Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.

Lajmet

Auditori i Përgjithshëm i Maltës uron Z. Besnik Osmani në zgjedhjen e tij Auditori i Përgjithshëm i Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Maltës uron Z. Besnik Osmani në zgjedhjen e tij Auditori i Përgjithshëm i Kosovës

Z. Charles Deguara, Auditor i Përgjithshëm i Maltës, i ka dërguar urimet e tij  Z. Besnik Osmani, me rastin e zgjedhjes së tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës.

Me këtë rast Z. Deguara, duke i dëshiruar sukses në detyrën e re, i ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.

Ai ka vlerësuar se zgjedhja e Z. Osmani, Auditor i Përgjithshëm, nuk do të rris vetëm vlerën e Institucionit të Auditimit në vetvete por edhe në një sferë më të gjerë ndërkombëtare, sidomos me INTOSAI dhe EUROSAI.

 

Takimi i radhës në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike në Kuvendin e Kosovës

Takimi i radhës në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike në Kuvendin e Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Z. Besnik Osmani, mori pjesë në takimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që u mbajt sot, në Kuvendin e Kosovës.

Në takim u shqyrtua Raporti për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

Pas shqyrtimit të amendameteve të këtij Projektligji, komisioni mori vendim që të bëhen disa ndryshime rreth amendamenteve, ndërkaq, është hequr amendamenti i 10-të, për auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike.

Nga komisioni u kërkua që me anë të këtij ligji të rregullohet përveç auditimit të Ndërmarrjeve Publike të nivelit qendror, Auditori i Përgjithshëm të auditojë edhe Ndërmarrjet Publike të nivelit lokal.

 

Auditori i  Përgjithshëm i Kosovës ka takuar anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës ka takuar anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit të Kosovës

Auditori i Kosovës, Z. Besnik Osmani, është takuar me anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast, Zëvendës Kryetari, Z. Ali Sadriu, në emër të Komisionit, ka uruar Z. Osmani për detyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Z. Osmani, ka falënderuar Kuvendin për besimin e dhënë dhe ka siguruar ata se krahas punës dhe angazhimit të tij në zhvillimin e mëtutjeshëm të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, do t'i përgjigjet obligimit të jap përgjegjësi para Komisionit dhe Kuvendit si Auditor i Përgjithshëm.

 

Auditorja e Përgjithshme e Suedisë uron Z. Besnik Osmani në zgjedhjen e tij Auditori i Përgjithshëm i Kosovës

Auditorja e Përgjithshme e Suedisë uron Z. Besnik Osmani në zgjedhjen e tij Auditori i Përgjithshëm i Kosovës

Znj. Margareta Adberg, Auditore e Përgjithshme e Suedisë, i ka dërguar letër përshëndetëse Z. Besnik Osmani, me rastin e zgjedhjes së tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, duke i dëshiruar sukses në detyrën e re, dhe i ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.

Znj. Adberg, me anë të kësaj letre ka ftuar Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës për një vizitë në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë.

 

 

Auditori i Përgjithshëm, Z. Besnik Osmani, ka pranuar detyrën

Auditori i Përgjithshëm, Z. Besnik Osmani, ka pranuar detyrën

Sot në ambientet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Z. Besnik Osmani, ka pranuar detyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës nga Zv. Auditori i Përgjithshëm, Z. Artan Venhari i cili ka ushtruar deri tani këtë detyrë. Në fjalën e tij drejtuar stafit, Auditori i ri i Përgjithshëm,ka shpalosur synimet e tij në arritjen e rezultateve dhe për angazhimin që do të ketë në detyrën e re.

 

Me propozimin e Presidentes, Z. Osmani është emëruar Auditor i Përgjithshëm i Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e mbajtur me datë 30 mars 2016,  dhe ka mandat 5 vjeçar.

 

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës emëron Auditorin e Përgjithshëm

Kuvendi i Republikës së Kosovës emëron Auditorin e Përgjithshëm

Në seancën e sotme plenare, 30 Mars 2016, Kuvendi i Kosovës ka emëruar z. Besnik Osmanin për  Auditor të Përgjithshëm të Kosovës. Z. Osmani Kuvendit i është propozuar nga Presidentja e Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga.

