republika-e-kosoves
Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
Photo
Emine Fazliu

Emine Fazliu është Ndihmës Auditor i Përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, që nga muaji korrik i vitit 2017.

Ajo ka ushtruar funksionin e drejtorit të auditimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit për një periudhë katërvjeçare, duke udhëhequr departamente, siç janë: Departamenti për Ekonomi dhe Financa; Departamenti për Drejtësi dhe Siguri, si dhe Departamenti për auditimin e Institucioneve Qendrore dhe Ndërkombëtare. Paraprakisht ka punuar si udhëheqëse e ekipit auditues, si dhe si anëtare e ekipit auditues. Në ZKA është punësuar nga viti 2005.

Fazliu është auditore e certifikuar e sektorit publik dhe sektorit privat si dhe anëtare e CIPFA-së. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë (1997-2003).

Ka kryer studimet pasuniversitare në Financa dhe Kontabilitet në Kolegjin ‘Globus’ (2016), duke marrë titullin Master i Arteve në Financa dhe Kontabilitet Internacional. Poashtu, ka kryer një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit për çështje  të cilat kanë të bëjnë me auditim, menaxhim dhe udhëheqje.