Bashkëpunimi me palët e interesit është objektivë e jona strategjike dhe përmes angazhimit me partnerët strategjik, si dhe me palёt e interesit, ne kemi krijuar marrëdhënie konstruktive dhe të mira bashkëpunimi.
Partnerët kryesor strategjik janë:
Zyra Kombëtare e Auditimit është e fokusuar në ruajtjen dhe avancimin e bashkëpunimit me organizata të ndryshme ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit në rajon dhe më gjerë dhe merr pjesë në aktivitete të shumta në fushën e auditimit.
INTOSAI
Zyra Kombëtare e Auditimit, është anëtare me të drejta të plota e INTOSAI – Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit, nga janari 2020. Është pjesëmarrëse dhe ka përfituar nga disa programe të Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI, si dhe Komitetit të INTOSAI-t për zhvillimin e kapaciteteve. Zyra Kombëtare e Auditimit synon pjesëmarrje aktive dhe marrjen e përgjegjësisë profesionale të të qenit anëtar i kësaj organizate.
INTOSAI është organizatë autonome, e pavarur dhe jopolitike dhe ka për qëllim të ofrojë mbështetje për të gjitha Institucionet Supreme të Auditimit; të vendos standardet ndërkombëtare të auditimit për sektorin publik; si dhe të promovoj qeverisjen e mirë dhe të nxis shkëmbimin e njohurive dhe përvojës në mes Institucioneve Supreme të Auditimit. Kjo organizatë ka 195 anëtarë, ndërsa organi më i lartë vendimmarrës i INTOSAI është Kongresi Ndërkombëtar i Institucioneve Supreme të Auditimit (INCOSAI) i cili mbahet një herë në tri vjet. Bordi Drejtues i INTOSAI-t ka 21 anëtarë dhe është përgjegjës të udhëheqë dhe sigurojë mbarëvajtjen e punës së INTOSAI ndërmjet kongreseve. Sekretariati i Përhershëm udhëhiqet nga Auditori i Përgjithshëm i Austrisë, ndërsa INTOSAI selinë e vet e ka në Vjenë në Gjykatën Austriake të Auditimit.
EUROSAI
Zyra Kombëtare e Auditimit është anëtare me të drejta të plota e Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI), nga nëntori 2020. EUROSAI është një nga organizatat regjionale të INTOSAI-t dhe ka 51 anëtarë të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të Evropës. Objektivë e organizatës është të promovojë bashkëpunimin profesional, dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive midis anëtarëve, me qëllim të avancimit të auditimit në sektorin publik. Organizatat tjera rajonale në kuadër të INTOSAI-t janë: OLACEFS, AFROSAI, ARABOSAI, ASOSAI, PASAI dhe CAROSAI.
ZKA –ja ka bashkëpunim të mirë me Institucionet homologe të regjionit përmes Komitetit të Kontaktit dhe Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për anëtarësim në BE.
Me qëllim të shkëmbimit të praktikave të mira dhe përvojës në auditim, ZKA ka rritur bashkëpunimet bilaterale. Ka të lidhura marrëveshje bashkëpunimi me këto ISA:
Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë
Memorandum mirëkuptimi mes ZKA-së dhe Autoritetit të Auditimit në RMV
Institucioni Suprem i Auditimit të Çekisë
Enti Shtetëror i Revizionit të Republikës së Maqedonisë Veriore
Memorandumi i bashkëpunimit ZKA me KRPP
Memorandumi i bashkëpunimit ZKA me DAI Global LLC
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe ZKA-së
Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet ZKA - NjQH të MFPT
Zgjatja e Memorandumit të Mirëkuptimit ZKA-SNAO
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet ZKA dhe Kolegjit AAB
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet ZKA dhe Fakultetit Ekonomik UP
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet ZKA dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ZKA dhe CIPFA
Në përkrahje të zhvillimit të mëtutjeshëm profesional të ZKA-së, me mbështetjen e Zyrës së BE-së dhe partnerëve dhe donatorëve ndërkombëtarë, aktualisht janë duke u zbatuar këto projekte:
Në ngritjen e kapaciteteve profesionale ZKA ka përfituar në vazhdimësi edhe nga programet e internshipit të Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe Zyrës Qeveritare të Auditimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.