Pas mbarimit të mandatit më 30 Gusht 2014 si Auditor i Përgjithshëm të Lage Olofsson, kjo detyrë është ushtruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Artan Venhari.

 

Bashkëpunimi ndër-rajonal në Auditimet Paralele të Performancës II

Bashkëpunimi ndër-rajonal në Auditimet Paralele të Performancës II

Auditori i Përgjithshëm në detyrë, Z. Venhari, ka marrë pjesë në punimet e takimit hyrës për projektin “Auditimet Paralele të Performancës II” i cili u mbajt me datë 25 shkurt 2016, në Gjykatën Evropiane të Llogarive, në Luksemburg. Ky projekt do të udhëhiqet nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë në bashkëpunim me Grupin Punues për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim dhe Gjykatën Evropiane të  Llogarive.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me veprimet e nevojshme që duhet  të ndërmerren nga Institucionet Supreme të Auditimit, të vendeve respektive pjesëmarrëse në projekt dhe përcaktimin e temës së auditimit, me interes të përbashkët për vendet e rajonit.

Z. Venhari, gjatë takimit ka folur për rëndësinë e auditimit të performancës në transformimin nga kontrolli në një trup auditimi në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit. Çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi mësuar me zhvillimin e auditimit të performancës, dhe se si i kanë përdorur raportet hisedarët tanë.

Më tutje ka prezantuar interesimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm  lidhur me  “Kualitetin e produkteve dhe certifikimi i tyre në raport me tregun Evropian”, si temë e mundshme për auditimin paralel të performancës. Tema tjera me interes për auditim të prezantuara nga të tjerët, gjatë takimit ishin edhe “Tërheqja e Investimeve të huaja, praktika dhe politikat” , “Borxhi Publik”,  si dhe “Politikat dhe praktika në Prokurimin Publik”. Secila nga këto tema është konsideruar e rëndësishme dhe me interes për auditim.

Z. Venhari, ka shprehur gatishmërinë e ZAP-it për të kontribuar, në këtë projekt.

Vende tjera pjesëmarrëse në këtë takim ishin presidentët dhe përfaqësues të institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Suedia Turqia, Bosnia dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia.


Takimi i Zyrtarëve Ndërlidhës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve

Takimi i Zyrtarëve Ndërlidhës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve

Me datë 3 shkurt 2016, në Sarajevë u mbajt takimi i Zyrtarëve Ndërlidhës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE. Nikoqir të takimit ishin Institucioni Suprem i Auditimit të Bosnje dhe Hercegovinës dhe përveç përfaqësuesve të ISA-ve të vendeve anëtare të Rrjetit, në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Auditorëve dhe Grupi Punues për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim (JWAGAA) si dhe nga përfaqësues të Institucioneve partnere si SIGMA, Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, Zyra e Auditimit të Polonisë, duke dhënë një kontribut mjaft të vlefshëm takimit.

Në takim është diskutuar implementimi i aktiviteteve për vitin 2016 të përcaktuara nga Plani i Punës së Rrjetit të miratuar nga Presidentët e ISA-ve të vendeve anëtare të Rrjetit, aktivitete tjera për tu përmbushur sa i përket auditimeve të rregullsisë, pajtueshmërisë dhe performancës brenda Rrjetit, si dhe mundësitë dhe mekanizma tjera nga Institucionet për t’i implementuar ato.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në këtë takim u përfaqësua nga Zyrtarja Ndërlidhëse, Qëndresa Mulaj.

 

ZAP merr pjesë në Analizën Vjetore të Punës për vitin 2015 të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë

ZAP merr pjesë në Analizën Vjetore të Punës për vitin 2015 të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë

Me datën 1 shkurt 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), zhvilloi Analizën Vjetore të Punës së Institucionit për vitin 2015, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Auditori i Përgjithshëm në detyrë Z. Venhari bashkë me 9 punonjës tjerë nga ZAP morën pjesë në punimet e Analizës, ndërsa ai të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti lidhur me “Performancën, aktivitetet, arritjet dhe sfidat e ZAP”.

