republika-e-kosoves
Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.

Zyra Kombëtare e Auditimit është e themeluar me Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës 05/L-055 dhe organizimi i saj është i rregulluar me aktet e brendshme administrative.

Fokusi i menaxhmentit është vendosur në zhvillimin dhe promovimin e kapaciteteteve të personelit përmes vendosjes së politikave dhe proceseve, të cilat promovojnë qeverisjen e përbashkët të bazuara në vlera dhe kontribute.

Dizajnimi i strukturës së organizimit është vendosur që të adresojë kryerjen e llojeve të ndryshme të auditimeve, në pajtim me praktikat e përparuara të botës.

Personeli auditues është trajnuar dhe certifikuar, si dhe me përvojë solide për të adresuar zbatimin e Planit Strategjik dhe Planeve operative të ZKA-së.

Vlerat tona janë pavarësia, profesionalizmi, integriteti dhe transparenca. 

Struktura organizative