Agron Fetiu është zgjedhur në pozitën e Ndihmësauditorit të Përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit në tetor të vitit 2022.
Para zgjedhjes në këtë pozitë ka qenë drejtor i Departamentit për Sigurimin e Cilësisë në Auditim.
Karrierën në Zyrën Kombëtare të Auditimit e ka filluar në shtator të vitit 2004 si auditor, për të vazhduar më pas në pozitën e udhëheqësit të ekipit të auditimit dhe atë të drejtorit të Departamentit të Auditimit.
Gjatë kësaj periudhe ka menaxhuar proceset e auditimit në kuadër të departamenteve për auditim të institucioneve qendrore, lokale dhe atyre të pavarura.
Është i diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës – drejtimi Ekonomia e Ndërmarrjes si dhe ka përfunduar studimet pasdiplomike në shkurt të vitit 2010 ka fituar gradën – Magjistër i Shkencave të Ekonomisë.
Në vazhdën e të arriturave profesionale është auditor i certifikuar në sektorin publik dhe privat. Po ashtu ka vazhduar me përditësimet profesionale në ZKA dhe si anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKCAK) dhe CEF (Center of Excellence in Finance), the Chartered Institute of Public Finance and Accountancy (CIPFA).
Në fushën e arsimit ka qenë i angazhuar mësimdhënës në Gjimnazin ‘’Jeta e Re’’ në Suharekë dhe ligjërues në Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF).
Ka ndjekur trajnime të shumta profesionale në fushën e kontabilitetit, auditimit financiar, prokurimit publik, menaxhimit financiar dhe kontrollit si dhe sistemet e menaxhimit të financave publike. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe punëtori vendore dhe ndërkombëtare.