Z. Venhari ka uruar Kryetarin e KLSH-së, Z. Bujar Leskaj për arritjet e deritanishme të Institucionit të tij, dhe duke e falënderuar për ftesën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy institucioneve tona, ndër të tjera Z. Venhari theksoi për rëndësinë dhe rolin që kanë ZAP dhe KLSH në ndihmën ndaj shteteve tona që të ecet përpara.

“Vetëm përmes besimit dhe profesionalizmit të tjerët mund të mbështeten në punën tonë – prandaj ne kemi investuar shumë dhe kemi zhvilluar një platformë ku përveç tjerash, së fundmi po punojmë shumë në auditimet e performancës, jemi duke kryer auditime në sistemet e prokurimit apo auditime për vlerën e parasë publike në auditim dhe kemi zhvilluar Strategjinë e Përbashkët e cila ka për qëllim ruajtjen e pronësisë vendore dhe qëndrueshmërinë institucionale”- tha ai, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve.

Në panelin e Analizës prezantuan edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bujar Nishani, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Z. Donald Lu, Kryetari i Komisonit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë, Z. Erion Braçe, Prokurori i Përgjithshëm, Z. Adriatik Llalla, Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani, Ministri i Drejtësisë, Z. Ylli Mnjani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Lindita Lati, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, etj.

 

 

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm vazhdon të marrë mbështetje nga BE

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm vazhdon të marrë mbështetje nga BE

Me qëllim të ofrimit të mbështetjes së vazhdueshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka lansuar një projekt afatshkurtër të Binjakëzimit për të siguruar qëndrueshmëri të kapaciteteve operacionale të ZAP-it.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë më tej në përmirësimin e mbikëqyrjes së fondeve publike dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike në Kosovë përmes përkrahjes, transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike.

Ky projekt binjakëzimi është një vazhdim i bashkëpunimit në mes të ZAP dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar. Projekti kap vlerën 250000€ dhe do të realizojë 160 ditë pune aktive sipas planit brenda 6 muajve.

ZAP-it do t'i ofrohet mbështetje në katër komponentë kryesisht në:

  • Praktikat e mira në Auditimin e Rregullsisë - Mbështetje/Mentorim për ekipet e auditimit dhe Departamentin e Mbështetjes në Auditim;
  • Sistemi i Auditimit të TI-së - Mbështetje/Mentorim për auditimin e sistemeve të TI-së dhe ruditorët e rregullsisë;
  • Qëndrueshmëria dhe pronësia - Mbështetje/Këshillim për Auditorin e ri të Përgjithshëm;
  • Qëndrueshmëria dhe pronësia - Zhvillimi i legjislacionit dytësor në përputhje me standardet e auditimit të sektorit publik të pranuara ndërkombtarisht dhe praktikat e mira evropiane.

 

Grantet e bujqësisë në Komunën e Gjakovës për vitin 2014

Grantet e bujqësisë në Komunën e Gjakovës për vitin 2014

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e auditimit të performancës "Grantet e bujqësisë në Komunën e Gjakovës për vitin 2014" i cili  trajton rezultatet e arritura nga Komuna e Gjakovës përmes dhënies së granteve në këtë sektor.

Subvencionet dhe grantet janë njëri nga instrumentet kryesore që aplikon Komuna e Gjakovës për arritjen e objektivave zhvillimore në sektorin e bujqësisë,  prandaj administrimi i drejtë i tyre është i një rëndësie të veçantë. Në këtë raport ne jemi fokusuar në rezultatet e arritura përmes dhënies së granteve në këtë sektor, duke vlerësuar nëse komuna ka vendosur objektiva të qarta dhe në përputhje me synimet strategjike, procesin e menaxhimit të granteve, monitorimit dhe raportimit të rezultateve të pritura.

