Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.

Lajmet

Samuel Žbogar Përfaqësues Special i BE-së / Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë ka vizituar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Samuel Žbogar Përfaqësues Special i BE-së / Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë ka vizituar Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, ka pritur në takim, Përfaqësuesin Special të BE-së/ Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Žbogar, i cili me këtë rast ka shprehur urimet e tij dhe ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes që Auditori i Përgjithshëm do të ketë në përmbushjen e mandatit të tij.

Z. Osmani duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme që Bashkimi Evropian ka dhënë për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm në ngritjen e kapaciteteve,  e ka informuar lidhur me objektivat strategjike dhe forcimin e kapacitetit institucional për periudhën e ardhshme.

Në fokus të bisedës gjatë takimit ishte ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe kontributin që Zyra e BE-s kishte dhënë në draftimin e tij. Të dyja palët u shprehën shumë të kënaqur që ky ligj shumë shpejt pritet të miratohet në Kuvend dhe Kosova të vazhdoj rrugëtimin e saj për plotësimin e standardeve evropiane edhe në fushën e auditimit publik.

Gjatë takimit është nënvizuar rëndësia që raportet e auditimit kanë për menaxhmentin e subjekteve të audituara, për të vazhduar të përmisojnë përformancën e tyre dhe përdorin paranë publike në pajtim me rregulloret dhe në mënyrë të efektshme.

Në takim ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorë të z. Žbogar dhe z. Osmani.

 

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës priti sot në takim Shkëlqesinë e saj znj, Krystyna Marty Lang Ambasadore e Zvicrës në Kosovë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës priti sot në takim Shkëlqesinë e saj znj, Krystyna Marty Lang Ambasadore e Zvicrës në Kosovë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, me bashkëpunëtor, ka pritur në një takim kurtuazie, Shkëlqesinë e saj znj. Krystyna Marty Lang, Ambasadore e Zvicrës në Kosovë e shoqëruar nga z. Patrick Etienne, Drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Prishtinë.

Me këtë rast, znj. Marty Lang, ka uruar z. Osmani për detyrën e marrë dhe i ka shprehur vullnetin dhe dëshirën për ta mbështetur në arritjen e objektivave gjatë mandatit të tij.

Auditori i Përgjithshëm, ka informuar ambasadoren lidhur me objektivat strategjike që lidhen me respektimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale të Zyrës Së Auditorit të Përgjithshëm,  pas miratimit në Kuvend të ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Gjatë takimit, është nënvizuar roli dhe rëndësia e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në sigurimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e mëtutjeshëm të menaxhimit të mirë dhe kontrollit të financave publike.

 

Auditori i Përgjithshëm ka pritur në takim z. Bedri Hamza Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Auditori i Përgjithshëm ka pritur në takim z. Bedri Hamza Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur në një takim pune z. Bedri Hamza, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i shoqëruar edhe nga z. Lulzim Ismajli, Zëvendës Guvernator. Me këtë rast është biseduar për nevojën e bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë në realizimin e mandatit të institucioneve përkatëse.

Gjatë takimit, është nënvizuar përfitimi që arrihet përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkëpunimit dhe me theks të veçantë janë diskutuar përfitimet institucionale nga proceset e auditimit për menaxhmentin dhe institucionet e audituara.

Guvernatori Hamza, ka nënvizuar zotimin e tij për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme në përmbushjen e mandatit të Auditorit të Përgjithshëm nga të gjitha aspektet profesionale e institucionale në mënyrë që Kosova të ketë përfitime nga një Zyre e Auditorit të Përgjithshëm profesionale dhe e paanshme në punën e saj.

Me theks të veçante janë trajtuar përfitimet e procesit të auditimit nga ana e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm jo vetëm për subjektet e audituara por edhe në kuptimin ekonomik të vendit.

Auditori i Përgjithshëm në këtë rast e ka informuar Guvernatorin lidhur me objektivat dhe planin e tij të punës si dhe me kapacitetet ekzistuese të Zyrës.

Në përkrahje të zhvillimit profesional bashkëbiseduesit janë pajtuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm e konkret.

