Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
Photo
Ramadan Gashi

Ramadan Gashi është zgjedhur në pozitën e Ndihmës Auditorit të Përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit në tetor 2024. Para zgjedhjes në këtë pozitë ka qenë Drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik, Raportim dhe Analiza.

Karrierën profesionale në ZKA e ka filluar në shkurt të vitit 2010  si Auditor për të vazhduar më tutje si  Auditor Specialist, Udhëheqës i Ekipit të Auditimit dhe Drejtor i Departamentit të Auditimit ku ka menaxhuar auditimet e institucioneve të pavarura, nivelit qendrore dhe atij lokal.  

Është i diplomuar në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Filozofik - Departamenti i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Studimet Master (Ma.sc) i ka  përfunduar në Fakultetin Juridik - Drejtimin Financiar në Universitetin e Prishtinës. Ka të përfunduar Provimin e Jurisprudencës.  Është kandidat për doktoratë në Universitetin Bujqësor të Tiranës - Fakultetin e Ekonomisë.

Gjatë karrierës profesionale në ZKA ka fituar një sërë certifikimesh nga institucione vendore e ndërkombëtare, si: Auditor i Certifikuar në sektorin publik (SCAAK), CEF (Center of Excellence in Finance), The Chartered Institute of Public Finance and Accountancy (CIPFA), Menaxhimi i Financave Publike (MF-SCAAK) dhe Akademinë për Qeverisje Lokale (IKQL) etj. Po ashtu, ka ndjekur trajnime profesionale në fushën e kontabilitetit, auditimit financiar, prokurimit publik dhe menaxhimit financiar si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe punëtori vendore dhe ndërkombëtare.

Është trajner i certifikuar në Detektim të Mashtrimit (USAID-IKAP), trajner i modulit për “Dialog Social’’ (MASHT-SBASHK), trajner i modulit për “Udhëheqje në Arsim Para Universitar” (MASHT-SBASHK), trajner për Konsultime Publike (IKAP), trajner për Planifikim dhe Menaxhim Strategjik (IKAP), trajner për Vlerësim Ex-Post të Legjislacionit (IKAP-NDI) si dhe trajner i certifikuar nga EIPA (European Institute of Public Administration).

Në sferën akademike ishte i angazhuar profesor/ligjërues në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Po ashtu është autor dhe bashkautor i disa punimeve shkencore në revista rajonale dhe ndërkombëtare.