Dy auditore të Zyrës Kombëtare të Auditimit përfitojnë nga përvoja amerikane në auditim
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Shkëlqesinë e tij, Greg Delawie dhe Drejtorin e Përgjithshëm të USAID në Kosovë, James Hope.
Z. Osmani e ka informuar Ambasadorin Delawie, mbi mandatin, aktivitetet audituese dhe objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të qeverisjes së mirë dhe rritjes së llogaridhënies në institucionet publike të Kosovës. Ai ka theksuar se raportet e auditimit janë mjaft cilësore dhe ofrojnë informata dhe rekomandime të mjaftueshme për Kuvendin e Kosovës, Qeverinë dhe të gjitha organizatat buxhetore për menaxhimin e shëndoshë të parasë publike dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Auditori i Përgjithshëm e ka falënderuar Ambasadorin Delawie për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi i kanë dhënë institucioneve të Kosovës, veçanërisht mbështetjen dhe partneritetin me Zyrën Kombëtare të Auditimit përmes projekteve të USAID në trajnimin e stafit për detektimin e aktiviteteve të mashtrimit dhe korrupsionit dhe rritjen e efektivitetit dhe transparencës në nivelin lokal. Po ashtu, z. Osmani, ka vlerësuar lart përkrahjen e USAID dhe angazhimin e tyre që për herë të parë dy auditore të ZKA, Donjeta Dreshaj dhe Laureta Matoshi do të përfitojnë nga programi i punës praktike profesionale në Institucionin Suprem të Auditimit të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa, ambasadori Delawie, theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqizimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve në Kosovë dhe në veçanti do të angazhohet në mbështetjen e institucioneve të cilat kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e korrupsionit dhe dekurajojnë praktika jo të mira në administratën publike. Ai ka uruar dy auditoret, duke ju dëshiruar që të sjellin në shtëpi praktikat më të mira të menaxhimit të financave publike në SHBA.








Qëllimi i vizitës ishte fuqizimi dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy institucioneve dhe aktivitetet konkrete në kuadër të realizimit të Projektit të Binjakëzimit në mes të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Projekti ka dy komponentë kryesore që përqendrohen në qasjen dhe metodologjinë e auditimit të Ndërmarrjeve Publike, të zhvilluara dhe me mbështetje të Divizionit për Menaxhimin e Cilësisë në Auditim dhe atij të auditimit të Ndërmarrjeve Publike.
Përveç kësaj bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi në fusha të ndryshme të auditimit të forcohet më tutje me qëllim të shkëmbimit të informatave, përvojave dhe praktikave të mira në interes të ngritjes së nivelit të cilësisë së auditimit të jashtëm në të dyja vendet.