 

Auditori i Përgjithshëm ka pritur në takim Shkëlzen Sopjanin Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Auditori i Përgjithshëm ka pritur në takim Shkëlzen Sopjanin Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur në një takim pune Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Shkëlzen Sopjani.

Gjatë takimit, është nënvizuar përifitimi institucional përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkpunimit.  Me theks të veçantë janë trajtuar përfitimet e procesit të auditimit nga ana e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe janë diskutuar modalitetet e auditimit për shkak të specifikave të veçanta të të dyja institucioneve.

Auditori i Përgjithshëm është zotuar në ofrimin e përvojës dhe ekspertizës për stafin e brendshëm të auditimit dhe krijimin e një pike të rregullt kontaktuese, ndërmjet dy institucioneve, për qëllimet e auditimit.

Në përkrahje të zhvillimit profesional, për auditorët e brendshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,  Auditori i Përgjithshëm ka ofruar mundësinë që të përfshihen në skemën e trajnimeve të brendshme të ZAP-it.

 

Auditori i Përgjithshëm ka pranuar letër urimi nga Samuel Žbogar Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë

Auditori i Përgjithshëm ka pranuar letër urimi nga Samuel Žbogar Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë

Samuel Žbogar, Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë ka uruar Besnik Osmanin në emërimin e tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës.

Me këtë rast z. Žbogar, është shprehur se Bashkimi  Evropian ka mirëpritur emërimin e tij Auditor i Përgjithshëm dhe për rëndësinë që ka mandati i tij në sigurimin e qeverisjes së mirë, transparencën dhe efektivitetin në shpenzimet publike. Ai ka theksuar rolin e Auditorit të Përgjithshëm në proceset të cilat janë çelës për progresin e Kosovës në integrimet evropiane, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i ka ofruar Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në ngritjen e kapaciteteve.

 

Takimi i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të Bashkimit Evropian dhe Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit

Takimi i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të Bashkimit Evropian dhe Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit

Në datat 6 dhe 7 prill 2016, në Riga të Latvisë, është mbajtur takimi i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të BE-së dhe të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit1) (ISA), ku morën pjesë 58 përfaqësues nga 37 Institucione Supreme të Auditimit, duke përfshirë edhe përfaqësues nga Gjykata Evropiane e Llogarive dhe SIGMA.

Në datën 6 prill, është mbajtur takimi i Rrjetit, nën kryesimin e Bosnje dhe Hercegovinës, ku u diskutua rreth planit të punës dhe aktiviteteve të përbashkëta që ky rrjet do të organizojë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe përgjatë vitit 2017.

Aktivitete të cilat janë konfirmuar për tu mbajtur gjatë vitit 2016 janë: tryezë e rrumbullakët me temë "Opinioni i Auditimit" për tu organizuar nga ISA-i i Serbisë;  tryezë e rrumbullakët në "Pavarësinë e Institucioneve Supreme të Auditimit", nga ISA-i i Bosnje dhe Hercegovinës; konferencë lidhur me "Marrëdhëniet në mes të ISA dhe Parlamentit", nga ISA-i Turk. Po ashtu është konfirmuar edhe mbajtja e dy punëtorive të para lidhur me projektin e dytë të auditimit paralel të performancës, që do të mbahen në Podgoricë dhe Prishtinë.

Ndërsa aktivitete të parashikuar për tu mbajtur në gjysmën e parë të vitit 2017 janë: punëtori me temë "Roli i  ISA-ve në luftimin e mashtrimit dhe korrupsionit" për tu organizuar nga ISA-i i Shqipërisë dhe disa punëtori lidhur me "Auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë" për të cilat do të vendoset më vonë se nga kush do të organizohen.

Në datën 7 prill, është mbajtur takimi vjetor i zyrtarëve ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit të Bashkimit Evropian, ku është diskutuar për Politikën e BE-së për Energjinë dhe Klimën, sfidat lidhur me Unionin Bankar të BE-së dhe Fondin Evropian për Investime Strategjike. Po ashtu është debatuar për mbështetjen e mundshme për t'ju ofruar ISA-ve të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Në këtë takim ISA - it e vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE, ishin ftuar si vëzhgues.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në takimet e Riga-s është përfaqësuar nga Qëndresa Mulaj, zyrtare ndërlidhëse.

