Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.

Lajmet

Trajnimi “Auditimi i Jashtëm”

Trajnimi “Auditimi i Jashtëm”

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm u mbajt trajnimi I radhës me temë “Auditimi i Jashtëm” nga Bezad Halilaj, Drejtor në Departamentin e Buxhetit Qendror.

Ky trajnim u mbajt për të gjithë punëtorët në trajnim dhe personat tjerë të fushës relevante në kuadër të zyrës. Temë e bisedimit në trajnim ishte roli i auditimit të jashtëm, llojet e ndryshme të auditimit të jashtëm, standardet ndërkombëtare, procesi i auditimit si dhe marrëdhëniet e auditorëve me organizatat e audituara.

 

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe Agjencia Kundër Korrupsionit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe Agjencia Kundër Korrupsionit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Agjencionin Kundër Korrupsion, duke krijuar kështu raporte të partneritetit dhe bashkëpunimit përmes:

•  realizimit të komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës për të dy institucionet dhe bashkërendimin e punëve ndërmjet tyre;

•  koordinimit të punëve dhe aktiviteteve të përbashkëta; dhe

•  ofrimit të këshillave të ndërsjella në zbulimin e parregullsive financiare që rezultojnë me shkelje korruptive.

Palët nënshkruese të kësaj Marrëveshje pajtohen që të zgjerojnë fushën e bashkëpunimit edhe përmes formave tjera si: trajnime të përbashkëta dhe pjesëmarrje në seminare të përbashkëta.

 

Për Informim tuaj:  Raportet e Auditimit për vitin 2009

Për Informim tuaj: Raportet e Auditimit për vitin 2009

Prej nesër Zyra e Auditorit të Përgjithshëm fillon me publikimin e raporteve të auditimit të pasqyrave financiare për vitin që përfundoi më 31 Dhjetor 2009 për entitete të ndryshme.

Këtë vit është zhvilluar mëtutje qasja e auditimit. Ne kemi adoptuar manualin e ri për auditimin tonë të rregullsisë që është më konform standardeve të auditimit të njohura ndërkombëtarisht.

Sipas qasjes sonë të rishikuar të auditimit, ne ndërmorëm një auditim të parakohshëm përgjatë këtij viti. Auditimi i parakohshëm duhet të kuptohet si një auditim që fillon nga viti fiskal që është nën auditim me qëllim të dhënies së rekomandimeve mbi atë se si:

  •     mund të trajtohen rekomandimet e mëparshme;
  •     të adresohen Pasqyrat Vjetore Financiare; dhe
  •     të adresohen çështjet e menaxhimit financiar gjatë vitit aktual.


Këtë vit ne kemi raportuar konkluzionet dhe rekomandimet tona nga auditimet e parakohshme në Memorandumet e Auditimit, në Janar të vitit 2010.

Përbrenda pak kohe ne do të publikojmë gjithashtu edhe dy auditime të kryera të perfomances.

Për informata të mëtutjeshme, ju lutem kontaktoni:

Ilire Daija-Buza

Tel. 038 2535 121

ilire.daija@oagks.org

ose

Qëndresa Mulaj

Tel. 038 2535 262

qendresa.mulaj@oagks.org

 

Trajnimi “Kontrolla e Brendshme e Financave Publike”

Trajnimi “Kontrolla e Brendshme e Financave Publike”

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm do të mbahet trajnimi i radhës me temë “Kontrolla e Brendshme e Financave Publike” nga Christine Boyle.

Ky trajnim mbahet për të gjithë punëtorët në trajnim dhe personat tjerë të fushës relevante. Ky trajnim ka të bëjë me kuptimin e koncepteve dhe kërkesave teknike për kontroll të brendshëm si në fushën e Kontrollit të Menagjimit Financiar ashtu edhe në atë të Auditimit të Brendshëm. Kjo temë do të ndihmojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të Auditimit të Jashtëm në Kosovë.

 

Trajnimi “Përmirësimi i intervistimit në auditim”

Trajnimi “Përmirësimi i intervistimit në auditim”

Sot në Zyrën e Auditorit të përgjithshëm u mbajt trajnimi me temë “Përmirësimi i intervistimit në auditim” vazhdim i trajnimit “Aftësitë dhe procedurat për hetime” nga Mirlinda Ahmeti dhe Fikret Ibrahimi, Auditorë në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm.

