Dita e parë e vizitës, 22 tetor 2012
Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë (ZKAS) ’Riksrevisionen’ ishte mikpritëse e delegacionit të Zyrës sonë. Delegacioni i përbërë nga pesë anëtarë është udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm, z. Lage Olofsson. Anëtarët e delegacionit ishin: Artan Venhari, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm; Ilire Daija-Buza, Shefe e Kabinetit të AP/MP; Neslihane Mati, Auditore e Performancës dhe Safet Berisha, Auditor i Performancës.
Takimet e punës kryesisht ishin të fokusuara në paraqitjen e praktikave më të mira nëpër fusha të ndryshme të punës së ZKAS. Të hënën, më 22 tetor, delegacioni i diskutoi çështjet aktuale të ZKAS, përfshirë edhe pikëpamjet e kryetares së sindikatës znj. Nina Gustafsson Åberg. Sidoqoftë, marrëdhënia midis ZKAS dhe parlamentit u theksua. Mëtutje, delegacioni gjithashtu ia bëri një vizitë Ambasadës së Kosovës në Suedi. Delegacioni u prit nga ambasadori Kosovar z. Lulzim Peci dhe këshilltari i tij z. Sadat Burrniku. Së bashku ne patëm mundësinë t’i diskutojmë sfidat e krijimit të një MFP-je të mirë për ambasadat që ndodhen jashtë Kosovës.

Nga ana e majtë: Lulzim Peci dhe Lage Olofsson

Nga e majta: Safet Berisha, Artan Venhari, Neslihane Mati, Lulzim Peci, Ilire Daija-Buza, Lage Olofsson
Dita e dytë e vizitës, 23 tetor 2012
Të martën me 23 tetor u mbajt një takim i Komitetit Drejtues. Takimi u kryesua nga z. Magnus Lindell, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i ZKAS. Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson prezantoi situatën aktuale të ZAP-it në aspekte të ndryshme. Raporti i Progresit të projektit prej shtatorit të vitit 2011 deri në shtatorin e vitit 2012 u prezantua nga z. Fredrik Friberg, Koordinator i Projektit. Bashkëpunimi i mëtejshëm për vitet 2013-2015 (bashkëpunim trevjeçar) është diskutuar, përfshirë vizitat e ardhshme të projektit. Të dyja palët veçuan rëndësinë e zhvillimit të auditimit të performancës, ndërsa Z. Olofsson theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, në mënyrë të posaçme në këtë fushë.
Më vonë gjatë ditës grupi i ZAP-it ishte ndarë dhe mbajtën takime me sektorë të ndryshëm, përkatës me rolin e tyre.

Nga e majta: Artan Venhari, Neslihane Mati, Magnus Lindell, Ilire Daija-Buza, Fredrik Friberg, Lage Olofsson dhe Safet Berisha
Grupi që përbëhej nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm dhe dy auditorë të Performancës gjithashtu u takuan me Kristina Persdotter, këshilltare politike e një partie opozitare, për ta perceptuar se si vlerësimi dhe analiza nga akterët e ndryshëm, përfshirë auditimet e performancës, përdoret në hartimin dhe analizimin e politikë-bërjes.
Prej ditës së 3-5 të vizitës, 24-26 tetor
Grupi i udhëhequr nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Artan Venhari dhe dy auditorë tjerë të performancës vazhduan me trajnim në ZKAS, duke synuar që të kuptojnë aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me Auditimin e Performancës.
Grupi i pari u takua me 2 anëtarë të ZKAS, të cilët për së afërmi kanë qenë të përfshirë në punën e Komiteteve Hetimore të Qeverisë, të cilët ofruan informata për punën, përbërjen dhe mandatet e komiteteve të tilla, me shembuj të raporteve që nxirren nga komitetet e tilla dhe se si nga Qeveria bëhet përcjellja e punës së agjencive të saj dhe përshtatshmërinë e politikave të miratuara dhe të implementuara. Më pas, u mbajt një takim me auditorët e performancës në ZKAS, për ta shtjelluar më tej se si strategjitë sektoriale të auditimit planifikohen dhe implementohen dhe si rast studimor është marrë Strategjia e Auditimit të Performancës të ZKAS e vitit 2008-2011 dhe 9 raportet e nxjerra për këtë qëllim.
Pasdite grupi u takua me z. Gunnar Andren, anëtarët e Komitetit të Taksave dhe znj. Irene Oskarsson dhe z. Jan-Olof Larsson, kryetare dhe zëvendës-kryetar i Komitetit për Mjedis dhe Bujqësi, për t’i diskutuar marrëdhëniet në mes të komisioneve parlamentare dhe ZKAS dhe se si puna e ZKAS përcillet në punën e Parlamentit. Diskutimet gjithashtu përfshinë edhe mënyrën e funksionimit të komiteteve parlamentare, se si Parlamenti i Suedisë (Sveriges Riksdag) i bën vlerësimet dhe hetimet, si dhe mënyrën se si ata i kryejnë analizat e indikatorëve me rastin e diskutimit të ekzekutimit të buxhetit të shtetit, si dhe përcjelljen e buxhetit vjetor.

Prej majtas: Gunnar Andren, Artan Venhari, Neslihane Mati dhe Safet Berisha
Grupi gjithashtu u takua me z. Ragnar Olofsson, nga Departamenti i Buxhetit të Ministrisë së Financave për t’u njohur me procesin buxhetor dhe menaxhimin e performancës në Suedi. Fokusi i prezantimit ishte cikli buxhetor dhe korniza buxhetore në Suedi, roli i Ministrisë së Financave si gardiani i fundit i politikës fiskale; strukturës së Qeverisë dhe marrëdhënieve midis Parlamentit, Qeverisë dhe Agjencive Qeveritare. Një fokus i madh gjithashtu ka qenë në mënyrën se si Qeveria e monitoron dhe e vlerëson performancën e agjencive dhe efektet e një monitorimi dhe vlerësimi të tillë.
Me rastin e mbylljes së vizitës studimore, në një takim të rregullt të stafit, gjithashtu edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm iu drejtua stafit të ZKAS, për t’i informuar në lidhje me vizitën e ZAP-it në ZKAS dhe për të ofruar disa informata mbi situatën aktuale në ZAP dhe bashkëpunimin e ardhshëm midis këtyre të dyjave.
