republika-e-kosoves
Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
Photo
Qendresë Mulaj

Qendresë Mulaj – është drejtoreshë e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. Është punësuar në Zyrën Kombëtare të Auditimit në vitin 2010, si zyrtare për Komunikim, ndërsa prej atëherë ka mbajtur edhe pozitat si udhëheqëse e Njësisë për Komunikim dhe si shefe e Kabinetit të Auditorit të Përgjithshëm.

Mulaj ka mbi 15 vjet përvojë pune në administratë publike, institucione arsimore dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Mban titullin Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe dhe është duke vijuar studimet postdiplomike në drejtimin Politika Publike dhe Menaxhim. Në vitin 2019 është përzgjedhur në Programin dyvjeçar  “Liderët e Rinj” në Institucionet Supreme të Auditimit të Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI-t. Ka ndjekur trajnime të shumta profesionale në fushën e  menaxhimit, komunikimit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të administratës publike.