Gjatë viti 2014, Komuna e Gjakovës, ka realizuar grante në vlerë prej 316,786 €.Kriteret e auditimit të vendosura për çdo pyetje audituese paraqesin gjendjen se si duhej të ishte. Ne konkludojmë që Gjakova nuk ka performuar në përputhje të plotë me pritjet/kriteret e vendosura (shih Konkluzionet, f. 13). Ne kemi vënë re se disa aktivitete të procesit të shpërndarjes së granteve kanë shkuar mirë. Megjithatë ky proces është përcjellë me disa mangësi të theksuara të cilat duhet adresuar për të arritur efikasitetin dhe efektivitetin në shpenzimin e parasë publike. Prandaj ne kemi rekomanduar Kryetaren e Komunës së Gjakovës që të sigurojë:

  • Aprovimin me kohë të planit operativ, si dhe vendosja e objektivave në këtë plan të bëhet sipas kritereve SMART1) dhe në përputhje me objektivat strategjike;
  • Informimi i fermerëve lidhur me projektet e granteve të jetë më cilësor duke aplikuar metoda më efektive të informimit të grupit të synuar të fermerëve, duke shpallur konkurse publike transparente për çdo projekt dhe duke i bërë transparente kriteret në bazë të cilave do vlerësohen fermerët;
  • Dizajnimin dhe vendosjen e një sistemi përmes së cilit do të monitorohen, raportohen dhe vlerësohen rezultatet nga grantet; dhe
  • Hartimin e informatave të besueshme, relevante dhe në kohë lidhur me progresin drejt arritjes së objektivave. Kjo do të forconte llogaridhënien e brendshme dhe të jashtme për burimet e përdorura dhe për rezultatet e arritura.

Nga auditimi i kësaj teme  Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka nxjerrë konkluzione,  të cilat janë mjaftë të rëndësishme sa i përket shpenzimit të parasë publike në mënyrë efikase edhe efektive. Aktivitete të caktuara të procesit të shpërndarjes së granteve kanë shkuar mirë. Megjithatë ky proces është përcjellë me disa mangësi të theksuara të cilat duhet adresuar për të arritur efikasitetin dhe efektivitetin në shpenzimin e parasë publike.

_____________________________________________


1) Definimi i kritereve SMART është paraqitur në Shtojcën II.

 

 

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm merr pjesë në punëtorinë rajonale me temë mbi “Materialitetin dhe auditimin bazuar në kampione”

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm merr pjesë në punëtorinë rajonale me temë mbi “Materialitetin dhe auditimin bazuar në kampione”

Në datat 3 - 4 nëntor 2015,  përfaqësues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm morën pjesë në punëtorinë "Materialiteti dhe auditimi bazuar në kampione" organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i Shqipërisë me përkrahjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë (SNAO). Kjo punëtori është  vazhdimësi të aktiviteteve në Rrjet, bazuar në planin e aktiviteteve të propozuara nga Grupi i Përbashkët Punues për Aktivitete të Auditimit (JWGAA).

Ky aktivitet punimet i zhvilloi në Vlorë dhe morën pjesë përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Turqia dhe Serbia. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm u përfaqësua nga Aida Podrimja dhe Muhamet Balaj nga Departamenti i Mbështetejes në Auditim dhe Vlora Mehmeti, Drejtore në Departamentin e Financave dhe Administratës Publike.

Kjo punëtori u bashkëdrejtua nga Z. Dragos Budulac nga JWGAA, Hazim Sabanovic nga SNAO dhe Znj. Luljeta Nano nga KLSH.

Kjo punëtori kishte për objektivë trajtimin e teknikave të auditimit për materialitetin dhe auditimin bazuar në kampione nën  fokusin e zbatimit të kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit. Një nga çështjet e trajtuara në këtë aktivitet ishte edhe rëndësia e dokumentimit të punës së auditorëve gjatë fazës së planifikimit dhe përdorimi i dokumenteve standarde. Ky proces është mjaft i rëndësishëm në instalimin e procedurave dhe standardeve në menaxhimin e veprimtarisë së Institucioneve Supreme të Auditimit dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e integritetit të menaxhimit të punës së auditimit.

Përveç përfaqësueseve nga vendet e rajonit në këtë aktivitet prezantuan dhe ndanë përvojat e tyre edhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Llogarive dhe SNAO.