Trajnimi u mbajt për të gjithë punëtorët në trajnim dhe personat tjerë të fushës relevante në kuadër të zyrës. Nga pjesëmarrësit u bisedua, se si të përmirësohet forma e intervistimit gjatë procesit të auditimit dhe sigurimi i një interviste sa më të dobishme.

 

Prezantimi “Ndikimi i politikës fiskale në grumbullimin e të hyrave buxhetore në Kosovë gjatë periudhës 2000 - 2008”

Prezantimi “Ndikimi i politikës fiskale në grumbullimin e të hyrave buxhetore në Kosovë gjatë periudhës 2000 - 2008”

Sot në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm do të mbahet prezantimi i radhës me temë “Ndikimi i politikës fiskale në grumbullimin e të hyrave buxhetore në Kosovë gjatë periudhës 2000 – 2008” nga Agron Fetiu, Drejtor i Auditimit në Departamentin e Shëndetësisë, Punës dhe Edukimit.

Ky prezantim do të mbahet për të gjithë punëtorët në trajnim dhe personat tjerë të fushës relevante. Në kuadër të këtij prezantimi do të bisedohet për politikat dhe objektivat fiskale si dhe mënyrat e ndërtimit të politikës fiskale në Kosovë.
Prezantimi do të bëhet në sallën e konferencës.

 

“Raporti Vjetor i Performances 2009” i Auditorit të Përgjithshëm

“Raporti Vjetor i Performances 2009” i Auditorit të Përgjithshëm

Më datën 30 Prill 2010, Auditori i Përgjithshëm Z. Lage Olofsson ka dërguar Raportin e tij Vjetor të Performancës (RVP) në Kuvend për vitin 2009. Ky raport mbulon një vit të rëndësishëm për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm. Viti 2009 ishte një vit kur u vendos një platformë e re për të pasur një zyrë të ristrukturuar dhe u paraqit një qasje e re për funksionimin dhe menaxhimin. RVP përqendrohet në mënyrën se si Auditori i Përgjithshëm i ka shfrytëzuar burimet dhe në rezultatet e arritura gjatë këtij viti dhe gjithashtu është një përgjigje e rëndësishme drejtuar Kuvendit ku Auditori i Përgjithshëm raporton rreth ushtrimit të mandatit të tij. Ky raport është publikuar edhe në ueb-faqen e ZAP-së www.ks-gov.net/oag i cili është i hapur për komentet e juaja. Për informata të mëtutjeshme, ju lutem kontaktoni: Ilire Daija-Buza Tel. 038 2535 121 ilire.daija@oagks.org ose Qëndresa Mulaj Tel. 038 2535 262 qendresa.mulaj@oagks.org
Korniza e Matjes së Performances të MFP të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjshmërisë Financiare (PEFA)

Korniza e Matjes së Performances të MFP të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjshmërisë Financiare (PEFA)

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Z. Ibrahim Gjylderen dhe Drejtori i Administratës, Z. Uka kanë marrë pjesë në kursin për Kornizë të Matjes së Performances të MFP së PEFA të mbajtur në Ljubljanë më 20-22 Tetor 2009. Ky kurs është organizuar nga Qendra e Përsosmërisë në Financa (CEF). Kursi për Kornizë të Matjes së Performances së MFP të PEFA është dizajnuar që të zgjeroj njohuritë dhe aftësitë e kërkuara për analizë të Kornizës së Matjes së Performances së MFP të PEFA duke përdorur mjetet dhe teknikat e pranuara ndërkombetarisht.

Ky kurs ka theksuar simulimet e rasteve të studimit dhe pjesëmarrjen e studentëve në ushtrime grupore.

Pjesëmarrësit kanë qenë prej Shqipërisë, Kroacisë, Gjeorgjisë, Maqedonisë, Slovakisë, Vietnamit dhe Kosovës.

Ky seminar ka përfshirë përvojat e studentëve si pjesë e metodologjisë së mësimit.

 

 

 

Vizita e delegacionit të ZAP në Slloveni

Vizita e delegacionit të ZAP në Slloveni

Dita e parë e Vizitës së ZAP të Kosovës E hënë, 12 Tetor 2009

Gjykata e Auditimit të Republikës së Sllovenisë ka mirëpritur delegacionin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (Institucioni Suprem i Auditimit) të Republikës së Kosovës. Delegacioni prej pesë anëtarëve është udhëhequr nga zëvendës Auditori i Përgjithshëm i ZAP Z. Qerkin Morina . Anëtarët tjerë që kanë marrë pjesë në delegacion kanë qenë Kryesuesi i Departamentit Ligjor-Z. Imri Semetishti , Drejtori i Administratës-Z. Fatmir Uka, Kryesuesja e Sekretariatit/Marrëdhënieve me Publikun-Znj. Ilire Daija-Buza dhe Përkthyesi i Projektit-Z. Arsim Deda.

Takimet e punës paraprakisht fokusuar që të prezantojnë praktikat më të mira në fushat e ndryshme të punës së Gjykatës së Auditimt të Republikës së Sllovenisë. Të hënë më 12 Tetor delegacioni është pranuar nga presidenti i Gjykatës së Auditimit Dr Igor Soltes, i cili ka prezantuar organizatën e institucionit, përfitimet e anëtarësimit në EUROSAI dhe INTOSAI, praktikat më të mira të disa auditimeve të performancës. Z. Morina ka theksuar rëndësinë e vizitës dhe bashkëpunimin tonë në të ardhmen.

Nga e majta: Z. Semetishti, Znj Daija-Buza, Z. Uka, Z. Morina, Dr Šoltes dhe Z. Deda
Nga e majta: Z. Semetishti, Znj Daija-Buza, Z. Uka, Z. Morina, Dr Šoltes dhe Z. Deda

Pastaj delegacioni është pranuar nga zëvendësi i parë i presidentit Z. Tomaž Vesel që ka përshkruar fushëveprimin e vizitës dhe prezantimet dhe Z Morina gjithashtu ka theksuar nevojat per asistencë në arritjen e objektivave të prezantuara të punës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Nga e majta: Z. Deda, Z. Uka, Z. Morina, Z. Semetishti, Znj Daija-Buza dhe Z. Vesel
Nga e majta: Z. Deda, Z. Uka, Z. Morina, Z. Semetishti, Znj Daija-Buza dhe Z. Vesel

Veç Kësaj, delegacioni nga ZAP ka diskutuar me një auditor suprem të shtetit të Gjykatës së Auditimit Dr Miroslav Kranjc mbi auditimin e performancës dhe programin REVIS që përcjell procedurën e auditimit dhe sekretaren e përgjithshme Znj Lidija Blaha që ka prezantuar zhvillimin e karrierës. Lidhur me komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm Znj Daija-Buza ka mbajtuar takim bilateral me Znj Furman në një çasje më praktike.

Nga e majta: Dr Kranjc, z. Deda

Nga e majta: Dr Kranjc, z. Deda

Nga e majta: Z. Deda, Z. Uka, Z. Morina, Z. Semetishti, Znj. Daija-Buza dhe Znj. Blaha
Nga e majta: Z. Deda, Z. Uka, Z. Morina, Z. Semetishti, Znj. Daija-Buza dhe Znj. Blaha

Anëtarët e ZAP kanë qenë mjaft pro-aktiv duke i ndarë opinionet e tyre, praktikat e tyre më të mira dhe sfidat për zhvillim të institucionit të ZAP.

Dita e dytë e Vizitës në Slloveni nga ZAP Kosova E martë, 13 Tet 2009

Të martën anëtarët e ZAP të delegacionit janë takuar me zëvendësin e dytë të presidentit Zoran Mladenovic dhe ka vazhduar diskutimet me auditorin suprem të shtetit Mojca Planinšek, MA, Jorg Kristijan Petrovic, MA dhe Dr Tina Eržen. Temat kanë qenë të ndërlidhura me planifikimin vjetor strategjik, auditimin e buxhetit të shtetit, auditimin e vetëqeverisjes dhe fondet e BE-së. Vërejtjet/komentet e dhëna nga anëtarët e delegacionin kanë qenë mjaft praktike që ndërlidhen me operacionet ditore dhe gjithashtu kanë shkëmbyer pikëpamjet dhe praktikat më të mira.

Nga e majta: Z Deda, Z Uka, Z Morina, Z Semetishti, Znj Daija-Buza, Z Mladenovic
Nga e majta: Z Deda, Z Uka, Z Morina, Z Semetishti, Znj Daija-Buza, Z Mladenovic


 Nga e majta: Z Deda, Z Uka, Z Morina, Z Semetishti, Znj Daija-Buza, Znj Planinsek
Nga e majta: Z Deda, Z Uka, Z Morina, Z Semetishti, Znj Daija-Buza, Znj Planinsek


Nga e majta: Z. Petrovic dhe delegacioni nga ZAP
Nga e majta: Z. Petrovic dhe delegacioni nga ZAP


Vizita e suksesshme e Vizitës Studimore të ZAP Kosova E mërkure, 14 Tet 2009

E Mërkure, 14 Tetor 2009 delegacioni pesë-anëtarësh i udhëhequr nga zëvendës AP i ZAP Z. Qerkin Morina kanë vizituar Kuvendin Kombëtar të Republikës së Sllovenisë ku janë pritur nga Andrej Vizjak, Presidenti i Komisionit për Kontroll të Financave Publike dhe anëtarja e Komisionit Breda Pecan.

Presidenti Vizjak ka prezantuar fuqinë e Parlamentit, Strukturën, historinë, detyrat, misionin dhe kompetencat e Komisionit. Veç kësaj, ai ka shpjeguar se cilat institucione janë duke ushtruar kontroll të financave publike në Slloveni dhe sistemin e kontrollit të brendshëm të financave publike.

ZAP Zëvendës Auditor i Përgjithshëm, Z Morina dhe Presidenti i Komisioni, Z. Vizjak
ZAP Zëvendës Auditor i Përgjithshëm, Z Morina dhe Presidenti i Komisioni, Z. Vizjak

Z Vizjak ka theksuar se në fillim të vitit 2004 Komisioni ka përshtatur vendimin për të marrë pjesë në projekt binjakëzues lidhur me kontroll të financave publike dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Britanisë së Madhe është zgjedhur si partner i projektit. Projekti është përfunduar me sukses në vitin 2007 dhe bazuar në konkluzionit e tij, Komisioni ka vendosur se kur diskutohet për raporte të auditimit që ndërlidhen me performancë, procedurat që duhet të modelohet të përdoren procedurat e ndërmarra nga Parlamenti Britanez. Prandaj, Komisioni ka vendosur të përshtat një Rregull të Procedurave të veçantë për auditime të performancës. Procedurat e Auditimeve të Rregullsisë dhe auditimeve të performancës dallojnë kryesisht në fakt se në fund i adresohen pyetje entitetit (të audituarit) menjëherë pas përshtatjes së rendit të ditës.

Delegacioni i ZAP me Presidentin e Komisionit Z.Vizjak
Delegacioni i ZAP me Presidentin e Komisionit Z.Vizjak

Znj Pecan ka shpjeguar se përvojat e bazuara në bashkëpunimin Binjakëzues në vitin 2007 kanë qenë të transferuar në mënyrë mjaft të suksesshme tek operacionet praktike të Komisionit. Gjithashtu, Komisioni ka vendosur të mos i shqyrtoj të gjitha raportet e auditimit por vetëm ato që i nevojitet raporti për përgjigje. Efektet e përgjithshme të punës së Gjykatës së Auditimit dhe rekomandimet janë të integruara në propozimin e buxhetit që baht dy herë në vit 2010-2011 që bazohet në parimet e Buxhetit të bazuar në Rezultate, ka theksuar Znj Pecan.

Nga e majta: Znj Daija-Buza, Z. Deda, Z. Vizjak, Z. Uka, Z. Morina, Znj Pecan
Nga e majta: Znj Daija-Buza, Z. Deda, Z. Vizjak, Z. Uka, Z. Morina, Znj Pecan

Zëvendës AP Morina ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin, dhe implementimin e rekomandimeve të ZAP. Delegacionet janë pajtuar që praktikat më të mira duhet të implementohen në mënyrë që të sigurohet efikasitet dhe efektshmëri gjatë shpenzimit të parasë publike.

Vizita studimore ka mbaruar të Mërkurën pasdite. Gjatë vizitës studimore anëtarët e ZAP janë njoftuar me një model të ISA që kohët e fundit ka kaluar nëpër proces të Pranimit, duke i kushtuar vëmendje reformave ligjore që nevojiten dhe bashkëveprimit të ISA me Kuvendin e vet, si dhe sistemin e rregulloreve të brendshme. Gjykata e Auditimit ka siguruar ligjërata të nivelit të lartë mbi të gjitha temat e rëndësishme dhe në modelin e Sllovenisë për të dhënë informata cilësore mbi shfrytëzimin e parasë publike tek partnerët relevant. Të dy palët janë ndier të sigurt se objektivat dhe qëllimet e përgjithshme të vizitës janë plotësuar plotësisht.

 

Konferenca mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike

Konferenca mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Z. Lage Olofsson ka marrë pjesë në Konferencën e mbajtur në Bruksel 28-29 Shtator 2009 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. Drejtorati i Përgjithshëm për Buxhet ka organizuar konferencë për të vlerësuar çasjen e Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike përgjatë dhjetë viteve të fundit dhe më në veçanti përvojat e përfituara në Shtetet e reja Anëtare si bazë për zhvillim të mëtutjeshëm të koncepteve dhe çasjeve.

 

"Raporti Vjetor i Auditimit" i Auditorit të Përgjithshëm

"Raporti Vjetor i Auditimit" i Auditorit të Përgjithshëm

Më datën 31 Gusht, Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson i ka prezantuar Raportin e tij Vjetor të Auditimit (RVA) për vitin financiar 2008 Kryetarit të Komsionit për Buxhet dhe Financa, Zt. Gani Koci- dhe atë me kohë për herë të parë. RVA është një shtyllë e rëndësishme për Qeverisje të Mirë. RVA relevant dhe i prezantuar me kohë i lejon Kuvendit të mbaj Qeverinë si logaridhënës mbi atë se si ata kanë arritur ta realizojnë buxhetin. Po ashtu ky raport i shërben nevojave të qytetarëve si dhe komunitetit ndërkombëtar që të kenë një vlerësim të pavarur të administrimit nga ana e Qeverisë. Auditori i Përgjithshëm shpreh Opinonin e Auditimit nëse  Pasqyrat e Konsolduara Financiare Vjetore të Qeverisë paraqesin 'një pamje të drejtë dhe të vërtetë të situatës financiare të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës' dhe pikëpamjen e tij në cilësinë e menaxhimit financiar në realizimin e buxhetit. RVA reflekton po ashtu edhe Zhvimn e ri Strategjik të iniciuar nga Auditori i Përgjithshëm. Çështjet kyçe janë: •    Qeverisje e Mirë dhe  llogaridhënie në të gjitha nivelet •    Përqendrimi tek përgjegjësitë e Ministrave dhe Menaxherëve •    Auditimi i Sistemeve dhe programeve në lidhje me Auditimn e Transaksioneve dhe Bilanceve Jeni të ftuar që të merrni pjesë në këtë konferencë për shtyp. Për informata të mëtutjeshme, ju lutem kontaktoni: Ilire Daija-Buza Tel: 038 2535 121
PËR INFORMIM TUAJIN

PËR INFORMIM TUAJIN

Të nderuar Zonja/Zotërinj,

Siç mund edhe ta dini Auditori i Përgjithshëm është në proces të finalizimit të sezonit të auditimit 2008/09.

Brenda tri javëve të ardhshme ne do të publikojmë raportet tona  mbi Pasqyrat Financiare Vjetore të shpenzuesve buxhetor dhe menaxhimin e tyre të ekzekutimit të buxhetit gjatë vitit 2008.

24 raporte të Auditimit të Rregullsisë dhe përpos këtyre edhe 2 Raporte të Auditimit të Performancës do të prezantohen.

Gjatë javës së kaluar ne veç se kemi publikuar një raport të auditimit të Rregullsisë për Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe një raport të auditimit të performances, të fokusuar në efikasitet dhe besueshmëri të sistemit për pensione tek personat me aftësi të kufizuar për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Të gjitha raportet mund të gjinden në ueb-faqen e ZAP-së www.ks-gov.net/oag .

Për më shumë informata mos hezitoni të na kontaktoni:

Ilire Daija,

Tel: 044 157 022