republika-e-kosoves
Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
Photo
Zukë Zuka

Zukë Zuka është zgjedhur në pozitën e Ndihmës Auditorit të  Përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit për një mandat pesë vjeçar nga muaji tetor 2022, ndërsa nga muaji dhjetor i vitit 2021 ka qenë ushtrues detyre në këtë pozitë.

Zuka, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës – drejtimi Ekonomia e Ndërmarrjes. Në vazhdën e të arriturave profesionale është certifikuar si auditor për sektorin publik dhe privat. Po ashtu, i certifikuar për Menaxher të Sistemeve të Cilësisë nga Quality Austria.

Ka vazhduar me përditësimet profesionale në ZKA dhe si anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKCAK) dhe the Chartered Institute of Public Finance and Accountancy (CIPFA).

Nga prilli i vitit 2005, është punësuar në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), duke filluar në pozitën e auditorit financiar, Udhëheqës i ekipit auditues, ndërsa nga viti 2010 ka qenë Drejtor i Departamentit të Auditimit.

Ka menaxhuar me proceset e auditimit në ZKA në departamente të nivelit Qendror, Lokal, Institucioneve të pavarura si dhe projekteve të ndryshme të donatorëve (të kontraktuara).

Nga muaji shkurt 2004 – prill 2005, ka punuar në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit në departamentin e financave, si dhe shërbime financiare për projekte në Komisionet qëndrore ndërministrore.

Në fushën e Arsimit, ka qenë i angazhuar profesor për ligjerimin e lëndës së Revizionit (auditimit) në Kolegjin Universum në Prishtinë.

Për 8 vite ka punuar në sektorin privat duke ofruar shërbime të konsulencës financiare përfshirë edhe Pasqyrat Vjetore Financiare.

Ka ndjekur trajnime të shumta profesionale në fushën e kontabilitetit, auditimit financiar, prokurimit, kontrollit buxhetor, Detektim të mashtrimit, të Sistemit të menaxhimit të financave publike, të lidershipit dhe të menaxhimit. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe punëtori vendore dhe ndërkombëtare.