__________________________________________________


1) Rrjeti i Institucioneve Supreme të Auditimit përbëhet nga ISA - të e vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE, dhe mbështetet nga Gjykata Evropiane e Llogarive dhe SIGMA

 

 

Tytti Yli - Viikari, Auditore e Përgjithshme e Finlandës, uron Besnik Osmanin në zgjedhjen e tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

Tytti Yli - Viikari, Auditore e Përgjithshme e Finlandës, uron Besnik Osmanin në zgjedhjen e tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

Znj. Yli – Vikari, i ka dërguar letër urimi z. Osmani, në zgjedhjen e tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës. Ajo i dëshiron sukses në detyrën e re dhe e fton për bashkëpunim ndërmjet të dyja institucioneve.


Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive, uron Besnik Osmanin në zgjedhjen e tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive, uron Besnik Osmanin në zgjedhjen e tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

Assoc. Prof. Dr. Recai Akyel, President i Gjykatës Turke të Llogarive, ka dërguar urimet e tij të përzemërta për z. Osmani me rastin e zgjedhjes Auditor i Përgjithshëm i Kosovës. Ai shpreh gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin në mes të dyja institucioneve në nivel bilateral dhe multilateral.

 

Ivan Klešic, Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë uron Besnik Osmanin në zgjedhjen e tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

Ivan Klešic, Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë uron Besnik Osmanin në zgjedhjen e tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

Në urimet e tij për Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, z. Klešic, ndër të tjera, shpreh dëshirën dhe vullnetin për vazhduar bashkëpunimin dhe forcuar raportet profesionale dhe miqësore ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit të të dyja vendeve.

 

Auditori i Përgjithshëm ka pranuar urime nga Elita Krumina, Auditore e Përgjithshme e Republikës së Latvisë

Auditori i Përgjithshëm ka pranuar urime nga Elita Krumina, Auditore e Përgjithshme e Republikës së Latvisë

Znj. Krumina, në letrën e saj të urimit për z. Osmani, i dëshiron mirëseardhje në komunitetin e udhëheqësve të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe shpreh besimin e saj, se përvoja profesionale e tij do të sigurojë funksionimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

 

Z. Bujar Leskaj Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë uron z. Besnik Osmani në zgjedhjen e tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

Z. Bujar Leskaj Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë uron z. Besnik Osmani në zgjedhjen e tij Auditor i Përgjithshëm i Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pranuar letër urimi nga z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

Me këtë rast z. Leskaj, duke uruar z. Osmani për detyrën e re, ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për të vazhduar traditën e bashkëpunimit të krijuar deri më tani  ndërmjet dy institucioneve.

Në komunikimin në mes tyre, z. Leskaj dhe z. Osmani, kanë theksuar interesimin e tyre për të zhvilluar takime pune në Tiranë dhe Prishtinë, me qëllim të zhvillimit të koordinimit të mëtutjeshëm ndërinstitucional.

 

Auditori i Përgjithshëm priti në takim Avokatin e Popullit

Auditori i Përgjithshëm priti në takim Avokatin e Popullit

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në një takim pune Avokatin e Popullit, z. Hilmi  Jashari.

Duke qenë takimi i parë ndërmjet të dy institucioneve që kur z. Osmani ka marrë detyrën e Auditorit të Përgjithshëm, theks i veçantë i bisedës ishte nevoja e thellimit të bashkëpunimit dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione.

Avokati i Popullit, z. Jashari, duke i dëshiruar punë të mbarë, e siguroj Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, për gatishmërinë e tij në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja institucioneve.

Z. Osmani dhe z. Jashari u dakorduan që në të ardhmen t'i kushtohet rëndësi organizimit të përbashkët të tryezave për diskutim dhe aktiviteteve tjera ndërmjet institucioneve, me qëllim përmbushjen e mandatit dhe ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarin.