Publikimi i raporteve
Auditori i Përgjithshëm do të publikoj Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2010 më 30 prill. Në këtë raport, Auditori i Përgjithshëm përshkruan mënyrën se si e ka kryer mandatin e tij, si i ka përdorur burimet e dhëna, dhe cilat janë rezultatet e arritura. Raporti shërben si një bazë për llogaridhënien e Auditorit të Përgjithshëm para Kuvendit.
Auditori i Përgjithshëm është gjithashtu në fazën përfundimtare të sezonit të auditimit 2010-2011. Ne jemi në proces të finalizimit të rreth 90 auditimeve: Auditimet e Rregullsisë së Pasqyrave Vjetore Financiare 2010, Auditimet e Menaxhimit, dhe Auditimet e Performancës.
Të gjitha raportet individuale të auditimit do të publikohen brenda afatit ligjor; 30 qershori është data e fundit.
Raporti gjithëpërfshirës Vjetor i Auditimit do të publikohet me 31 gusht.
Afati kohor i planifikuar për raportet sipas detyrave individuale të auditimit është si në vijim:
15 Prill:
- Agjencia e Privatizimit (Auditim i Rregullsisë)
- Komisioni i Pavarur për Media (Auditim i Rregullsisë)
- Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (Auditim i Rregullsisë)
- Zyra Rregullative për Ujë dhe Mbeturina (Auditim i Rregullsisë)
22 Prill:
- KEK-Importi i energjisë (Auditim i Menaxhimit)
- DANIDA Projekt i Arsimit (Auditim i Rregullsisë dhe Menaxhimit)
- Doganat (Auditimi i Rregullsisë)
29 Prill:
- Universiteti i Prishtinës (Auditim i Rregullsisë)
- Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (Auditim i Rregullsisë)
- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (Auditim i Rregullsisë)
- Menaxhimi i pasurisë (Auditim i Performancës)
18 Maj:
- Zyra e Kryeministrit (Auditim i Rregullsisë)
- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (Auditim i Rregullsisë)
- Fondi i Privatizimit (Auditim i Rregullsisë)
- RTK (Auditim i Rregullsisë)
- Zyra Rregullative e Energjisë (Auditim i Rregullsisë)
20 Maj:
- Administrata Tatimore (Auditim i Rregullsisë)
- KOSTT - Distribuimi Kosova (Auditim i Rregullsisë)
30 Maj:
- Subvencionet në Bujqësi (Auditim i Performancës)
3 qershor:
- Autoriteti Rregullativ i Aviacionit (Auditim i Rregullsisë)
- Gjykata Kushtetuese (Auditim i Rregullsisë)
- Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (Auditim i Rregullsisë)
- Ombudspersoni (Auditim i Rregullsisë)
15 qershor:
- Të gjitha komunat (Auditim i Rregullsisë)
21 qershor:
- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (Auditim i Rregullsisë)
- Zyra e Presidentit (Auditim i Rregullsisë)
- Administrata e Kuvendit (Auditim i Rregullsisë)
- Kompania e Ujërave “Radoniqi” - Gjakovë (Auditim i Menaxhimit)
- Trepça (Auditim i Menaxhimit)
- Kompania e Ujërave “Hidrodrini“ -Pejë (Auditim i Rregullsisë)
28 qershor:
- Të gjitha ministritë (Auditim i Rregullsisë)
30 qershor:
- Komisioni Qendror Zgjedhor (Auditim i Rregullsisë)
- Kompania “Pastrimi“ (Auditim i Rregullsisë)
- Termokos (Auditim i Menaxhimit)
- Raportimi i rezultateve (Auditim i Performancës)
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me publikimin ju lutem mos hezitoni të kontaktoni me Zyrtaren tonë për komunikim, Qëndresa Mulaj:
Tel. +381 38 2535 262
email : qendresa.mulaj@oagks.org