si auditor i performancës. Kurse në vitin 2013 është caktuar  udhëheqës i ekipit të auditimit të performancës.

Pas katër viteve, në mars të  2017, është emëruar ushtrues detyre i udhëheqësit të Departamentit Ligjor për Auditim. Ndërsa në vitin 2019 është zgjedhur drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe kundër Mashtrimeve. Larmia e përvojës së punës dhe edukimi akademik i kanë siguruar për të kuptuar rolin e auditimit në shoqëri dhe veçanërisht në luftimin e mashtrimeve, fuqizimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Kontribut të veçantë, interpretues e këshillëdhënës, ka dhënë në procesin e aplikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për anëtarësimin në INTOSAI dhe EUROSAI.

Studimet themelore i kreu në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2009 ka përfunduar studimet pasuniversitare dhe ka marrë titullin “Master i shkencave juridike-financiare”. Po ashtu ka të kryer edhe Provimin e Jurisprudencës.

Përveç gjuhës amtare, flet rrjedhshëm edhe gjuhën kroate, serbe dhe angleze.