Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton në Konferencën Shkencore “Auditimi mbi Bazën e Rrezikut” në Kuvajt
Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit, në mesin e shumë vendeve tjera, po merr pjesë në Konferencën Shkencore me temën “Auditimi mbi bazën e rrezikut” që është organizim i përbashkët i Byrosë Shtetërore të Auditimit të Kuvajtit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë.
Në këtë konferencë janë prezantuar përvojat dhe praktikat më të mira të institucioneve supreme të auditimit lidhur me auditimin mbi bazën e rrezikut, rrezikun institucional dhe menaxhimin e të dhënave masive dixhitale (Big data).
Në një takim të vecantë mes Auditorit të Përgjitshëm të Kuvajtit z. Adel Abdulaziz Al-Sarawi dhe Auditorit të Përgjitshëm të Kosovës, z. Besnik Osmani, dy krerët e institucioneve janë dakorduar për format konkrete të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e auditimit, sidomos në përparimin e auditimeve të përformancës, përdorimit të të dhënave masive për qëllimet e auditimit sikurse edhe auditimet e sektorit bankar.
Z. Ilir Salihu, Zëvendës i Auditorit të Përgjitshëm dhe Liridona Berisha, Auditore, në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë prezentuar dy analiza lidhur me sfidat dhe teknikat e auditimit mbi bazën e rrezikut si dhe gjendjen reale mbi rreziqet me të cilat përballen institucionet supreme të auditimit – rasti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.
Gjatë kësaj Konference janë prezentuar përvojat e institucioneve supreme të auditimit të vendeve pjesëmarrëse si dhe të institucioneve tjera nga Kuvajti. Konferenca pritet të nxjerr një numër të rekomandimeve dhe produktet e prezentuara do të botohen me qëllim të promovimit të auditimit dhe përdorimit të gjerë edhe nga institucionet tjera supreme të auditimit.












Qëllimi i vizitës ishte fuqizimi dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy institucioneve dhe aktivitetet konkrete në kuadër të realizimit të Projektit të Binjakëzimit në mes të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Projekti ka dy komponentë kryesore që përqendrohen në qasjen dhe metodologjinë e auditimit të Ndërmarrjeve Publike, të zhvilluara dhe me mbështetje të Divizionit për Menaxhimin e Cilësisë në Auditim dhe atij të auditimit të Ndërmarrjeve Publike.
Përveç kësaj bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi në fusha të ndryshme të auditimit të forcohet më tutje me qëllim të shkëmbimit të informatave, përvojave dhe praktikave të mira në interes të ngritjes së nivelit të cilësisë së auditimit të jashtëm në të dyja vendet.